Tringë Smajl Martini Ivezaj (1870–1917), e njohur si Tringë Smajli, dhe Albanian Joan of Arc jashtë Shqipërisë, ishte një luftëtare guerile shqiptare e cila luftoj kundër Perandorisë Osmane në rajonin Malësia e Madhe. Ajo ishte vajza e Smajl Martinit, udhëheqës dhe Bajraktarë i fisit të Grudës.

Tringë Smajlja

Familja

Redakto

Tringa lindi në vitin 1870.[1] Babai i saj Smajl Martini ishte lider i fisit Grudë (i vendosur në juglindje të Malit të Zi).[2] Nënshkrimi i tij shfaqet në peticionet protestuese të fiseve veriore shqiptare që i dërgoheshin ambasadorëve evropiane dhe këshillave të akredituara në Perandorinë Osmane, p.sh. një rast më 9 maj, 1878 i dërguar Ambasadorit Francez në Stamboll, ose ai i 15 qershorit, 1878. Peticionet kanë shprehur terrorin dhe mosmiratimin e fiseve shqiptare për vendimet e Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit, i cili kishte dhënë shumë pjesë të Vilajetit të Shkodrës, Principatës së Malit të Zi.[3] Ai u bë shumë aktiv gjatë Lidhjes së Prizrenit, duke u bashkuar me kryengritësit deri në fund të organizimeve; më pas ai u arrestua në vitin 1886, dhe u burgos në Anadoll, nga ku ai nuk u kthye më. Përveç kësaj, dy djemtë e Smajlit, Gjon dhe Zef, vëllezërit e Tringës, gjithashtu u bashkuan me Lidhjen dhe u vranë në betejë në vitin 1883.[3]

 

Në kohën e vdekjes së vëllezërve të saj, Tringa u betua se nuk do të braktisë shtëpinë, nuk do të martohet kurrë. Ajo nuk ndërroi veshjen, por veproi dhe luftoi e veshur me xhubletë shqiptare, në vend të stolive në brez ngjeshi alltinë e rripin me fishekë, ndërkaq në krah vuri armën.

Tringa veprimtarinë e sajë patriotike e vazhdoi me kushëririn e saj të parë (djalin e axhës) Dedë Nikën, Bajraktarë i Grudës, i cili pas internimit të Smajl Martinit, zevendësoi rrolin e Smajlit.

Tringa u bashkua me kryengritësit dhe u dallua në Betejën e Deçiqit.[3] Ajo mori pjesë në Memorandumin e Greçës, më 23 qershor, 1911. Aktiviteti i saj kryengritës vazhdoi edhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912).

Ajo kurrë nuk u martua dhe nuk kishte fëmijë, pasi ajo më herët ishte betuar. Ajo vdiq në 2 nëntor, 1917, dhe u varros në tokën familjare të varrimit në malet e Grudës brenda fshatin Kshevë, sot në Mal të Zi. Dy vjet më vonë, ushtria malazeze (pjesë e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve) shkatërroi varrin e saj, derisa bastiste zonën.[3]

Trashëgimia

Redakto
 
Yanitza, Zhan d arke shqiptare - Ilustrim i vitit 1911

Heroizmi i saj e bëri atë të famshme dhe janë regjistruar këngëve epike malazez dhe shqiptare. Versioni folklorik i heroizmit të saj tregon një zinxhir pak më të ndryshme të ngjarjeve: Smajl Martini, kreu i klanit u rrëmbye në vitin 1911 në Vranjë nga osmanët, dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë, duke e detyruar Tringën që të zë vendin e babait të saj.[4] Që nga kryengritja e Malësorëve në vitin 1911 u mbështet nga Mbreti Nikola Petroviç, kënga epike e përjashtoi historinë e vërtetë të vdekjes së babait të saj, duke fshehur të gjitha kujtimet e periudhës së Lidhjes së Prizren, e cila do të sjellë përsëri mosmarrëveshjet territoriale në mes të shqiptarëve dhe Mbretërisë së Malit të Zi. Për ironi, konflikti midis Shqiptarëve dhe Malit të Zi do të përsëritet menjëherë pas. Në vitin 1911, gazeta New York Times e përshkroi Tringë Smajlin si "Zhan d arke shqiptare", bazuar në historinë në versionin malazeze, të cilën korrespodenti i Times e kishte dëgjuat diku në Podgoricë.[4] Ai e përshkruan Tringën si "një grua të bukur e re", përveç heroizmit të saj.
Legjenda e saj jeton në të gjithë Ballkanin si një nga gratë më heroike të luftëtarëve në historinë e rajonit.[5]

Disa rrugë në Kosovë dhe Shqipëri janë emëruar pas saj dhe ajo është Heroinë e Popullit të Shqipërisë.

Shih edhe

Redakto

Dokumentar

Redakto

https://www.youtube.com/watch?v=p6s7skmh1vE

Bibliografia

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Qemal Haxhihasani; Agron Xhagolli; Instituti i Kulturës Popullore (Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë) (1985). Folklor kosovar. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore. fq. 1880.
  2. ^ Edi Shukriu (2000). Gra të shquara shqiptare. Vëll. 1. Prishtina: Teuta. fq. 54. OCLC 630465842. Marrë më 2013-11-10.
  3. ^ a b c d Pollo, Stefanaq; Pulaha, Selami (1978). Akte te Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 : memorandume, vendime, protesta, thirrje. Tirana, Albania: Academy of Science of Albanian SPR, Institute of History. fq. 30–33, 37, 55–57, 92–93, 97–98, 100. OCLC 18832697.
  4. ^ a b "ALBANIAN JOAN OF ARC.; Handsome Heroine Takes Father's Place and Vanquishes Turks.", New York Times (në anglisht) (bot. PARTS III AND IV), fq. C3, 1911-05-21, marrë më 2013-11-10
  5. ^ Savez udruženja folklorista Jugoslavije. Kongres. (1980), Rad ... Kongresa Saveza folklorista Jugoslavije. (në serbisht), Cetinje, Yugoslavia, fq. 219, OCLC 8509246, marrë më 2013-11-10{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)