Stema e Forumit të Grisjes
Forumi i Grisjes

Këtu votohet për grisjen e faqeve të ndryshme. Grisja e faqeve mund të bëhet nga një administrator në rast keqbërjeje të qartë, mungese të plotë shquarësie në tematikën e trajtuar, shkeljen e të drejtave të autorit apo arsye të tjera të ngjashme që mund të nxisin procedura të ashtuquajtura "grisje të shpejta". Për faqet që kanë ekzistuar për një farë kohe apo për ato faqe për të cilat dikush mendon që duhet një diskutim më i gjerë nga komuniteti përpara se të veprohet mund të përdoret kjo faqe.

Për të kandiduar një faqe për grisje, shkruani titullin e saj në pjesën e mëposhtme dhe përdorni butonin blu. Kini parasysh se nëse faqja e propozuar nuk është një artikull, si pjesë e titullit duhet shënuar dhe parashtesa, për shembull Stampa:Shembull. Butoni i mëposhtëm funksionon për çdo hapësirë teknike përveç kategorive. Nëse doni të shtoni një kategori, kërkoni ndihmën e një administratori për ta bërë kandidaturën në formë manuale.

Pasi ta keni publikuar kandidaturën, kërkesën e plotësuar vendoseni në pjesën Kërkesa në proces grisjeje në formën {{Wikipedia:Forumi i Grisjes/Kërkesë për grisje/Titulli}}.

Gjatë diskutimit mund të përdorni stampat {{PËR}}, {{KUNDËR}} ose {{ASNJANËS}} te hapësira e votimit për të shprehur në mënyrë të përmbledhur mendimin tuaj në lidhje me grisjen e faqes. Kini parasysh se vlera numerike e votave shërben për të dhënë një përmbledhje të shkurtër të diskutimit por vendimi përfundimtar merret në bazë të argumenteve të dhëna te hapësira e diskutimit. Pasi diskutimi të ketë marrë kohën e duhur për t'u ezauruar, një administrator do ta mbyllë atë dukë dhënë përfundimin dhe duke zbatuar vendimin e zgjedhur.

If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.

Kërkesa në proces grisjeje


Artikulli është rreth gazetares Oljana Maloku, dhe u krijua në 2022 prej përdoruesit Përdoruesi:Ojlanamaloku2022, gjë që dyshoj të jetë edhe konflikt interesi - meqë mund të jetë personi në fjalë duke e shkruar artikullin rreth vetvetes. Edhe fotografia në artikull është vendosur në Commons (pa marrë parasysh që është e nxjerrë nga TV Klan dhe nuk mund të verifikohet liria e së drejtës së autorit aty.

Unë dua ta vë në pyetje edhe shquarësinë e artikullit, meqë të vetmet aspekte të shquara aty janë "ajo është gazetare" dhe "ka fituar një çmim për kronikën e vet televizive". Burimet e cituara janë poashtu të ndërlidhura me subjektin në fjalë (Probizz.al është faqja e znj. Malokut, Opinion është faqja e emisionit Opinion, dhe gjithashtu vet televizioni Klan). – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Fallbackintoreality (diskutimiredaktime).

Votimi

  PËR - Nuk plotëson kushtet e shquarësisë. Burimet nuk janë të pavarura nga subjekti. Olsi (diskutimet) 22 nëntor 2023 16:57 (CET)[përgjigjuni]

  PËR Grisje - Leutrim.P

Diskutimi

E propozova grisjen për mungesë shquarsie. Poashtu mua më duket si përdhosje imazhi (lexo fjalinë e fundit të paragrafit të parë). --Leutrim.P

Votimi

Diskutimi

Ekziston qe nga 06.2013, gjatësia e faqes 880 Bajt (nën standardin 1024 Bajt), stampa është shtuar me 27 Maj 2024, nga Përdoruesi:Sadko, kundërshtime ska, por nuk është cekur ndonjë arsye për grisje! - Leutrim.P

Votimi

  PËR Grisje, si propozuesi - Leutrim.P

Diskutimi

Ska burime. Nuk po arrijë ta gjej artikullin e njejtë për këtë sekt në gjuhë të tjera që ta lidhë gjuhësisht. Poashtu nuk ka përmbajtje të mjaftueshme.

Votimi

  PËR Grisje, si propozuesi - Leutrim.P

Diskutimi