Ura me tri harqe

libër
This is the stable version, checked on 27 dhjetor 2022. 1 pending change awaits review.

Ura me tri harqe është roman i shkrimtarit Ismail Kadare, botuar për herë të parë më 1978 në Tiranë në vëllimin me të njëjtin titull. Është i shkruar në formën e një kronike dhe trajton legjendën e njohur shqiptare të murimit të njeriut në themelet e urës, në një kontekst mesjetar.

Sfondi

Redakto

Në gjysmën e dytë të viteve '70, Kadare do të braktiste bashkëkohësinë për të ikur në legjenda dhe në të shkuarën e largët, për të krijuar një Shqipëri tjetër, fisnike, të epokës së humanizmit europian, si sfidë ndaj himnizimit që i bëhej kohës moderne si periudha më e lavdishme në historinë e Shqipërisë.[1]

Për të kapërcyer ndalesën e botimit të romaneve të reja, e cila qe rrjedhojë e poemës Pashallarët e kuq, i maskoi ato si novela duke i ngjeshur në një përmbledhje novelash. Kësodore në vitin 1978 u botua vëllimi «Ura me tri harqe» me "novelat": Ura me tri harqe, Kamarja e turpit, Komisioni i festës dhe Muzgu i perëndive të stepës.

Kadare shkroi një roman i cili fillon me të njëjtën ligjëratë murgu si Meshari i Gjon Buzukut, në kohën kur Shqipëria sapo ishte shpallur me kushtetutë shtet ateist, gjë që nuk i shpëtoi vëmendjes së kritikës.[1] Rimerret legjenda e murimit të njeriut në themelet e urës apo kështjellës, e cila është e përhapur në letërsinë gojore shqiptare.[2] Romani është shkruar në trajtë kronike nga murgu Gjon Ukcama, [3] i cili tregon që në kapitullin e parë për një krim që është kryer gjatë ndërtimit të urës së re mbi lumin Ujana e Keqe, në vitin 1377.[2]

Përkthime

Redakto

Kjo vepër u përkthye në frëngjisht dhe u botua në Paris1981; holandisht, Amsterdam 1986; greqisht, Athinë 1989; spanjisht, Madrid 1989; baskisht, San Sebastian 1994 dhe anglisht, Nju Jork 1997[2]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Sinani, Shaban (2011). Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K". Naim Frashëri. fq. 98. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Robert Elsie (2005). Albanian Literature: A Short History. I.B.Taurus. fq. 182–183. ISBN 1-84511-031-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Morgan, Peter (2011). Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 193. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)