Tempulli Baradeshvari Kali
Tempulli Baradeshvari Kali ose Kalimata është një tempull hindu i Kalit i vendosur në zonën Basabo të Dhakës, kryeqytetit të Bangladeshit. Ai gjendet në brigjet e Gangasagar Dighit[1], ku ndodhet edhe një krematorium për djegien e trupave të të vdekurve.[2]
Tempulli Baradeshvari Kali | |
---|---|
শ্রী শ্রী বরদেশ্বরী কালীমাতা মন্দির, রাজারবাগ | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Funksional |
Tipi | Tempull hindu |
Stili arkitektural | Arkitektura e tempujve bengalezë, Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Raxharbaghu perëndimor, Basabo, Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°44′19″N 90°26′39″E / 23.738679°N 90.44427°E |
Përfundimi | Shekulli XVI |
Vendndodhja
RedaktoTempulli Baradeshvari Kalimata gjendet në zonën Raxharbagh , në lindje të zonës Basabo të Sabuxhbagh thanës së qytetit të Dhakës, kryeqytetit të Bangladeshit.
Historia
RedaktoThuhet se në fund të shekullit të XVI, perandori mogul Akbar në Delhi dërgoi gjeneralin e tij Raxha Man Singh për të pushtuar Bengalin duke nënshtruar Isa Khanin. Pastaj, ndërsa mbërriti në Dhaka Raxha Man Singhu e vendosi shatorren aty, para se të shkonte në luftë kundër Isa Khanit të kryeqytetit të atëhershëm Sena afër Demras. Në skajin lindor të këtij vendi ndodhej Subarnagrami ose Sonargaoni. Uji i pijshëm ishte shumë i pakët në këtë zonë. Pastaj Man Singhu gërmoi një depozitë duke përdorur ushtarët e tij dhe zgjidhur problemin e ujit të banorëve të zonës dhe e pastroi ujin e kësajë depozite me ujin e Bar Tirthas. Më vonë ai u bë i njohur si Gangasagar Dighi. F.B. Bradley-Burt e përmend në mënyrë të qartë këtë në librin e tij The Romance of an Eastern Capital, të publikuar në vitin 1906.[3] Më vonë ky libër u përkthye në bengalisht nga Rahimudin Afxhe. Përveç kësaj, Man Singhu ndërtoi një tempull të Kalit përkrahë depozitës duke u lutur për dashamirësinë e hyjeshës për të mundur Isa Khanin. Prandaj ky tempull është emërtuar Tempulli Baradeshvari Kali. Ai është i njohur edhe si Mandiri Raxharbagh Kali për banorët vendas.[4][5]
Tashmë, në anën perëndimore të Gangasagar Dighit organizohen panaire të mëdha me rastin e puxhave të ndryshme. Ka edhe një proverb që ditën e Durgashtamit, nëse dikush bënë banjë në lumin Brahmaputra dhe lahet në Gangasagar në atë ditë, ai fiton merita të dyfishta. Mijëra adhurues dhe vizitorë e vizitojnë tempullin çdo vit. Mes zotëruesve të këtyre tokave, Haladhar Sarkari në vitin 1904 dhe zamindari Kripamoji Devi dhuruan tokën e tyre në vitin 1906 bashkë me idhullin e Sri Baradeshvari Kalimatas. Më vonë, në vitin 1907, Madhusudan Bepari dhuroi disa prona të tjera bashkë me idhullin e Kalimatas. Që atëherë, në këtë tempull zhvillohen puxha të ndryshme publike.
Përveç kësaj, në kompleks ndodhet Tempulli i Shivës, Pithasthani i Mahadevit, Tempulli Pançnag Mata, Ashrami Bura-Buri dhe Gangasagar Dighi, në veri-perëndim të Tempullit Mahasashman dhe Shamshan Kali, në anën perëndimore ndodhen gjithashtu Tempulli Sri Vishvakarma, Tempulli Shitala, Ashrami Baba Loknath Brahmaçari. Nga vendasit Tempulli Baradeshvari Kali është i njohur si Mandiri Raxharbagh Kali.[6]
Arkitektura
RedaktoKy tempull është një shembull historik i Arkitekturës Mogule. Idhulli i hyjneshës Kali në këtë tempull është bërë prej guri.
