Teknologjitë prehistorike

teknologji të cila u përdorën përpara lindjes së shkrimit

Teknologjitë Prehistorike, janë teknologji që datojnë para të  dhënave historike. Historia është studimi i së kaluarës, duke përdorur të dhënat e shkruara. Çdo gjë para lindjes së shkrimit i përketë prehistorisë, duke përfshirë edhe teknologjitë e hershme. Rreth 2.5 milion vjet para se të zhvillohej shkrimi, teknologjia filloi me hominidët e hershëm, që përdornin veglat e gurit, për të ndezur zjarrin, gjueti dhe për të varrosur të vdekurit

e tyre. 

Janë disa faktorë që e bënë të mundur ose të nevojshëm evolucionin e teknologjive prehistorike. Disa nga faktorët kyç janë; sjellja moderne e trurit tashmë shumë të zhvilluar së Homo sapiensit, i aftë për të menduar në mënyrë abstrakte, gjuha, aftësia për të analizuar sjelljet e tij dhe zgjidhja e problemeve.

Lindjen e bujqësisë çoi në ndryshime të mëtejshme të stilit të jetës, nga një mënyrë nomade të jetuari në atë sedimentare, me vendbanime të përhershme, me kafshë shtëpiake të zbutura dhe toka që punoheshin duke përdorur mjete më të sofistikuara.

Arti, arkitektura, muzika dhe feja evoluan gjithashtu gjatë kursit së periudhave të ndryshe prehistorike.

"Bota e Vjetër

Redakto

Epoka e Guri

Redakto

Epokën e Gurit është e periudhë e gjerë prehistorike, gjatë së cilës guri është përdorur gjerësisht në prodhimin e mjeteve me teh të mprehtë, me majë, ose me gëdhendje. Periudha zgjati afërsisht 2.5 milion vite, që nga koha e hominidit të hershëm në atë të Homo sapiens në epokën e Pleistocenit të vonë dhe kryesisht përfundon në mes të viteve 6000 dhe 2000 p.e.sonë me lindjen e metalurgjisë primitive.

Mënyra e jetesës së Epokës së Gurit ishte ajo e gjuetarë-mbledhësve, të cilët udhëtonin për të gjuajtur dhe mbledhur bimë të egra, ku ndodhnin ndryshime të vogla në teknologji. Kur periudha e fundit akullnajore po arrinte fundin e saj (rreth 12,500 vjet më parë), kafshët e mëdha si mamuthi dhe bizon antik u zhdukën dhe klima ndryshojë tërësishtë. Njerëzit u adaptuan duke përdorur në maksimum burimet e mjediseve lokale, duke mbledhur një varg më të gjerë bimësh dhe gjuajtur ose kapur kafshë më të vogla. Zbutja e bimëve dhe kafshëve në fazat e para të prehistorisë në Botën e Vjetër (Afro-Eurasia), çuan në ndryshime të rëndësishme dhe në lindjen e bujqësisë në Botën e Vjetër Neolitike dhe Botë të Re formohen fazat e para. Jeta bujqësore bëri që të krijoheshin vendbanime më të qëndrueshme dhe në zhvillime të rëndësishme teknologjike.[1][nb 1]

Edhe pse kulturat paleolitke nuk kanë lënë të dhëna të shkruara, ndryshimet nga mënyra nomade e jetesës në atë bujqësore mund të nxirren nga një sërë të dhënash arkeologjike. Dëshmi e tillë përfshin mjetet e vjetra, pikturat e shpellave dhe forma të tjera të artit prehistorik, të tilla si Venusi i Willendorf-it. Mbejte e njeriut sigurojnë gjithashtu prova të drejtpërdrejta nëpërmjet ekzaminimit të eshtrave dhe studimit të mumieve. Edhe pse dhënat konkrete janë të kufizuara, shkencëtarët dhe historianët kanë qenë në gjendje për të nxjerrë konkluzione të rëndësishme për zakonet dhe kulturat e ndryshme të popujve parahistorik, si dhe rolin që teknologjia ka luajtur në jetën e tyre.

Paleoliti i Ulët

Redakto

Periudha e Paleolitit të Ulët është nënndarja më e hershme e periudhës së Paleolitit ose e Epokës së Gurit të Vjetër. Ajo përfshin një periudhë nga prej rreth 2.5 milionë vjet më parë, kur për herë të parë kemi dëshmi së mjeteve të para të punuara dhe përdorimin e veglave të guri nga hominidët, të cilat shfaqen në të dhënat e tanishme arkeologjike, deri në rreth 300,000 vjet më parë, që përfshin përdorimin e teknologjisë së gurit të njohura si Oldowan (mënyra "1") dhe Acheulean ("mënyra 2").



Paleoliti i Mesëm

Redakto

Periudha e Paleoliti të Mesëm koinçidon në  Evropë dhe në Lindjen e Afërme me kohën gjatë të cilës veproi dhe jetoi Neandertali (rreth 300,000–28,000 vite më parë).

