Elis Bakaj
Elis Flamur Bakaj (lindur më 25 qershor 1987 në Tiranë) është një futbollist shqiptar i cili luan me klubin shqiptar Tirana në Kategorinë Superiore dhe me kombëtaren shqiptare si sulmues.
Elis Bakaj duke luajtur me Chornomorets Odessa | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Elis Flamur Bakaj | ||
Datëlindja | 25 qershor 1987 | ||
Vendlindja | Tiranë, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.75 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | KF Tirana | ||
Numri | 19 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1996 | KF Kristali | ||
1997–2002 | Partizani Tirana | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2002–2009 | Partizani Tirana | 136 | (23) |
2009–2011 | KS Dinamo | 58 | (30) |
2011–2012 | Dinamo Bucureşti | 27 | (5) |
2012–2014 | Chornomorets Odessa | 33 | (9) |
2014– | KF Tirana | 16 | (7) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2005 | Shqipëria U–19 | 3 | (0) |
2005–2007 | Shqipëria U–21 | 8 | (2) |
2008– | Shqipëria | 25 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 janar 2015 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 maj 2012 |
Bakaj filloi të luante futboll në rini me KF Kristali, përpara se të transferohej te Partizani. Në vitin 2002, ai filloi karrierën e tij si profesionist me Demat e Kuq ku luajti deri në vitin 2009, përpara se të transferohej te rivalët e Dinamos. Pas luajti me ta dy vite, ai u largua nga Shqipëria për të firmosur me klubin rumun Dinamo Bucureşti. Pas një sezoni me ta, ai lëvizi në Ukrainë ku firmosi me Chornomorets Odessa. Për shkak të trazirave civile të shkaktuara nga revolucioni ukrainas në vitin 2014, Bakaj u rikthye në vendlindje duke firmosur me klubin më të suksesshëm në Shqipëri, KF Tirana, duke firmosur me klubin e tretë të kryeqytetit.
Një lojtar i rregullt i Shqipërisë që nga viti 2008, ai ka luajtur më shumë se 25 ndeshje me kombëtaren. Ai debutoi me ta në vitin 2008 dhe shënoi Golin e parë katër vite më vonë.
Karriera me klube
RedaktoKarriera e hershme
RedaktoBakaj u bashkua me klubin e parë të tij, KF Kristali, në maj 1996 që në moshën tetë vjeçare, ku ai qëndoi deri në tetor të atij viti. Pavarësisht se luajti më pak se gjashtë muaj me klubin, ai sërisht arriti që të shpallej lojtari më i mirë në kampionatin e të rinjëve.[1]
Në gjashtë muajt e tjerë, Elisi u stërvit personalisht nga futbollisti ndërkombëtarë dhe lojtari i Dinamos, Andrea Marko. Në qershor 1997, ai u bashkua me Partizanin nën drejtimin e trajnerit Gazmend Kraja, ku ai gjatë kohës kaloi nivelet e moshave, duke magjepsur klubin, përfshirë edhe presidentin Albert Xhani, i cili e dërgoi Bakajn në skuadrën e parë në janar 2002.[1]
Partizani
RedaktoAi u bashkua me skuadrën e parë të Partizanit në janar 2002 që në moshën në 15 vjeçare duke firmosur një kontratë shtatë vjeçare me një pagë minimale prej 150 mijë lekësh. Ai bëri debutimin e tij zyrtar me skaudrën në 2003 Kupën Intertoto kundër skuadrës izraelite, Maccabi Netanya, ku trajneri Perlat Musta e aktivizoi atë në shtatë minutat e fundit të ndeshjes.[1]
Në shtator 2003, trajneri i ri i skuadrës Ilir Spahiu e dërgoi Bakajn në huazim te FC Nacionali, skuadra rezervë e Partizanit e cila luante në Kategorinë e Dytë. Trajneri i kësaj skuadre Genci Tomorri i dha mundësinë Bakajt për të luajtur rregullt me skuadrës, duke i lejuar talentit të shfaqë aftësitë e tij dhe të shënojë gola. Në janar 2004, huazimi i tij mori fund dhe ai u rikthye te Partizani cili kishte Sulejman Memën si trajneri pasi Ilir Spahiu ishte larguar.[1]
Goli i parë për të me Partizanin erdhi më 24 mars 2004 në çerek–finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Elbasanit, ku ai shënoi golin e fitores për skuadrën në minutën e 74 duke i dërguar ata në gjysmë–finale, ku në fund Partizani do të fitonte trofeun.
