Vioresin Sinani
Vioresin Sinani (lindur më 4 nëntor 1977) është një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si sulmues. Ai e shpenzoi pjesën më të madhe të karrierës me klubin e vendlindjes Vllaznia, por gjithashtu ka pasur përvoje edhe me klube të tjera shqiptare si Dinamo, Tirana dhe Besa. Jashtë vendit, Sinani ka luajtur me NK Varteks në Kroaci dhe Kayserispor në Turqi.
Të dhënat personale | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Vioresin Sinani | ||
Data e lindjes | 4 Nëntor 1977 | ||
Vendi i lindjes | Shkodër, Albania | ||
Gjatësia | 1.79m | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera profesioniste* | |||
Vitet | Klubi | Ndesh.† | (Gls)† |
1996–1997 | Dinamo | 3 | (1) |
1997–1999 | Vllaznia | 60 | (23) |
1997–1999 | NK Varteks | 27 | (5) |
2000–2004 | Vllaznia | 102 | (80) |
2004–2005 | Kayserispor | 4 | (1) |
2005–2006 | Vllaznia | 56 | (28) |
2006–2007 | Tirana | 29 | (23) |
2007–2009 | Vllaznia | 71 | (36) |
2010 | Besa | 16 | (5) |
2010–2012 | Vllaznia | 31 | (11) |
Gjithsej | 400 | (213) | |
Ekipi kombëtar | |||
1997–1999 | Shqipëria U21 | 8 | (10) |
2000–2002 | Shqipëria | 4 | (1) |
Ekipet e menaxhuara | |||
2011–2012 | Vllaznia (ndihmës) | ||
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 20 mars 2015. † Ndeshje (Gola). |
Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Vllaznisë dhe ishte gjithashtu anëtar i formacionit më të mirë të të gjitha kohërave të klubit. Me 207 gola, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kategorisë Superiore.[1]
Karriera me klubeRedakto
Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kategorisë Superiore me 207 gola që nga debutimi i tij me Dinamon në vitin 1996.[1]
VllazniaRedakto
Në janar 2012, ai lajmërohoi se do të deklaronte tërheqjen nga futbolli në fund të sezonit 2011–12, pasi ai ishte 34 vjeç dhe ishte emëruar si ndihmës-trajneri i Rudi Vatës.[1] Ai u tërhoq zyrtarisht më 25 gusht 2012 përpara fillimit të ndeshjes së parë të sezonit 2012–13 kundër Skënderbeut në stadiumin Loro Boriçi. Atë ditë u mbajt një ceremoni lamtumire për të festuar karrierën e tij, që u organizua nga Vllaznia dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Ai u nderua nga presidenti Armando Duka me një "pllakë vlersimi" për shërbimet e tij për futbollin shqiptar dhe Vllazninë. Vllaznia gjithashtu lajmërua se fanella me numrin 9 do të tërhiqej përkohësisht në sezonin 2012–13.[2]
Karriera ndërkombëtareRedakto
Ai ishte pjesë e kombëtares shqiptare që fitoi trofeun "Rothmans" në Malta që u zhvillua në vitin 2000. Ai shënoi golin e tij të vetëm ndërkombëtar në ndeshjen finale kundër Maltës që i solli edhe trofeun kombëtares. Sinani ka zhvilluar gjithsej katër paraqitje me kombëtaren por asnjëra nga këto nuk ishin ndeshje kompetitve nga UEFA ose FIFA.[3]
Statistikat me kombëtarenRedakto
Kombëtarja shqiptare | ||
---|---|---|
Viti | Ndsh | Gola |
2000 | 3 | 1 |
2001 | 0 | 0 |
2002 | 1 | 0 |
Total | 4 | 1 |
Karriera si trajnerRedakto
Trajneri i sapopunësuar Rudi Vata e bëri Sinanin ndihmësin e tij më 1 nëntor 2011, gjatë kohës që ai ishte ende lojtar i klubit.[4]
Golat në Kampionatin ShqiptarRedakto
Sinani është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kategorinë Superiore me 208 gola. Për më tepër shiko: Lista e golashënuesve më të mirë në Kategorinë Superiore
Sezoni | Skuadra | Ndeshje | Gola |
---|---|---|---|
1996–97 | Vllaznia | 3 | 1 |
1997–98 | Vllaznia | 33 | 9 |
1998–99 | Vllaznia | 27 | 14 |
2000–01 | Vllaznia | 26 | 15 |
2001–02 | Vllaznia | 23 | 11 |
2002–03 | Vllaznia | 18 | 18 |
2003–04 | Vllaznia | 35 | 36 |
2004–05 | Vllaznia | 23 | 15 |
2005–06 | Vllaznia | 33 | 13 |
2006–07 | SK Tirana | 29 | 23 |
2007–08 | Vllaznia | 30 | 20 |
2008–09 | Vllaznia | 28 | 15 |
2009–10 | Vllaznia | 13 | 1 |
2009–10 | Besa | 17 | 5 |
2010–11 | Vllaznia | 28 | 11 |
2011–12 | Vllaznia | 3 | 0 |
Gjithsej | 369 | 208 |
TrofeRedakto
KlubeRedakto
- Vllaznia
- Kategoria Superiore: 1997–98, 2000–01
- Kupa e Shqipërisë: 2007–08
- Superkupa e Shqipërisë: 1998, 2001
- KF Tirana
- Kategoria Superiore: 2006–07
- Superkupa e Shqipërisë: 2006
- Besa
- Kupa e Shqipërisë: 2009-10
PersonaleRedakto
- Golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore: 2003-04, 2006–07, 2007–08
- Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave Kategorisë Superiore: 207 gola
- Golashënuesi më i mirë i Vllaznisë: 178 gola
ReferimetRedakto
- ^ a b c Admir Uruçi (12 janar 2012). "Vioresin Sinani thotë mjaft: E mbyll si futbollist në fund të këtij edicioni". Panorama Sport. Marrë më 1 janar 2015.
- ^ "Presidenti Duka nderon V.Sinanin". Arkivuar nga origjinali origjinali më 27 gusht 2012. Marrë më 30 maj 2015.
- ^ "International caps" (në anglisht). Football Database. 31 janar 2010. Marrë më 31 janar 2010.
- ^ "Sinani Është krahu i djathtë i Vatës". Sport Ekspres. 2 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali origjinali më 25 prill 2012. Marrë më 2 nëntor 2011.
Lidhje të jashtmeRedakto
- Viorensin Sinani tek National-Football-Teams.com