Wikipedia diskutim:Kategorizimi/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Kategorizimi/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Marrëveshje të përgjithshme për emrat e kategorive / stampave – Votim
Redakto
Përshëndetje Wikipedianë! Pasi që nuk ekziston një marrëveshje të përgjithshme për emrat e kategorive, propozimi im është ky:
- emrat të jenë në trajtën e pashquar
- emrat të huaj të jenë me shkronja shqipe ashtu siç shqiptohen
- emrat të jenë të plotë, pra: Kategoria:Gjeografi-cung / Stampa:Gjeografi-cung edhe jo: Kategoria:Gjeo-cung / Stampa:Gjeo-cung
Ju lutem votoni poshtë nëse jeni {{PËR}} apo {{KUNDËR}}. Në qoftë se keni mendime të ndryshme, ju lutem, i paraqisni këtu poshtë për diskutim. Votimi do zgjasi dy javë. — Βατο (diskutimet) 24 janar 2019 16:36 (CET)
Diskutim
RedaktoUnë kam kohë që përpiqem për një proces të tillë e më bëhet qejfi që më në fund arritëm të kemi një votim serioz. Siç përmenda më sipër, argumentet e mia të detajuara për temën mund t'i gjeni në faqen time të diskutimeve, këtu. - Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2019 18:45 (CET)
- Atij qe do shkruaje equivalentin shqip te kesaj politike do t'i duhet te fusi edhe konsensusin qe po krijohet ne kete votim. - 1l2l3k (diskutimet) 24 janar 2019 20:35 (CET)
- S'më kishte shkuar ndërmend më parë të kontrolloja për atë faqe te EnWiki (kam parë vetëm te citatet kur krijova tonën). Nëse kam kohë, do të mundohem të krijoj një draft në të ardhmen e ta diskutojmë e votojmë në tërësi. Se nuk ia vlen që të votojmë për çdo detaj veç e veç, siç e nisëm vetëm për kategoritë apo vetëm për konceptin e shqipërimit. Por si për fillim është mirë mendoj unë. - Klein Muçi (diskutimet) 25 janar 2019 01:44 (CET)
- Po, gjëja më e mirë do të ishte krijimi i politikës dhe pastaj të votohesh, megjithatë kjo marrëveshje na shërben për të filluar sa më shpejt kategorizimin në mënyr të përgjithshme. — Βατο (diskutimet) 25 janar 2019 10:36 (CET)
- S'më kishte shkuar ndërmend më parë të kontrolloja për atë faqe te EnWiki (kam parë vetëm te citatet kur krijova tonën). Nëse kam kohë, do të mundohem të krijoj një draft në të ardhmen e ta diskutojmë e votojmë në tërësi. Se nuk ia vlen që të votojmë për çdo detaj veç e veç, siç e nisëm vetëm për kategoritë apo vetëm për konceptin e shqipërimit. Por si për fillim është mirë mendoj unë. - Klein Muçi (diskutimet) 25 janar 2019 01:44 (CET)
Sa i përket pikës së parë, ekzisotn një rregullore për emërtime edhe të kategorive (Wikipedia:Udhëzues kategorizimi), ndërsa pika e dytë është më e përgjithshme dhe është rënë dakord më herët si ti përdorim emrat e huaj Wikipedia:Titujt_e_artikujve). Pika 3 OK, pak rëndësi ka, pasi këto shembuj që liston, janë kategori/stampa teknike dhe jo të përmbajtjes, shumicat nuk shfletohen nga lexuesi.--Liridon (diskutimet) 7 shkurt 2019 09:12 (CET)
