Shqipëri 1–0 Bjellorusi ishte ndeshja e raundit të pestë të Grupit D të fazës së parë kualifikuese të Euro 2012 e luajtur në Stadiumin Qemal Stafa. Kjo ishte ndeshja e tretë midis tyre në histori, me Shqipërinë që nuk kishte fituar asnjë ndeshje dhe kishte humbur një. Ndeshja u luajt më 26 mars 2011 dhe Shqipëria fitoi 1–0 falë golit të Hamdi Salihit me goditje dënimi minutën 62të.[1] Në këtë ndeshje, morën pjesë 13,826 tifozë. Me këtë fitore, Shqipëria shkoi në kuotën e nëntë pikëve në pesë ndeshje,[2] kurse Bjellorusia me këtë humbje zbriti në vendin e katërt me tetë pikë.