Tempulli Kançi Kailasanathar
Tempulli Kanchi Kailasanathar është struktura më e vjetër në Kanchipuram.[1] I Vendosur në distriktin Kanchipuram të shtetit indian Tamil Nadu, ai është një Tempull Hindu në Stilin Arkitekturor Dravidian. I është kushtuar hyjnisë Shiva dhe është i njohur për rëndësinë e tij historike. Tempulli u ndërtua midis viteve 685-705 nga mbreti Narasimhavarmani II (i quajtur edhe Rajasimha) i Dinastisë Pallava. Kompleksi i vendosur ulët prej guri ranor përmban një numër të madh skalitjesh, duke përfshirë shumë hyjni gjysëm-kafshërore që ishin popullore gjatë Periudhës së hershme të Arkitekturës Dravidiane.[2] Struktura përmban 58 faltore të vogla që i janë kushtuar formave të ndryshme të mishërimeve (Avatarëve) të Shivës. Këto janë skalitur në nike të faqes së brendshme të murit të lartë të kompleksit për ecjen rituale përreth shenjtërores.[3] Tempulli është një nga tërheqjet më të shquara turistike të qytetit.[4]
Gjeografia
RedaktoTempulli gjendet në brigjet e Lumit Vedavathi në kufijtë perëndimorë të Kanchipuramit. Ai është i drejtuar nga drejtimi kardinal i lindjes.[5][6] Vendndodhja e tij, e përcaktuar sipas besimit hindu, është një nga tre "Kanchit", Shiva Kanchi; dy Kanchit e tjerë janë Vishnu Kanchi dhe Xhain Kanchi.[7] Është 75 km larg nga Chennai, kryeqyteti i Tamil Nadu-së.[7] Kailasanathari është një nga shumë tempujt e shquar në Kanchipuram, ku të tjerët janë Ekambaranatha, Kachapeshwarari, Kamakshi Ammani, Tempulli Kumarakottam dhe Varadaraja Perumali.
Historia
RedaktoTempulli Kailasanathar (që do të thotë: “Zoti i Malit Kozmik”), është ndërtuar sipas traditës Smartha të adhurimit të Shivës, Vishnut, Devit, Suryas (dielli), Ganeshas dhe Kartikeyas, në Hinduizëm, një praktikë që zëvendësoi Budizmin.[8] Ndërtimi i tempullit i është atribuar Dinastisë Pallava, që e kishin krijuar mbretërinë e tyre me Kanchipuramin (të njohur edhe si "Kanchi" ose "Shiva Vishnu Kanchi") si kryeqytet, të konsideruar si një nga shtatë qytetet më të shenjta të Hinduizmit. Pati një ndërprerje kur sunduesit Chalukya mundën mbretërinë Pallava dhe pushtuan Kanchipuramin. Megjithatë, Dinastia Pallava e rifitoi territorin e Kanchipuramit dhe filloi ta zgjeroi atë duke ndërtuar shumë tempuj madhështorë. Tempulli i vetëm i kësaj periudhe që ekziston është Tempulli Kailsahanathar.[5] Tempulli u ndërtua gjatë viteve 685-705[9] dhe është tempulli i parë strukturor i ndërtuar në Indinë e Jugut nga Narasimhavarmani II që është gjithashtu i njohur si Rajasimha Pallaveswarami. Djali i tij, Mahendravarman III, përfundoi façatën ballore dhe gopuramin (kullë porte). Tempujt e mëparshëm ndërtoheshin si me dru ashtu dhe të skalitur në faqe shkëmbore në shpella ose popla të stërmëdha shkëmbore, siç shihen në Mahabalipuram.[3][7] Tempulli Kailasanathar u bë krijues i prirjes për tempujt e tjerë të ngjashëm në Indinë Jugore.[10] Sipas besimit vendor, tempulli ishte një strehim i sigurt për sunduesit e mbretërisë gjatë luftërave. Një tunel sekret, i ndërtuar nga mbretërit, përdorej si një rrugë shpëtimi dhe që është akoma i dukshëm.[3] Tashmë, Tempulli Kanchi Kailasanathar administrohet nga ASI (Archaeological Survey of India).[11]
Arkitektura
RedaktoTempulli është ndërtuar në Arkitekturën Pallava në formën e tij fillestare të stilizuar me ndikime të stileve të mëvonshme të zhvilluar nga Dinastia Chola dhe Perandoria Vijayanagara.[3] Është një arkitekturë e ndërtuar prej guri ndryshe nga Arkitektura e skalitur në shkëmb e shpellave të hapura ose e në faqet shkëmbore si në Mahabalipuram. Gopurami (kulla e portikut) i lartë ëshë në të majtë dhe kompleksi tempullor është në të djathtë.[12] Themelet e tempullit janë bërë prej graniti, që mund ta mbajë peshën e tempullit, ndërsa struktura sipërore duke përfshirë edhe relievet janë bërë prej guri ranor. Fillimisht ekzistonte vetëm faltorja kryesore me vimanan e saj piramidale dhe një mandapa (sallë kryesore me kolona) të shkëputur.
