Gjakova

Qytet në Kosovë
(Përcjellë nga Đakovica)
This is the stable version, checked on 8 nëntor 2024. Template changes await review.

Gjakova është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Gjakova
Kolazhi i fotos (Gjakova natën, Xhamia e Hadumit, Kisha Ortodokse e Shën Gjonit, Sahat Kulla e Gjakovës, Ura e Terzive, Kulla e Mazrrekajit, Kisha Katolike e Shën Palit dhe Shën Pjetrit, Çarshia e Vjetër)
Kolazhi i fotos (Gjakova natën, Xhamia e Hadumit, Kisha Ortodokse e Shën Gjonit, Sahat Kulla e Gjakovës, Ura e Terzive, Kulla e Mazrrekajit, Kisha Katolike e Shën Palit dhe Shën Pjetrit, Çarshia e Vjetër)
Official logo of Gjakova
Vendodhja e komunës së Gjakovës në Kosovë
Vendodhja e komunës së Gjakovës në Kosovë
Koordinatat: 42°23′N 20°26′E / 42.383°N 20.433°E / 42.383; 20.433
ShtetiKosova Kosova
RajoniGjakova
KomunaGjakova
Qeveria
 • KryetariArdian Gjini
Sipërfaqja
 • Rajoni13,189 km2 (5,092 sq mi)
 • Komunal586,91 km2 (226,61 sq mi)
Lartësia mbidetare
375 m (1.230 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Qyteti
40.827
 • Dendësia (Qyteti)3,100/km2 (8,000/sq mi)
 • Komunal
94.556
 • Dendësia (Komunal)160/km2 (420/sq mi)
Emri i banorëveGjakovar
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
50000
Prefiksi+383 390
Targa e automjeteve07

Toka ku filloj të ngrihet qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, hoxha Hadum Aga e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamijes më pas në atë tokë u filloj të ndërtohet dhe qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.

Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah pashë Drenit.

Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.

Historia

Redakto

Gjakova si qytet i Kosovës, kishte pozitë të përshtatshme gjeografike si dhe kushte të favorshme për zhvillimin e saj gjatë periudhave të kaluara historike. Qyteti i Gjakovës është i vendosur në kryqëzimin e rrugës së rëndësishme transversale Via de Zenta, ose të Zetës (Shkodër-Kosovë) me atë longitudale të Rrafshit të Dukagjinit. Si duket ka indikacione si dhe dëshmi të kulturës materiale, se në vendbanimin e qytetit të Gjakovës është jetuar edhe gjatë periudhës antike. Si do që të jetë qyteti ekzistues i takon periudhës osmane. Në fakt, në bazë të të dhënave historike, Gjakova njihet qysh nga dekada e pestë e shekullit XIV, më saktësisht nga viti 1348, kur i takonte nahijes së Alltun-ihlisë, me qendër në Junik. Ndërkaq, sipas burimeve të kulturës materiale, ndërtimeve arkitekturale monumentale, ajo njihet nga dekada e fundit të shek. XVI.

Xhamia dhe emri i qytetit

Redakto

Në bazë të defterit të vitit 1571, Gjakova ishte ende fshat, ishte qendër pazari. Me një status të këtillë, ajo jetoi deri më 1582. Dhjetë vjet më vonë, prej 68 familjesh shqiptare, sa kishte atëherë Gjakova, 13 ishin të islamizuara e të tjerat të krishtera. Gjakova si fshat i reduktuar me qendër të vogël, kryente funksionin e tregut lokal. Ky treg lokal ishte një specifikë për Gjakovën si dhe qytetet shqiptare gjatë shekullit XV, deri në fillim të atij XVI. Është me interes të ceket se specifika e zënë ngojë, nuk ishte karakteristike për qytetet e Perandorisë Turko-osmane. Në atë periudhë, në mbarim të shekullit XVI, konkretisht në vitin 1594/95, Hadum Sylejman Efendia-Hadum Aga ndërtoi xhaminë, e cila po ashtu edhe mban emrin e donatorit-financuesit të objektit në Gjakovë. Xhamia e Hadumit, sipas traditës, u ndërtua në fushën e Jakë Vulës, prej nga edhe do të bëhej emërtimi i qytetit - Jakovë.[1]

