Derek Sherinian

Derek Sherinian (i lindur më 25 gusht 1966Laguna Beach, Kaliforni) është sintisajzerist i muzikës rock dhe jazz fusion. Pas studimeve në Berklee College of Music, Sherinian u bë sintisajzerist dhe përforcim i shumë artistëve, duke përfshirë Alice Cooper, Billy Idol, Yngwie J. Malmsteen, dhe Kiss. Ai gjithashtu ishte sintisajzerist për bendet Dream Theater, Platypus, dhe tani e udhëheq bendin Planet X. Në solo albumet e tij kanë kontribuar mjaft muzikantë virtuozë dhe të famshëm, si Allan Holdsworth, Al Di Meola, John Petrucci, Yngwie J. Malmsteen, Virgil Donati, Steve Lukather, Slash, Billy Idol, Simon Phillips, Tony MacAlpine, Zakk Wylde, Tony Franklin, Billy Sheehan, etj.

Alice Cooper e quajti Sherinian-in "Kaligula e tastierës" për shkak të stilit të performimit të tij. Sherinian ka prejardhje greko-armeniane dhe ka shfaqur interesim të madh për historinë e Armenisë.

Sherinian filloi të merrte leksione të pianos në moshën pesë vjeqare në Santa Cruz, Kaliforni. Pas një viti të kaluar në Soquel High School, ai fitoi bursë në Berklee College of Music në Boston dhe i vazhdoi studimet atje. Që nga ajo kohë, Sherinian studioi bashkë me sintisajzeristët tjerë si Mitchel Forman dhe Russell Ferrante. Pasi që e la Bostonin, ai filloi të luante me bateristin Buddy Miles; pastaj ai ju bashkangjit bendit të Alice Cooper në vitin 1989. Pas shumë turneve me Alice Cooper, Sherinian u angazhua nga bendi Kiss që të luante për ta në live albumin Alive III.






Parapamje në vitrinë

Redakto