Dëshmitë më të hershme (Njeriu Mungo) të vendbanimit në Australi, datojnë në rreth 40.000 vjet më parë, kur hominit të ngjashëm me njerëzit modernë kaluan nga Azia, nga u drejtuan në ishujë. 

Vendbanimi shëmbor i Bhimbetka ka të ekspozuar gjurmët më të hershme të jetës njerëzore në Indi, disa prej të cilave janë rreth 30,000 vjet të vjetra.

Gjatë kësaj periudha Homo neandertali përdorte vegla të njohur si Mousteriane që datojnë në rreth 300000 vjet më parë.



Revolucioni i Paleolitit të Sipërm

Redakto

Gjatë  "Revolucionit të Paleolitit të Sipërm", avancimet në inteligjencën njerëzore dhe teknologji ndryshuan rrënjësisht me zhvillimin e sjelljes moderne mes 60,000 dhe 30,000 vjeteve më parë.

Sjellja moderne është një tipar që e që e dallonë Homo sapiensin nga linja e hominidëve të tjerë, të zhdukur. Homo sapiens arriti sjelljen e plotë moderne në rreth 50,000 vite më parë, për shkak të trurit të tij tashmë shumë të zhvilluar, që ishte i aftë për të menduarin abstrakt, të fliste, të analizonte veprimet e tij dhe të  zgjidhte probleme.


Periudha Mesolitike

Redakto

Periudha mesolitike është një epokë kalimtare mes Paleolitit me gjuetarë-mbledhësve, e cila fillon me periudhën e ngrohtë të Holocenin rreth 11,660 p.e.sonë dhe mbaron me periudhën Neolitike ku lind bujqësisa, datat e të cilave janë të ndryshme për çdo rajon gjeografik. Gjatë kësaj periudhe përshtatja ishte e nevojshme për shkak të ndryshimeve klimatike, që ndikuan në habitatet dhe mjedisin e tipeve të disponueshme të ushqimit.

Gjatë kësaj periudhe u shfaqën vegla prej gurësh të vegjël të quajtura mikrolite, duke përfshirë teh të vegjël  dhe kruajtëse të vogla.

Revolucioni Neolitik

Redakto

Revolucioni Neolitik ishte sëpari revolucion bujqësorë, që përfaqësonë një tranzicion nga periudha nomade e jetës me veprimitari gjuetin dhe mbledhjen e ushqimit, në lindjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Ajo evoluonë në mënyrë të pavarur në gjashtë territore ndryshme në mbarë botën, rreth 10,000–7000 vjet më parë (8,000–5,000 p.e.sonë). Dëshmitë më të hershme të njohur, gjenden në zonat tropikale dhe subtropikale të Azisë jugperëndimore dhe  jugore, Afrikës  veriore dhe  qendrore, e të Amerikës Qendrore.





Kjo periudhë karakterizohet nga disa tipare përcaktuese.;

Lindja e bujqësisë çoi në ndryshimin e jetës nga nomadike në një mënyrë më sedentare. Ku gjithashtu u shpikën mjete dhe vegla të reja si parmenda, shati etj., që e bënë më efiçente bujqësinë. U zbutën kafshët, duke përfshirë edhe qentë. Tjetër karakteristikë e kësaj periudhe ishte shfaqja e qeramikës dhe në fund të periudhës Neolitike, u shpikë çarku për të prodhuar një qeramikë më fine.




Periudha e Bronzit

Redakto
 
Një shpatë ose kanë e bronzit të vonë.

Epoka e Bronzit karakterizohet nga shkrija e metalit të bakrit dhe aliazhit të tij "bronzi", ky i fundit ishte një aliazh i kallajit dhe të bakrit, për të krijuar objekte dhe armë. Vegla prej guri të lëmuar vazhduan të përdoreshin ende për shkak të sasisë së madhe të tyre në krahasim me  metaleve (sidomos kallaj).




Përdorimi i kësaj teknologjike  me sa duket filloi në Gjysmëhënën Pjellore dhe përhapet më pas edhe jashtë saj.

Peridha e Hekurit

Redakto
 
Një kokë sopate bërë prej hekuri, që datohet në periudhë e Hekurit të Suedisë.

Periudha e Hekurit hyri me futjen në përdorim të shkrirjes së metalit të hekurit ose të çelikut, me derdhje ose rrafie. Hekuri kështu zëvendëson bronzin dhe bëri të mundur prodhimin e mjeteve të cilat ishin më të forta, të lehta dhe më të lira se sa ato prej bronzi. Ndërsa veglat më të cilësore ishin ato bëra prej çeliku.



Hekuri u nxorrë nga  xehrorët e metaleve rreth 2000 p.e.sonë në Afrikë.

Referimet

Redakto
  1. ^ Cassells, E. Steve. (1997). The Archaeology of Colorado, Revised Edition. Boulder, Colorado: Johnson Books. pp. 6-14. ISBN 1-55566-193-9.


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "nb", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="nb"/>