Tregu lokal, Xhamia e Hadumit në shekujt e mëvonshëm luajtën rol të rëndësishëm në karakterin urbanistik të qytetit, Çarshisë së Madhe të Gjakovës, me se lidhet ndërtimi i këtij kompleksi urbano-arkitektonik. Pra, koha e ndërtimit të kompleksit në fjalë, lidhet me paraqitjen e zejtarëve dhe të përpunimit të prodhimtarisë së zejtarëve, që zunë të vendoseshin rreth mureve të Xhamisë së Hadumit. Me këto lidhet edhe rritja e banorëve të Gjakovës, e cila numerikisht fillon të shtohet qysh nga shekulli XVII.

Gjakova prej një fshati në gjysmën e dytë të shek. XVII, - u zhvillua në qytet, ku lulëzonte zejtaria, tregtia, ekonomia. Kjo qe pasojë e migrimit të popullsisë së ardhur nga fshati. Këta të ardhur kishin për qëllim të largoheshin nga fshati dhe t’i iknin shfrytëzimit feudal, prandaj zunë të merreshin me zejtari. Kjo gjë ishte karakteristike për tërë qytetet shqiptare të asaj kohe. Xhamia e Hadumit, vepër e rëndësishme e arkitekturës shqiptare të periudhës osmane, u sëndërtua me qëllim të përhapjes së fesë islame të pushtuesit osman, të përhapjes së islamizmit në këtë pjesë të Kosovës. Në fillim kjo ishte intensive veçanërisht në qytete, me synimin për islamizimin e qytetarëve.

Koha e Evlija Çelebiut

Redakto

Përveç xhamisë së Hadumit, në shekullin XVII, kur Gjakova tanimë kishte marrë fizionominë e një qyteti, në të u ndërtuan edhe objekte të tjera të kultit-sakrale si dhe profane e publike. Për këto ndërtime si dhe qytetin e Gjakovës, mjaft mirë flet e shkruan edhe udhëpërshkruesi turk Evlija Çelebi, i cili kaloi këndej pari në shekullin e cekur, konkretisht në vitin 1663[1]. Çelebiu, përveç të tjerash, në një mënyrë na paraqet edhe një gjendje statistikore të objekteve sakrale dhe profane të Gjakovës. Sipas tij, në këtë periudhë Gjakova kishte 2000 shtëpi, disa mesxhide dhe dy xhami monumentale, hane të mbuluara me plumb, hamamin e bukur dhe 300 dyqane.

Përshkrimi i udhëpërshkruesit turk dëshmon për një rritje dhe zhvillim të zejtarisë, tregtisë, ekonomisë si dhe të numrit të banorëve, të cilët u morën me këtë punë. Pra, lirisht mund të nxjerrim përfundimin se Gjakova në shekullim XVII u formua si qytet me plot kuptimin e fjalës. Mirëpo, ekonomia, si dhe numerikisht Gjakova, filluan të binin në fund të këtij shekulli, meqë Gjakova pësoi një rënie të madhe, sikurse edhe qytetet e tjera të Kosovës.

Koha e Rilindjes

Redakto

Në kohën e Rilindjes Kombëtare, qyteti Gjakova, sipas[2] Sami Frashërit ishte qendër kazaje në shanxhakun e Pejës. Numri i popullsis në këtë kohë nuk dihej saktësisht por llogaritej që të kishte mbi 25 000 banorë nga të cilët së paku 17 000 të moshës madhore. Qyteti kishte disa shkolla fillore, biblotekën e qytetit dhe rreth 1.000 dyqane dhe godina, si hane, hamame. Rrethina e qytetit përfshinte 149 fshatra, shumica e të cilëve gjendej në Malësi. Gjatë kësaj kohe në arat e fushave dhe luginave pjellore prodhohej grurë, elb, tërshërë, thekër, misër, fasule, si dhe lloje ndryshme pemësh, perimesh. Në malet e saj gjindeshin shumë kullota, ku mbaheshin dhen, dhi dhe bagëti të tjera.