Krematori Baradeshvari
RedaktoNë anën veri-perëndimore të këtij tempulli ndodhet nj kremator, që është i hapur për të gjithë njerëzit. Ky kremator bënë një organizim të mirë të kremimit. Për zhvillimin e tempullit, krematori merr 100 rupi për të zhvilluar edhe ritet e fundit. Dinjitarë si major Çita Ranxhan Duta janë kremuar në këtë kremator.[7]
Rezidenca e Tempullit të Kalit
RedaktoGangasagar Dighi zë një sipërfaqe prej 11 acres (4.5 ha). Kur nuk ka ujë në zonat përreth të Dakshingaonit, Nandiparas, Basabos, Madartekut, Goranit, banorët e këtyre zonave kryejnë të gjitha punët, që nga gatimi në shtëpi me ujin e Gangut. Në anën e djathtë të hyrjes së tempullit ndodhet zyra, ndërsa në të majtë Tempulli i Shivës, në të cilin është vendosur shivalinga. Përballë tij, ndodhet Gangasagar Dighi në perëndim të tempullit kryesor. Në hijen e freskët të pemës hixhaltala, ndodhen tre faltore të Mahadevit në këndet lindore dhe veriore të dighit. Për volinë e publikut, në lindje dhe perëndim të dighit ndodhen 3 ghate të shtruara. Në anën perëndimore ndodhet Tempulli Shitala dhe Ashrami Baba Loknath Brahmaçari.
Më herët, zaptuesit e terrenit vendor shkëpusnin parcela nga ujëmbledhësi historik. Për ta ndaluar këtë, si kufij të tij u ndërtuan 161 dyqane dhe një tërësi prej 70 shtëpish në anët lindore dhe jugore. Kështu që askush nga jashtë nuk mund ta shfrytëzoi mjedisin e ujëmbledhësit.
Bordi i tanishëm i Drejtorave
RedaktoQë nga viti 1935, ky tempull është menaxhuar nga komitete të ndryshme ekzekutive. Tashmë, presidenti komitetit menaxhues të këtij tempulli është Lion Çitaranxhan Dasi, që është edhe këshilltar i njësisë numër 5.
Shiko gjithashtu
Redakto- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Shri Sidheshvari Kali
- Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
- Tempulli i Misionit Ramakrishna në Dhaka
- Tempulli Svami Bagh në Dhaka
- Xhaganath Ratha e Dhamrait
- Tempulli Dhanuka Manasa
- Tempulli i Çandravatit në Kaçaripara
- Mathurapur Deula
- Tempulli Lakshmi Narajan i Raxha Babusë
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Tempulli Radhakrishna, Sutrapur
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
Referime
Redakto- ^ "ঢাকার একমাত্র দিঘি গঙ্গাসাগর". amradhaka.com (në bengalisht). Marrë më 23 gusht 2015.
- ^ "ওরাই এখনখবর". samakal.net (në bengalisht). Marrë më 23 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Francis B. Bradley-Birt (1906). The Romance of an Eastern Capital (në anglisht). Smith, Elder & Company.
- ^ Mustafa Matohir (11 tetor 2020). "রাজধানীতে এক টুকরো গঙ্গাসাগর দিঘি". www.bd-pratidin.com (në bengalisht).
- ^ "ঢাকা জেলা". dhaka.gov.bd (në bengalisht). Marrë më 25 shkurt 2021.
{{cite web}}
: Shiko vlerën e|url=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "বরদেশ্বরী কালীমাতা মন্দির - মন্দির দর্শন". mandirdarshanbd.com (në bengalisht). 6 nëntor 2020. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2021. Marrë më 25 shkurt 2021.
- ^ "সি আর দত্তের মরদেহ আসছে কাল, শেষকৃত্যানুষ্ঠান মঙ্গলবার". Prothom Alo (në bengalisht). 30 gusht 2020. Marrë më 25 shkurt 2021.
Bibliografia
Redakto- Francis Bradley Bradley-Burt (1906). The Romance of an Eastern Capital (në anglisht). Smith, Elder & Company.