Sallareva

fshat në Maqedoni
(Përcjellë nga Sedlara)
This is the stable version, checked on 1 nëntor 2023. 1 pending change awaits review.

Stampa:Infobox MK vendbanim

Sallarevë, (maqedonisht: Седларево/Sedlarevo) ёshtё fshat nё Komunën e Zhelinës, Maqedoni.

Gjeografia

Redakto

Fshati i vendosur në një shpat të Malit të Thatë, në një fushëgropë të rrethuar me kodra e male afër fshatit Llakojcë, 19 km në juglindje të Tetovës.

Toponimet të fshatit Sallarevë [1]

  • Pareçe - fushë.
  • Llashnavec - fushë.
  • Guri i Jorgovanit - gur shumë i madh.
  • Bjeshka e Vogël - bjeshkë.
  • Stanica - vend të cilën janë mbledhur fshatarët për të biseduar.
  • Kroji i Ftohet - krua.
  • Kroji i Tahirit - krua.
  • Kroji i Eminit - krua.
  • Te Karija - mal, korie.
  • Izvori i Karis - burim uji.
  • Belenicë - fushë.
  • Krushica - fushë.
  • Përroi i Madh - përrua.
  • Ballavoda - burim me ujë të bardhë.
  • Te Tumba - arë.
  • Përroi i Beqirit - përrua.
  • Te Kroi i Mihones - krua.
  • Te Kroi i Asoit - burim.
  • Te Asoi - arë.
  • Dakati - mal.
  • Kavashnica - rrugë.
  • Kroi i Madh - krua më i madh në fshat.
  • Dheu i kuq - vend.
  • Te Pisha - arë.
  • Guri i Ngulun - arë.
  • Te Arat e Shkreta - ara.
  • Te Kaliba e Ali Begut - arë.
  • Te Urdha e Fellë - arë.
  • Manivar - arë.
  • Tapollat - arë.
  • Te Ara e Dervishit - arë.
  • Te Bunaret - ara.
  • Te Stani i Kases - ara.
  • Polca e Epërme - ara.
  • Polca e Poshtme - ara.
  • Qershia e Sallait - vend.
  • Ballkan - bjeshkë e madhe.
  • Indifaku - mal.
  • Indifaku - arë.
  • Te Kokrrat - vend.
  • Padishte - mal.
  • Shelqet - arë.
  • Shelqet - burim.
  • Kuqulinë - arë.
  • Te Kroi i Jasikës - krua.
  • Te Kroi i Jasikës - arë.
  • Udha e Fezallarve - rrugë nga fisi Feza.
  • Meriza - mal.
  • Gropa e Fezës - arë.
  • Arnica - arë.
  • Udha e Bjeshkës Vogël - rrugë e cila çon deri te bjeshka e vogël.
  • Guri i Madh - gur, shkëmb.
  • Udha e Shkupes - rrugë në të cilën tregtarët udhëtojnë për në treg të Shkupit.
  • Te Zatka e Mlikes - rrugë dhe burim uji.
  • Te Llombi i Deharit - burim dhe mal.
  • Te Shtrapaniket - ara.
  • Te Udha e Mullinit - rrugë.
  • Te Udha e Asoit - rrugë, nga osoj.
  • Te rruga e Ali Fuçkut - rrugë.
  • Te Dardha e Metës - arë.
  • Te Kroji i Memedit - burim.
  • Te Rrafsha e Gurit - vend.
  • Lloka e Epërme - arë.
  • Lloka e Poshtme - arë.
  • Llofka - arë.
  • Ara e Gjatë - arë shumë e gjatë.
  • Vakofet - thonë se ka qenë vend me varreza.
  • Tobahana - bjeshkë.
  • Shtrunga - arë.
  • Shpella e Sefës - shpellë.
  • Qafa e Çiligarvet - qafë mali, arë.

Demografia

Redakto

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 1611 banorë nga të cilët 1605 ishin Shqiptarë, 2 Boshnjakë, dhe 4 të tjerë.[2]

Familjet në fshatin Sallarevë

Beleten - torbeshë (8 shtëpi), Bajlurallaret - prej të parit Bejlur-it. (17 shtëpi), Fezallaret (10 shtëpi), Fuçkallarët (12 shtëpi), Çelallaret (12 shtëpi), Gazdallarë (12 shtëpi), Gultellaret (12 shtëpi), Llomballarët (12 shtëpi), Mlekallarët (6 shtëpi), Kurtallarët (10 shtëpi), Kasallarët (8 shtëpi), Skerallarët (8 shtëpi), Serallarët (10 shtëpi), Sinallarët (20 shtëpi), Stafallarët (23 shtëpi), Hamitallaret (5 shtepi), Cikallaret (5 shtepi), Mlikallaret (8 shtepi) dhe Liamallaret (6 shtepi).[3]



Referime

Redakto
  1. ^ "Zulfi Islami, 'Material Leksikor dhe Onomastik nga Krahinëza e Malit të Thatë të Tetovës', Studime Albanologjike, no.1, 2009, f. 202-204" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2012. Marrë më 4 gusht 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Book 5 - Total population according to the Ethnic Affiliation, Mother Tongue and Religion, The State Statistical Office, Skopje, 2002, f. 102.
  3. ^ "Zulfi Islami, Material Leksikor dhe Onomastik,f. 202-204" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2012. Marrë më 4 gusht 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto

vendndodhja