Kompleksi tempullor është i plotë në të gjitha aspektet pasi ka garbhagriha (sanctum sanctorumi), antarala (rrethimi i brendshëm), mandapa, një mur të lartë të përbërë dhe një kullë të lartë porte, gopuramin.[11] Mandapa, që fillimisht ishte e veçuar, u bë pjesë e faltores kryesore nga pranëvendosja e një ardhamantapa (sallë më e vogël me kolona). Kolonat e mandapas kanë vecorinë përsëritëse të luanëve mitologjikë të ngritur mbi dy këmbë. Struktura ka një projekt të thjesht me kullë shikhara në qendër të kompleksit. Shikhara e tempullit, mbi shenjtëroren (garbagrihën), është katrore në planimetri dhe ngrihet në një stil kurvilinear dhe formë piramidale. Kulla ka shumë nivele që ngrihen në mënyrë proporcionale. Në krye të kësaj kulle, ndodhet një çatizë e vogël në formën e një kubeje. Elementet e kolonave me forma kafshësh mitologjike (luanët në bazë) janë veçori shtesë të stilit Pallava.[11][5] Në hyrje, muret e gopuramit janë të suvatuar. Muri i hyrjes së tempullit ka tetë faltorëze të vogla dhe një gopuram, pararendëse e gopuramit kryesor. Në një fazë të mëvonshme, mandapa dhe shenjtërorja u bashkuan nga një sallë e ndërmjetme e quajtur ardhamantapa, që në një farë mase thuhet se ka ndjekur bukurinë e tempullit. Tempulli është i rrethuar brenda mureve në një planimetri drejtkëndore. Faltorja kryesore ka një shivalinga me 16 faqe në shkëmb graniti të zi të vendosur në shenjtëroren e tempullit. Brenda mureve të faltores kryesore ndodhet padabhanda adhisthana (piedestali kryesor) me imazhe të skalitura në mënyrë shumë elegante të zotave me një skulpturë të Nandit, në një largësi që i bën roje hyjnisë. Në secilën faqe të mureve të jashtme të faltores kryesore ka shumë relieve të hyjnive. Në relievet e murit jugor paraqitet statuja e Shivës si Umamaheshavara (Shiva me bashkëshorten e tij Parvati) me Lingodbhavan (shfaqjen e Shivës si kolonë e flaktë, që quhet Linga ose Shivalinga) e rrethuar nga Brahma dhe Vishnu dhe amara duke fluturuar në nivele të ulëta. Salla perëndimore ka skulptura të Shivës në formën e Sandhya Tandavamurtit dhe Urdhava Tandvamurtit dhe ansambli plotësohet me imazhet e ganave në poza kërcimi dhe gjithashtu me imazhe të Brahmas, Vishnut, Nandit dhe Parvatit. Relievet e Shivës në muret veriore janë një kompozim i Tripurantakas të shoqëruar nga tre gana, hyjnesha Durga me tre gana dhe hyjneshat Bhairavi, Kaushiki dhe Jyestha. Faqet e jashtme të vimanas (kullës) kanë imazhe të mishërimeve të Shivës - Bhikshatana, Somaskanda dhe në pozën Samhara-Tandava (kërcimi shkatërrues). Muri jugor i vinamës ka imazhe shumë elegante të Shivës në një posturë të ulur në paqe dhe qetësi të njohur si Dakshinamurti dhe muri i saj perëndimor ka Shivën në formën e Lingodbhavas. Në muret e brendshëm të prakaras (mesores së ecjes rituale rreth shenjtërores) ndodhet një grup imazhesh të Durgës, Kartikeyas, Bhavatit, Tripurantakas, Garudarudha-Vishnut, Asura Samharas (vrasësi i demonëve), Narasimhas (avatar ose mishërim i Vishnut), Trivikramas (një tjetër avatar i Vishnut), Shiva Tandavas (Shiva në një pozë kërcimi), Shiva duke i prerë kokën e pestë Brahmas, përdhosja e Yagnas së Dakshas, Brahmas dhe gruas së tij, Gangadhara, Urdhava tandavas, Vishnu i shoqëruar nga Bhudevi dhe Sridevi, Lingodbhavas, Bhikshatanas, Ravanas dhe Valit duke iu lutur Atmalinga Chandikeshvaras. Kulla ka faltorëze të shumta të bashkangjitura në faqet e saj të jashtme që kanë pamjen e faltoreve në miniaturë. Këto faltore kanë tre stile të vecanta, sala (drejtkëndore), kuta (katrore) dhe panjara (absidale). Tetë falëtorëze të vogla dokorojnë gjithashtu murin e hyrjes. 58 faltorëzat e vogla janë ndërtuar në nike të kompleksit të mureve që përfshijnë faltoren kryesore; dhe paraqesin relievet e Somaskanada të Shivës dhe bashkëshortes së tij Parvathi në shumë forma kërcimi.[3]
Veçori të tjera
RedaktoVeçoria e shquar e skulpturave është moria e paraqitjeve të luanëve të ngritur mbi dy këmbë të dalë në shumë drejtime.[10] Këtu gjenden dy skulptura të Shivës që shihen duke mbajtur Veenan (instrument muzikor me tela) në dorë. Ka mjaft dallime midis Veenas së gjetur në këto skulptura dhe Veenas që përdoret në kohët e sotme.[13] Ka gjithashtu skulptura të bukura të Mathahvialasa Prakshanamit. Tempulli ka gjithashtu rregjistrimet më të hershme në gurë të njëzet e tetë Saivagamëve (shenjtë shaivitë) në të cilat mbreti Pallava, Rajasimhavarmani pohon besimin e tij te Shaivizmi.[14] Relievet murore në muret e brendshme janë të ruajtur mjaft mirë.[7]
