Të drejtat LGBT në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 16:
 
Në vitin 1925 Shqipëria ishte një shtet i sapokrijuar, megjithatë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme shkruanin faqe të tëra relacion për Këshillin e Ministrave për të argumentuar domosdoshmërinë e futjes në Kodin penal të marrëdhënies mes dy burrave. Ky dokument quhej “Kryesija e Republikës” e cila iu dërgua Ministrisë së Drejtësis në vitin 1925 (arkivuar në skedarët me titullin “Krime të Kundërnatyrshme” në Arkivin e Shtetit, vitet 1912-1944). Deri në atë moment në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë pederastia dënohej vetëm në rastet e marrëdhënieve seksuale mes një të rrituri dhe një të mituri (nën moshën 15 vjeçare).<ref>https://peizazhe.com/2017/12/05/mjeku-qethir-dhe-kryeministri-trudeau/</ref>
 
 
 
===Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë===
 
Line 39 ⟶ 36:
 
==Mbrojtja nga Diskriminimi==
[[Skeda:Dashuria nuk njeh gjini - Love knows no gender 9Tirana Pride 2019).jpg|parapamje|"Dashuria nuk njeh gjini", pankartë gjatë Paradës së Krenarisë në Tiranë, 2019]]
 
Në 4 shkurt 2010 parlamenti shqiptar miratoi në mënyrë unanime Ligjin kundër Diskriminimit i cili dënon ligjërisht diskriminimin me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Ligji aplikohet për shumë fusha, dukë përfshirë këtu punësimin, edukimin, shërbimin shëndetësor dhe sigurimin.<ref>{{cite web|url=http://www.ebar.com/news/article.php?sec=news&article=4545|title=The Bay Area Reporter Online - Albania passes model law against LGBT discrimination|author=|date=|work=Bay Area Reporter|accessdate=8 July 2015}}</ref> Shqipëria është një nga shtetet e pakta europiane që e dënon ekskluzivisht diskriminimin me bazë identitetin gjinor. Ligji i tejkalon dhe standartet bazike të BE, ku kërkohet që punëdhënësit të shmangin diskriminimin me bazë orientimin seksual. Bazuar në këtë ligj u themelua më pas dhe institucioni i Komisionerit kundër Diskriminimit në vitin 2010 dhe parlamenti zgjodhi Irma Barakun si drejtuese të këtij organi të pavarur.