Dinamo Bucureşti
RedaktoNë janar 2011, në orët e fundit të ditës së fundit së markatë dimërore, Bakaj u transferua te Dinamo Bucureşti.[2] Ai firmosi një kontratë pesë vjeçare me skuadrën rumune. Skuadra shqiptare pranoi ofertën 200,000 € për mesfushorin,[3] pasi ishte ishte në gjashtë muajt e fundit të kontratës me klubin shqiptar. Ai u rekomandua te Dinamo Bucureşti nga një ish lojtar i lavdishëm i klubit, ylli shqiptar Sulejman Demollari, i cili kishte luajtur për klubin rumun nga viti 1991 e deri në vitin 1995, duke shënuar 36 gola në 100 ndeshje.
Bakaj bëri debutimin e tij për Dinamo Bucureşti më 26 shkurt 2011, ku ai luajti 16 minuta në një ndeshje të Liga I kundër Sportul Studenţesc.
Goli i tij i parë me Dinamon erdhi më 12 prill 2011 në një ndeshje kundër Unirea Urziceni.
Gjatë finales së 2011 Cupa României, Bakaj u sulmua nga një fishekzjarre i hedhur nga një tifoz i Steaua București, të cilën ai arriti t'i shmangej.[4]
Chornomorets Odessa
RedaktoMë 27 shkurt 2012, ai u bashkua me klubin ukrainas Chornomorets Odessa që luante në Premier Ligën Ukrainase në formën e huazimin.[5] Ai më pas firmosi një kontratë tre vjeçare në maj.
Skënderbeu
RedaktoPër shkak të trazirave civile të shkaktuara nga revolucioni ukrainas në vitin 2014, Bakaj pranoi të prishë kontratën e tij me klubin dhe po shihte për një rikthim në Shqipëri. Ai ishte raportuar se ishte afër për të firmosur me ish klubin e tij Partizani por marrëveshja nuk u arrit kështu që ai u bashkua me Skënderbeun më 9 qershor 2014, duke pritur pastrimin nga FIFA.[6] Ai firmosi një kontratë një vjeçare.
Tirana
RedaktoPa luajtur ende asnjë minutë të vetme me Skënderbeun, Bakaj firmosi një kontratë dy vjeçare me Tiranën më 19 korrik 2014, ku ai cilësohej në përforcim i fortë për skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani.[7]
Sezoni 2014–15
RedaktoBakaj bëri debutimin e tij me klubin më 24 gusht në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2014–15 kundër Apolonisë, ku ai shënoi golin e parë në suksesin 3–0 në stadiumin Qemal Stafa.[8] Në ndeshjen e dytë kundër Flamurtarit, krosimi i tij solli autogolin e portierit Ilion Lika, me Tiranën që mori fitoren e dytë në dy ndeshje.[9]
Në ndeshjen e javës së katërt kundër Elbasanit, ai u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit pasi ofendoi gjyqtarin Klajdi Kola;[10] pavarësisht se e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, Tirana e fitoi ndeshjen 2–1 falë një goli të Debatik Currit në minutën e 94të.[11] Ai u pezullua me dy ndeshje për veprimin e tij, duke humbur ndeshjen në kampionat kundër Laçit dhe ndeshjen e parë të raundit të parë të kupës kundër Sopotit.[12] Bakaj u rikthye në Derbin e Kryeqytetit kundër Partizani,[13][14] duke luajtur 90 minuta të plota; ndeshja u mbyll në barazim pa gola.[15]
Më 18 tetor, Bakaj shënoi golin e dytë të sezonit me një goditje spektakolare me rrofeshatë në fitoren 3–1 kundër Kukësit në Qemal Stafa, duke ndihmuar Tiranën që të marrte kryesimin e kampionatit.[16] Në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të kupës kundër Sopotit, Bakaj shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1–1 në stadiumin Selman Stërmasi, duke ndihmuar ekipin të kualifikohej në raundin e dytë me rezultatin e përgjithshëm 4–1;[17] Kjo ndeshje ishte gjithashtu debutimi i tij me Tiranën në Kupën e Shqipërisë. Bakaj u tregua sërisht vendimtar për skuadrën e tij duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1–0 në transfertë kundër Teutës me një gjuajtje "volley" nga jashtë zone në minutën e 75të; ky gol bëri që Tirana ta mbyllte fazën e parë të kampiontit në vendin e parë me 18 pikë.[18]
Bakaj vazhdoi formën e tij pozitive duke shënuar me kokë në fitoren 0–3 kundër Apolonisë në stadiumin Loni Papuçiu, duke regjistruar golin e katërt në kampionat.[19]
Kombëtarja
RedaktoBakaj është një lojtar i kombëtares shqiptare dhe bëri debutimin e tij më 21 nëntor 2007 në një ndeshje kualifikuese të Euro 2008 kundër Rumanisë, ku ai hyri në fushë në minutën e 83 në vend të sulmuesit Erjon Bogdani.