Mesorja e ecjes rituale përreth shenjtërores
RedaktoNjë korridor ose mesore për ecjen rituale rreth shenjtërores, me një kuptim simbolik është vendosur përgjaëtë kompleksit të mureve. Në mënyrë që të realizoi ecjen ritule rreth shenjtërores, ndodhet një kalim i ngushtë që besimtarët duhet ta kalojnë ngadalë. Në mënyrë që të arrihet mesorja e kalimit të ngushtë duhet të ngjiten shtatë shkallë. Kalimi nëpër mesoren e ngushtë është simbolizuese e ardhjes në jetë. Pas mesores rituale përreth shenjtërores bëhet dalja nëpër një tjetër kalim të ngushtë që simbolizon vdekjen.[7][15] Besohet se duke kryer ecjen rituale përreth hyjnive të ndryshme të shenjtërores është njësoj sikur të vizitosh parajsën.
Festat
RedaktoMaha Shivaratri është festa më e madhe e mbajtur në tempull kur mijëra besimtarë dynden në tempull në orët e mbrëmjes për t’iu lutur hyjnisë kryesore të tempullit.[3]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Dobbie & India: The Elephant's Blessing 2006, f. 111.
- ^ Singh & South India 2007, f. 145.
- ^ a b c d e f "Kailasanathar Temple". National Informatics Centre of Government of India. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2013. Marrë më 27 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gopal & India through the ages 1990, f. 175.
- ^ a b c Ring etj. 1996, f. 435.
- ^ Selby, Peterson & Tamil Geographies: Cultural Constructions of Space and Place in South India 2008, f. 109.
- ^ a b c d e Subburaj & Turist Guide to South India 2006, f. 33.
- ^ Rao & Kanchipuram: Land of Legends, Saints and Temples 2008, f. 96.
- ^ Ninan & The Development Of Hinduism 2008, f. 132.
- ^ a b DK Publishing & Great Monuments of India 2009, f. 11.
- ^ a b c "General features of a Chola temple". National Informatics Centre of Government of India. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2013. Marrë më 27 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rao & Kanchipuram: Land of Legends, Saints and Temples 2008, f. 93.
- ^ Leela & Veena, self-taught: an introduction to Carnatic music 1976.
- ^ Raj & Grace in the Saiva Siddhāntham and in St. Paul: A Contribution in Inter-faith Cross-cultural Understanding 1989.
- ^ DK Publishing & DK Eyewitness Travel Guide: India 2011, f. 582.
Bibliografia
Redakto- DK Publishing (21 dhjetor 2009). Great Monuments of India. DK Publishing. ISBN 978-0-7566-6561-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - DK Publishing (1 shtator 2011). DK Eyewitness Travel Guide: India. DK Publishing. ISBN 978-0-7566-8444-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Dobbie, Aline (2006). India: The Elephant's Blessing. Melrose Press. ISBN 978-1-905226-85-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gopal, Madan (1990). K.S. Gautam (red.). India through the ages. Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Leela, S. V. (1976). Veena, self-taught: an introduction to Carnatic music. S.l. : s.n.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ninan, M.M. (23 qershor 2008). The Development Of Hinduism. Madathil Mammen Ninan. ISBN 978-1-4382-2820-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Raj, Joseph Jaswant (1989). Grace in the Saiva Siddhāntham and in St. Paul: A Contribution in Inter-faith Cross-cultural Understanding. South Indian Salesain Society. ISBN 978-81-900092-0-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Rao, P. V. L. Narasimha (2008). Kanchipuram: Land of Legends, Saints and Temples. Readworthy. ISBN 978-81-89973-54-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ring, Trudy; Salkin, Robert M.; La Boda, Sharon (janar 1996). International Dictionary of Historic Places: Asia and Oceania. Fitzroy Dearborn Publishers. ISBN 978-1-884964-04-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Selby, Martha Ann; Peterson, Indira Viswanathan (2008). Tamil Geographies: Cultural Constructions of Space and Place in South India. SUNY Press. ISBN 978-0-7914-7945-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Singh, Sarina (2007). South India (bot. 4th). Lonely Planet. ISBN 9781740594219.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Subburaj, V.V.K., red. (2006). Tourist Guide to South India. Sura Books. ISBN 978-81-7478-175-8. Marrë më 30 korrik 2013.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)