Poetika e dramaturgjisë dhe mendimi estetik
Poetika e dramaturgjisë dhe mendimi estetik është libër i shkruar nga Jakup Mato. Ky libër është botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Qendra e Studimit te Arteve ne vitin 2005 me kapituj dhe 350 faqe. Libri është nje vazhdimësi e librit "Rrjedhave të artit paraprofesionist"
Në këtë libër shqyrtohen në rrafsh të gjerë veprimtaritë e shoqërive artistike në periudhë e pavarësisë duke nxjerrë në pah ndihmën që ato dhanë për të krijuar gjasat e nevojshme për artin profesionist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore.
Libri ka karakter hulumtues, studimor dhe enciklopedik që zëvendëson mangësinë e një enciklopedia në këtë fushë. Parathenia (f 3-10) dhe me pas ndjekin me rradhe mendimin mbi poetiken,mendimin estetik si dhe shprehjet e pikepamjeve te tyre ne dramat perkatese. Në rradhë janë trajtuar Sami Frasheri për dramen e tij “Besa” si dhe Fan Noli për “Izraelite dhe filistine” Me pas eshte trajtuar Andon Zako Çajupi për tre drama te tijat “ 14 vjec dhëndër” ,“Pas vdekjes” “Burri i dheut”. Ne shqyrtim jane marre edhe veprat teatrore te Mihal Gramenos “Mallkimi i gjuhës shqipe” dhe “Vdekja e Pirros” Një vemendje të veçante për vete karakteristikën dhe mungesen e trajtimeve të deri tanishme në këtë lami është parë edhe dramaturgjia e Gjergj Fishtës nisur nga “Shen Francesku i Asizit “ e “Shqyptari i gjytetnuem” duke vazhduar me dramat e tjera si “Juda makabe”,”Gomari Babatasit”, ”Barit e Betlemit”e “Shen Luigji Gonzaga" dhe duke kaluar më tej te “Shqyptarja e qytetnueme” ,”Odisea”, "Ifigjenia n’Aulli" dhe “Jerina ose Mbretnesha e luleve”
Vend të posaçem zënë si dramat ashtu edhe komedite e Kristo Floqit si “Fe e kombësi”,”Triumfi i lirise”, “Karlo Topia”,”Pirro Neoptolemi”,”Komeditë” . Ne rastin e Foiqon Postolit është trajtuar drama me të njëjtin titull me romanin “Lulja e kujtimit” si edhe “Detyra e memes “e viti 1921 Haki Stermilli si një autor me një kendveshtrim original tejetes se shqiptareve ne trojet e pushtuara nga serbet trajtohet për dramat “Dibrania e mjerueme”,”Dashuni dhe besnikëri”,” Agimi i lumnueshem” “Irena e bukur” ,“Kosovarja”,”Tania” . Ethem Haxhiademi si trajtues i gjinise së tragjedise eshte pare ne veprat” Ulisi”, ”Akili”, ”Aleksandri”, ”Pirrua”, ”Skenderbeu”, ”Diomedi”, “Abeli” Në këtë monografi ështe trajtuar edhe e vetmja vepër e botuar(1917) e Shtjefën Gjecovit “Skandebegut jose t’liruemit prej zgjedhes s’turkut” si edhe melodrama e Ndre Zadesë “Ora e Shqypnise” apo edhe drama e Zef Mark Harapit me titull” Mustafa Pasha i Shkodres i m(b)rami vezir shqiptar “ (1928)
Një shtyllë të dytë në këtë libër e perbën mendimi estetik shqiptar si dhe pikpamjet ndaj artit. Atorët kryesorë nga të cilët janë qymtuar këto pikpamje janë nga Jeronim de Rada te Parime të estetikes (1861) , Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Krist Maloki, Millosh Gjergj Nikolla|Migjeni,Odhise Paskali, Anton Xanoni, Aleksander Xhuvani dhe Kostaq Cipo.
Ne pjesen e dyte, jane paraqitur idete e autoreve te ndryshem per artin si dhe per te bukuren. E bukura ne art, mendohet te jete e perbere prej dy cilesive : Harmonise dhe persosmerise. Gjergj Fishta psh, eshte I mendimit se sendet jane te persosura perkatesisht edhe te bukura, ndersa tek gjithcka qe eshte krijuar prej natyres eshte e pamundur te kerkohet bukuria sepse nuk jane perfekte. Menyra e perceptimit te artit, bukurise etj, percaktohet ne menyre individuale dhe domosdoshmerisht nga gjithsecili ndryshe. Faktoret kryesor, te cilet sebashke sjellin kete shumellojshmeri, jane - sipas autorit te librit – shkolla ku ka studiuar, traditat e kombit ku jeton si dhe pervojat jetesore. Autori ka paraqitur ne menyre te thjeshtaur disi, mendimet e shprehura nder shekuj te autoreve, mendimet e te cileve kane formuar bazen e letersise Shqiptare dhe per me teper kane qene mendimet dhe idete e ketyre autoreve, nder te tjere, te cilet kane vendosur themelet per emancipimin e Shqipërise, perkatesisht te popullit Shqiptar.