Ai shënoi golin e parë me kombëtaren kundër Katarit më 22 maj 2012 në Campo de Fútbol de Vallecas të Madridit.[20]
Golat me kombëtaren
Redakto# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 22 maj 2012 | Campo de Fútbol de Vallecas, Madrid, Spanjë | Katar | 1–0 | 2–1 (Fitore) | Ndeshje Miqësore |
Statistikat e karrierës
RedaktoKlubet
RedaktoRedaktuar më 24 tetor 2014 [21][22]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Superkupa | Europa | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Partizani Tirana | 2003–04 | 8 | 0 | ? | ? | 0 | 0 | 0 | 0 | 8 | 0 |
2004–05 | 32 | 1 | ? | ? | 1 | 0 | 2 | 0 | 35 | 1 | |
2005–06 | 26 | 3 | ? | ? | 0 | 0 | 0 | 0 | 26 | 3 | |
2006–07 | 29 | 5 | ? | ? | 0 | 0 | 2 | 1 | 31 | 6 | |
2007–08 | 29 | 12 | ? | ? | 0 | 0 | 0 | 0 | 29 | 12 | |
2008–09 | 12 | 2 | 2 | 1 | 0 | 0 | 2 | 0 | 16 | 3 | |
Total | 136 | 23 | 2 | 1 | 1 | 0 | 6 | 1 | 145 | 25 | |
Dinamo Tirana | 2008–09 | 13 | 4 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 14 | 4 |
2009–10 | 27 | 13 | 2 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | 31 | 13 | |
2010–11 | 16 | 11 | 2 | 4 | 1 | 1 | 1 | 0 | 20 | 16 | |
Total | 56 | 28 | 5 | 4 | 1 | 1 | 3 | 0 | 65 | 33 | |
Dinamo Bucureşti | 2010–11 | 16 | 4 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 19 | 4 |
2011–12 | 11 | 1 | 2 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 14 | 1 | |
Total | 27 | 5 | 5 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 33 | 5 | |
Chornomorets Odessa | 2011–12 | 10 | 3 | 1 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 11 | 4 |
2012–13 | 19 | 5 | 2 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 10 | 3 | |
2013–14 | 4 | 1 | 1 | 1 | 1 | 0 | 3 | 0 | 10 | 3 | |
Total | 33 | 9 | 4 | 3 | 1 | 0 | 3 | 0 | 41 | 12 | |
KF Tirana | 2014–15 | 7 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 7 | 2 |
Total | 7 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 7 | 2 | |
Karriera në total | 256 | 68 | 16 | 8 | 3 | 1 | 13 | 1 | 272 | 78 |
Kombëtarja
RedaktoRedaktuar më 24 tetor 2014 [23]
Kombëtarja shqiptare | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2007 | 1 | 0 |
2008 | 1 | 0 |
2009 | 3 | 0 |
2010 | 6 | 0 |
2011 | 10 | 0 |
2012 | 5 | 1 |
2013 | 1 | 0 |
2014 | 0 | 0 |
Total | 27 | 1 |
Trofe
RedaktoKlubet
Redakto- Partizani Tirana
- Kupa e Shqipërisë (1): 2003–04
- Superkupa e Shqipërisë (1): 2004
- Dinamo Tirana
Personale
Redakto- Futbollisti i Vitit në Kategorinë Superiore (2): 2009, 2010
- Lojtari i sezonit i Dinamos (1): 2009–10
- Goli i sezonit i Diamos (2): 2009–10, 2010–11
Referime
Redakto- ^ a b c d "Elis Bakaj Bio". Bakaj19.com. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2012. Marrë më 3 shtator 2011.