- @Liridon, rregullorja për emërtime të kategorive Wikipedia:Udhëzues kategorizimi thotë «kategoritë formohen duke përdorur njëjësin e pa shquar dhe shumësin e shquar», por shumësi i shquar nuk është përdorur deri më tani, pra me pikën e parë e këtij votimi po e fiksojmë një herë e mirë. Ndërsa për pikën e dytë, tek rregullorja Wikipedia:Titujt_e_artikujve shoh që është redaktuar vetëm nga një përdorues, ka pas ndonjë votim për ta vendosur? Këtu konsultova komunitetin për të vendosur një marrëveshje të re, pra për kategorizimin dhe stampat u formua konsensus-i, ndërsa për emërtimin e artikujve do ndërmerrët më vonë një tjetër konsultim të komunitetit – jo për sa i përket trajtes së shquar, e cila është përdorur me të gjithë artikujt, por për shkronjat që do përdorën, sepse është shumë e vështirë të përcaktohet që p.sh. Leonardo da Vinci të shkruhet "Leonardo da Vinçi", ndërsa William Shakespeare mos të shkruhet "Uiliam Shekspir" (ky i fundit ndër të tjera është përdorur në titullin e librit të botuar në shqip) pa shkelur rregullin e WP:NPOV dhe pa kundërshtuar vendimin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Pika e tretë është e përgjithshme për kategoritë/stampat, jo vetëm për ata teknike (p.sh. ky propozim nuk do lejohet më), arsyen e diskutuam gjerësisht këtu. — Βατο (diskutimet) 7 shkurt 2019 10:59 (CET)
- Sa për kategoritë, Udhëzimi e kishte gabim, dhe bëra këtë ndryshim si dhe këtë: kategoritë nuk duhet kurrë të jenë në të shquar, duhet të jenë gjithmonë të pashquar, qofshin njëjës apo shumës. Fryma e këtij rregulli është për të nënkuptuar që kategorizimi nuk ka mbaruar dhe mund të ketë të tjera subjekte që do kategorizohen. --1l2l3k (diskutimet) 7 shkurt 2019 16:14 (CET)
- @Liridon, për titujt duhet bërë një diskutim më i gjerë por të paktën biem dakord për transliterimin. Kur po punoja me kategorizimin gjeografik, kam parë lloj-lloj komunash andej nga Norvegjia e Polonia që përdorin shkronja që s'i ka alfabeti ynë. S'janë kinezisht apo alfabet cirilik por përsëri janë fjalë me shkronja të huaja. Nëse ndërmerret një veprim në të ardhmen për ndryshimin e titujve, mund të fillohet nga këto raste meqë do të ishim brenda rregullave. Për sa i përket shembujve me Nju Jorkun pastaj, te faqja më sipër, mua më habit pak, të them të drejtën, pasi më kujtohet që në shkollë e kemi mësuar si Nju Jork e vetëm në media përdorej ndryshe. Apo për Shekspirin, nga i cili i vetmi libër që kam në shtëpi është me emër autori të shqipëruar. Çfarë dua të them është se ekzistojnë goxha burime për të mbështetur te dyja format nëse bazohemi vetëm te përvoja. Ndërsa për sa i përket kategorive, me sa lexova, s'kishte ndonjë problem me rregullat aktuale apo jo? - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2019 18:05 (CET)
- Afati i votimit mbaroi, meqenëse diskutimi po vazhdon, po shtyj mbylljen pas 24 orësh — Βατο (diskutimet) 8 shkurt 2019 15:03 (CET)

Votim
Redakto- PËR — Βατο (diskutimet) 24 janar 2019 16:36 (CET)
- PËR — Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2019 18:40 (CET)
- PËR — 1l2l3k (diskutimet) 24 janar 2019 20:35 (CET)
- PËR — GrepfrutAroma (diskutimet) 25 janar 2019 10:45 (CET)
- PËR — Margott (diskutimet) 29 janar 2019 10:29 (CET)
- PËR — Resnjari (diskutimet) 31 janar 2019 18:14 (CET)
- PËR — besara1 (diskutimet) 31 janar 2019 20:50 (CET)
- PËR — Kevjassintkevin (diskutimet) 6 shkurt 2019 19:06 (CET)
Lepuri
Redakto16 prill 2019 16:28 (CEST)