Shefqet Dajiu
Shefqet bej Dajiu (Elbasan, 1882 - 1946) ka qenë avokat, sekretar i Kuvendit Kombëtar që shkroi në osmanisht Aktin e Pavarësisë dhe një nga nënshkruesit e saj.
Shefqet Dajiu Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë | |
---|---|
Lindi | 1882 |
Vdiq | 1946 |
Kombësia | Shqiptar |
Biografia
RedaktoShefqet Dajiu lindi në Elbasan më 1882 ku edhe kreu mësimet e para në idadijen e vendlindjes. Më pas, në vitin 1905 ai vazhdoi studimet në Stamboll për Drejtësi. Kthehet në Shqipëri dhe emërohet prefekt në Skrapar dhe Pogradec. Vazhdoi veprimtarinë patriotike, të nisur në kryeqendrën e Turqisë. Përshendeti organizimin e Kongresit të Elbasanit dhe hapjen e Normales, ngjarje këto që mbartnin në vetvete edhe kontributin e madh të Shefqet Dajiut.
Kryengrita e përgjithshme e gjeti në Dibër, duke hapur shkolla shqipe e duke shpërndarë tekstet e shqipes. Në nëntor 1912, gjendet ne Vlorë, si delegat i Elbasanit,[1] sekretar i Kuvendit që shkroi në osmanisht Aktin e Pavarësisë,[2] të cilën e nënshkroi me siglën “Shefqet Daji”.[3] Nga viti 1914-1920 punoi si avokat në qytetin e Elbasanit. Në vitin 1919 botoi një “Abetare” në gjuhën shqipe. Ndërsa në vitet `20 ishte deputet në Parlament.
Bashkëpunoi me Aleksandër Xhuvanin në shoqërinë kulturore “Qarku letrar” si dhe në revistën e përkohshme të këtij klubi "Kopështi letrar".
Më 17 dhjetor 1945, me vendim nr. 451, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës së Elbasanit urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij të lujtëshme dhe të palujtëshme. U vra në vitin 1946.[1]
Referime
Redakto- ^ a b "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist v. II (D-G)" (PDF). iskk.gov.al. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit. 2013. fq. 15. ISBN 978-9928-168-01-6.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Ikonomi, Ilir (2012). Pavarësia: udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit. Tiranë: Uet press. fq. 221. ISBN 9789995639761.
- ^ Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918. Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. fq. 99. ISBN 978-99956-10-04-3.