- ^ "TRANSFER. Elis Bakaj la Dinamon!" (në rusisht). FC Dinamo Bucureşti. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2012. Marrë më 24 tetor 2014.
- ^ "Bakaj te Dinamo Bukuresht per 200 mije euro". Partizani.net. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2011. Marrë më 24 tetor 2014.
- ^ "Elis Bakaj dodges fling firecracker during Romanian cup final". Metro.co.uk (në anglisht). 25 maj 2011. Marrë më 24 tetor 2014.
- ^ "Элис Бакай стал «моряком»" (në ukrainisht). Chornomorets Odessa. 27 shkurt 2012. Marrë më 24 tetor 2014.
- ^ "Ngarkime Celulari - K.F Skenderbeu Korce - Facebook". KF Skënderbeu. 9 qershor 2014. Marrë më 24 tetor 2014.
- ^ "Bakaj firmos me Tiranën: Ka një projekt ambicioz". BalkanWeb.com. 19 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 24 tetor 2014.
- ^ "K. Superiore, Tirana shkëlqen në start". SuperSport.al. 24 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2014. Marrë më 24 gusht 2014.
- ^ Adela Merko (31 gusht 2014). "Grushte kartonë të kuq, Ilion Lika "nderon" Tiranën. Magani: Po, ishte një fitore me fat". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2014. Marrë më 18 tetor 2014.
- ^ "Elis Bakaj doli me të kuqe, ofendoi gjyqtarin". Panorama Sport. 15 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2014. Marrë më 18 tetor 2014.
- ^ Adela Merko (15 shtator 2014). "Fitore me drithërima, Tirana i falet Currit. Magani: E merituam, fitorja na ngjiti të parët". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 18 tetor 2014.
- ^ "Disiplina gjobit dhe pezullon 2 ndeshje Elis Bakajn". Panorama Sport. 17 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2014. Marrë më 18 tetor 2014.
- ^ "Ndaj Partizanit kthehet Curri dhe Bakaj". Panorama Sport. 23 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2014. Marrë më 18 tetor 2014.
- ^ "Tirana shpreson faljen, përgatit… sheshin. Ndaj Partizanit kthehet Curri dhe Elis Bakaj". Panorama Sport. 24 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2014. Marrë më 18 tetor 2014.
- ^ "Tirana dhe Partizani, paqe në derbin e… "mëkateve". Bulku: Sulmi ynë u furnizua pak". Panorama Sport. 27 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2014. Marrë më 18 tetor 2014.
- ^ "Fitore me supergola, Tirana merr kreun". Panorama Sport. 20 tetor 2014. Marrë më 20 tetor 2014.
- ^ "Kualifikohet Tirana, Bakaj shmang humbjen". Panorama Sport. 23 tetor 2014. Marrë më 23 tetor 2014.
- ^ "Tirana fiton minimalisht , ruan kryesimin në renditje". Gazeta e Sportit. 26 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2014. Marrë më 27 tetor 2014.
- ^ ""Marsh" bardheblu, Tirana është super. Magani: Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë". Panorama Sport. 30 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2014. Marrë më 31 tetor 2014.
- ^ "Albania defeat Qatar in friendly" [Shqipëria mposht Katarin në miqësore] (në anglisht). Persian Football. 22 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2012. Marrë më 23 tetor 2014.
- ^ "Albania - E. Bakaj - Profile with news, career statistics and history" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 tetor 2014.
- ^ "Profile of Elis Bakaj at Scoresway" (në anglisht). Scoresway. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2014. Marrë më 23 tetor 2014.
- ^ "Elis Bakaj - National Football Team" (në anglisht). National Football Team. Marrë më 24 tetor 2014.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Elis Bakaj. |