Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Tedi Dobi është jurist shqiptar, i cili prej prillit 2024 shërben si Zëvendësministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë dhe Negociator për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore gjatë procesit të integrimitShqipërisëBashkimin Europian.[1]

Tedi Dobi
Zëvendësministër i Drejtësisë
Në detyrë
3 prill 2024 – i tanishëm
Paraprirë ngaAdea Pirdeni
Të dhëna vetjake
U lind më25 korrik 1991
Tiranë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
ArsimimiLi Po Chun United World College
Universiteti i Edinburgut
Universiteti Cornell
Universiteti i Harvardit
PunësimiJurist

Edukimi

Redakto

Tedi Dobi ka kryer arsimin fillor dhe tetëvjeçar pranë Shkollës “Fan S. Noli”Tiranë. Studimet parauniversitare i ka mbaruar pranë “Li Po Chun United World College”, pjesë e rrjetit të Kolegjeve të Botës së Bashkuar, në Hong Kong.

Z. Dobi zotëron diplomë të dyfishtë Bachelor në Drejtësi dhe Politikë nga Universiteti i Edinburgut dhe Master shkencor nga Universiteti Cornell si dhe ka përfunduar studime ekzekutive pranë Universitetit të Harvardit.

Karriera

Redakto

Tedi Dobi ka shërbyer si ekspert i nivelit të lartë për shtetin e së drejtës dhe integrimit Europian pranë projektit “Mbështetje për Procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë” (SEI) si dhe pranë një numër projektesh të asistenës teknike Europiane, kryesisht në çështjet e parandalimit të korrupsionit, mbështetjes financiare nëpërmjet Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit si dhe të kontrollit të pajtueshmërisë me acquis të BE, në mbështetje të procesit të integrimitShqipërisëBashkimin Europian.

Më herët, z. Dobi ka shërbyer në pozicionin e Këshilltarit në Kryeministri, si pjesë e programit LEAD Albania, ku është përfshirë me hartimin dhe përmirësimin e akteve prioritare përpara paraqitjes së tyre në Këshillin e Ministrave si dhe përgatitjen e projektmarrëveshjeve dhe udhëheqjen e negociatave teknike dhe diskutimeve mbi marrëveshje ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe.[2]

Gjatë viteve 2017 deri 2021, Z. Dobi ka qënë i angazhuar si ekspert ligjor vendas pranë projektit EURALIUS në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, duke u përfshirë në hartimin e iniciativave ligjore në fushat e së drejtës civile dhe administrative, parandalimin e korrupsionit dhe pastrimit të parave, organizimin e disiplinën profesionale, profesionet e lira ligjore, arbitrazhin si dhe ndihmën juridike falas.

Paralelisht, ai ka mbështetur menaxhimin e ndryshimit dhe fuqizimin e kapaciteteve të Drejtorive të Inspektimit dhe të Kodifikimit të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe ka mbështetur procesin e riorganizimit të punës në Gjykatën e Lartë në drejtim të një strukture më efikase dhe procedurave efektive për evadimin më të shpejtë të çështjeve.[3]

Z. Dobi ka shërbyer si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës për lëndët e Drejta Sociale dhe e Drejtë Biznesi dhe është trajnues në fusha si e drejta e biznesit, praktika, etika dhe disiplina profesionale, si dhe teknika legjislative për hartimin e akteve normative dhe të akteve përafruese me acquis të BE.[4]

Publikimet

Redakto
  • Dobi, Tedi. Ciubotaru, Cristina (2024). Metodologjia e Vlerësimit Preventiv për Korrupsion nga Kuvendi i Shqipërisë
  • Dobi, Tedi (red.) (2021). Manual për Hartimin e Legjislacionit. Botimi 3-të.

Shiko dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 3 Prill 2024 [1]
  2. ^ AADF: LEAD Albania Program [2]
  3. ^ Raport Këshilli i Lartë Gjyqësor [3]
  4. ^ Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës [4]