Tërmeti i Shkupit - 1963 (maqedonisht: Скопски земјотрес од 1963 година) ishte një tërmet i cili ndodhi në Shkup, Republika Socialiste e Maqedonisë (sot Maqedonia e Veriut ), atëherë pjesë e RSF Jugosllavisë, më 26 korrik 1963, në shkallën 6.1 MM, e që mbyti mbi 1.070 njerëz, u lënduan mes 3,000 [1] dhe 4,000 [2] njerëz, ndërsa më shumë se 200,000 njerëz mbetën të pastrehë. Rreth 80 përqind e qytetit u shkatërrua.

Josip Broz Tito dhe Nikita HrushoviShkup pas tërmetit.
Shkup: Orët e para pas tërmetit
Pjesëtarët e Ushtrisë Amerikane në Spitalin e Shkupit, Jugosllavi, pas tërmetit në vitin 1963. Njësia ishte dërguar në vendin e katastrofës për të ofruar kujdes mjekësor për viktimat.

Tërmeti

Redakto

Tërmeti, me fuqi 6.1 në shkallën MM, ndodhi më 26 korrik 1963, në orën 04:17; UTC (5:17 sipas kohës lokale) në Shkup, Republika Socialiste e Maqedonisë, asokohe pjesë e RSF Jugosllavisë ( Maqedonia e sotme). Dridhja zgjati për rreth 20 sekonda dhe u ndje më së shumti përgjatë luginës së lumit Vardar. Kishte edhe pastronditje më të vogla deri në orën 5:43.

Brenda disa ditësh pas tërmetit, 35 kombe të ndryshme të botës kërkuan që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në listën e agjendave të tyre, të vendoste lehtësime në furnizime për Shkupin. Ndihma, në formën e parave, ekipeve mjekësore, inxhinierike e ndërtimore dhe furnizime u ofruan nga 78 vende nga e gjithë bota.

Gazetari i parë i huaj që arriti në Shkup për të raportuar mbi tërmetin ishte David Binder nga The New York Times. [3] Ndërsa shikonte Shkupin nga avioni, ai komentoi që qyteti dukej sikur ishte i bombarduar. [4]

Në vitin 1965, arkitektit japonez Kenzo Tange iu kërkua nga Kombet e Bashkuara që të futej në një konkurs të kufizuar për rizhvillimin e Shkupit, pas së cilës Tange fitoi 60% të çmimit ndërsa skuadra jugosllave fitoi 40% të pjesës së mbetur. Sidoqoftë, plani i Tange për Shkupin (një nga veprat e tij kryesore) mbetet pjesërisht i implementuar, posaçërisht në lidhje me Stacionin Hekurudhor të Shkupit të Ri dhe të ashtuquajturin Muri i Qytetit.

Tërmeti i Shkupit është përmendur në shumë vepra arti, përfshirë letërsinë, muzikën, teatrin dhe filmat. Një shembull është filmi artistik maqedonas Memento, me regji nga Dimitrie Osmanli në vitin 1967. [5] Një shembull nga fusha e letërsisë është poema "Skoplje 1963" nga poeti austriak Christine Busta . [6]

Galeria

Redakto

Shiko gjithashtu

Redakto

Linqe te jashtme

Redakto
  Commons: Termeti i Shkupit (1963) – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Redakto
  1. ^ "My Info Agent" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2012. Marrë më 19 gusht 2015.
  2. ^ "Макфакс - Макфакс" (në maqedonisht). Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2010. Marrë më 19 gusht 2015.
  3. ^ "Quake - Macedonia" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2015. Marrë më 19 gusht 2015.
  4. ^ Radio Free Europe: Годишнина од катастрофалниот земјотрес
  5. ^ IMDb.com
  6. ^ Christine Busta, Unterwegs zu älteren Feuern. Gedichte. 3rd ed. Salzburg, Wien: O. Müller, 1995, p. 31