Pushtimi serb dhe luftërat botërore

Redakto

Pushtimi serb i Gjakovës filloi në nëntor 1912 dhe u ndërpre në vitet e Luftës së I Botërore, për të rifilluar në vitet 1920. Pushtimi përfundimtar ndodhi pas likuidimit të Zonës Neutrale të Junikut, si pasojë e marrëveshjes mes qeverisë së Ahmet Zogut dhe Nikola Pashiqit. Kjo solli dhe shpërngulje me dhunë të qindra familjeve gjakovare, të cilat u vendosën aty ku është sot Kukësi i Vjetër, duke formuar qytetin e Kukësit në 1925-ën. Me dhjetëra familje të tjera gjakovare u vendosën dhe në Shkodër, Tiranë e qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë. Gjatë periudhës së Luftës së II Botërore kur Gjakova ishte pjesë e Mbretërisë së Shqipërisë nën pushtimin italian, pat kthim të ca familjeve që ikën nga pushtimi serb, për të ikur përsëri në dimër të vitit 1944 e pranverë të vitit 1945 me rikthimin e forcave serbe në Gjakovë.

Koha nën Jugosllavi dhe lufta çlirimtare

Redakto

Gjeografia

Redakto

Gjakova gjendet në pjesën jugperëndimore të Kosovës. Në veri-lindje të qytetit hapet fusha e Metohisë perëndimore të Kosovës, ndërsa në jug-perëndim ngrihet maja e Alpeve Shqiptare. Qyteti ndodhet gjithashtu në hyrje të lumit të Erenikut, ku lumi Krena rrjedh nga veriu drejt përroit malor të Erenikut. Pas disa kilometrash derdhet në Drinin e Bardhë, lumin më të gjatë në Kosovë.

Gjakova ka një klimë subtropikale të lagësht (Cfa) sipas klasifikimit klimatik Köppen me një temperaturë mesatare vjetore prej 11.5 °C.[3] Muaji më i ngrohtë në Gjakovë është gushti me temperaturë mesatare prej 22,5 °C, ndërsa muaji më i ftohtë është janari me temperaturë mesatare prej 0,7 °C.[3]

Popullsia

Redakto

Popullsia e Gjakovës është afërsisht 100 000 banorë dhe përbëhet në masën mbi 96% nga shqiptarë, kurse pjesa tjetër janë kryesisht magjypë të shqiptarizuar.

Shiko dhe këtë

Redakto

Numrat Postal

Redakto

Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Gjakovën ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabel.

Kodi Postar i Kosovës - 50000 Gjakovë
Qarku Komuna vendbanimi Numri
Gjakovë Gjakova Gjakova 50000
Gjakovë Gjakova Gjakovë 1 50010
Gjakovë Gjakova Gjakovë 4 50040
Gjakovë Gjakova Gjakovë 5 50050
Gjakovë Gjakova Gjakovë 6 50060
Gjakovë Gjakova Gjakovë 7 50070
Gjakovë Gjakova Gjakovë 8 50080
Gjakovë Gjakova Gjakovë 9 50090
Gjakovë Gjakova Gjakovë 10 50100
Gjakovë Gjakova Bishtazhin 50500
Gjakovë Deçan Deçan 51000
Gjakovë Deçan Junik 51050
Ref: PTK

Galeria

Redakto

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ a b Fejaz Drançolli në revistën DITURIA ISLAME - Trashëgimi:Xhamia e Hadumit. Nr.206, Fq.29 - KBI e Kosovës - Prishtinë, shtypi Koha - Prishtinë; PDF në internet[lidhje e vdekur]
  2. ^ Sami Frashëri në Kamus Al Alam
  3. ^ a b "Climate: Gjakova" (në anglisht). Climate-Data. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2021. Marrë më 5 tetor 2021.

Lidhje të jashtme

Redakto
  • GjakovaPress - Gazet lokale me të dhëna të reja të përgjithëshme nga Gjakova.