Adaks
Adaksi (Addax), i njohur edhe si antilopa e bardhë ose antilopa brirë vidë, është një specie antilope e genus -it Addax që jeton në shkretëtirën e Saharasë. Është përshkruar për herë të parë nga Henry de Blainville në 1816. Siç sugjerohet nga emri i saj alternativë, kjo antilopë ka brirë të përdredhur ,të gjatë 55 deri 80 cm tek femrat dhe 70 deri 85 cm tek meshkujt. Është një specje që ka diformizëm seksual (femrat jan më të vogla se meshkujt). Ngjyra e gëzofit ndryshon në bazë të stazhonit:në dimër është gri-kafe me pjesë të bardha (këmbët) dhe i kaftë tek koka,shpatullat dhe qafa-në verë gëzofi bëhet gati plotësisht i bardhë ose ngjyrë të verdhë si rëra.
Adaksi | |
---|---|
Në Marok | |
Statusi i ruajtjes | |
Klasifikimi shkencor | |
Unrecognized taxon (fix): | Addax |
Lloji: | Template:Taxonomy/AddaxA. nasomaculatus
|
Emri binomial | |
Addax nasomaculatus (Blainville, 1816)[2]
| |
Përhapja e adaksit (IUCN 2015) I pranishëm (residient)
I risjellur
| |
Sinonimet | |
|
Adaksi ushqehet më së shumti me bar,gjethe ferrash lehtësisht të arritëshme,shkurre dhe bimë të vogla.Kjo kafshë është mësuar të jetojë në zona të shkreta duke mos pirë ujë edhe për kohë të zgjatura.Adaksi jeton në tufa me rreth 20 individë,bashk meshkuj dhe femra,por udhëhiqen nga femra më e vjetër e tufës.Për shkak të mungesës së shpejtësis,kjo antilopë është nje preh e lehtë për shumë grabitqarë: luan,leopard,gepardi,qeni i egër afrikan dhe në fund njeriu .Sezoni i lindjeve arrin kulmin e tij ne dimër dhe në fillim te pranverës.Habitati natyror i adaksit përbëhet nga zonat e thata,gjysem shkretëtirat dhe shkretëtirat ranore ose gurore.
Adaksi është një specie e rrezikuar në mënyrë kritike në Listën e Kuqe BNRN-së .Ndonëse tashmë tejmase e rrallë në natyre, gjëndet në numra mjaft të larta në kaptivitet.Adaksi ka qënë mjaft i përhapur në Afrikën veriore ,natyrshëm në Chad,Mauritani dhe Nigeri. Është i zhdukur nga Algjeria ,Libia,Egjipti,Sudani dhe tërë Sahara perëndimore. Së fundmi është liruar përsëri nga njeriu në Marok dhe Tunizi.
Taksonomia dhe emërimi
RedaktoKjo antilop është përshkruar për herë të parë nga zoologu dhe anatomisti francez Henri Blainville në 1816.Vendoset në genusin monotipik Addax dhe në familjen Bovidae.
Emri gjenerik Addax besohet te vij nga një fjalë arabe që nënkupton një kafshë të egër me brirë të shtrembruara.Emri specifik nasomaculatus vjen nga latinishtja dhe nënkupton "hundë (nasus) me njolla(maculatus)",duke u rrëfyer njollave në fëtyren e kësaj antilope.Beduinët përdorin një emër tjetër për adaksin : fjala arabe bakr(ose bagr) al wash,që përkthehet si "lopë e egër"(fjala përdoret edhe për thundrak të tjerë gjithashtu) . Emra të tjerë të kesaj antilope jan "antilopa e bardhë" ose "antilopa me brirë si vida"
Gjenetika
RedaktoAdaksi ka 29 çifte kromosomash. Të gjithë kromozomat janë Akrocentrik,me përjashtim të çiftit të parë të autosomëve që jan submetacentrik.Kromozoma X është më i madhi nga akrocentrikët, kurse kromozoma Y është masë mesatare.Krahët të shkurtër dhe të gjatë të çifteve të autosomave submetacentrike korespondojn respektivisht kromozave 27 dhe 1 të gjedhëve dhe dhive.Në një studim,modeli i kromozave të adaksit është zbuluar të jetë i ngjashëm me atë të katër specjeve të tjera të nënfamiljes Hippotraginae.
Historia dhe gjendjet fosile
RedaktoNë kohët e lashta,adaksi gjëndej nga Afrika Verjore përmes Arabisë dhe Lindjes.Pikturat e një varri të vitit 2500 P.K. tregojn të paktën një zbutje parciale të adaksit nga Egjptianët e lasht.Këto piktura tregojn adaksin edhe disa antilopa të tjera të lidhura me litar rreth hunjëve.Numri i adaksëve të kapur konsiderohej si një tregues të vendodhjes të lart sociale dhe ekonomike në shoqeri. . Pygarg ("prapanicë e bardhë") ,kafsha e përmendur në Bibël, Deuteronomi 14:5, besohet të jetë një adaks. Sot gjuetia pa leje e ka zhdukur këtë specje nga Egjipti që në 1960.
Fosile adaksi jan gjendur në katër vendodhje në Egjipt - një fosil I vitit 7000 p.K. nga Deti i Madh i Rërës,një i vitit 5000-6000 p.K. nga Djara,një i vitit 4000-7000 p.K nga Abu Ballas Stufenmland dhe një i vitit 5000 p.K. nga Gilf Kebir.Përveç ketyre, fosile janë zbuluar në Mittleres Wadk Howar (viti 6300 p.K.), dhe fosile të Pleistocenit nga Grotte Neandertaliens,Jebel Irhoud dhe Parc d'Hydra.
Përshkrim fizik
Redakto
Adaksi është një antilopë me brirë si spirale. Meshkujt jan të lart nga 105 deri 115 cm tek shpatullat,kurse femra nga 95 deri 110 cm.Ata janë seksualisht dimorfik,ngaqë femrat janë më të vogla se meshkujt.Gjatësia kokë-trup në të dyja gjinit është 120 deri 130 cm,me një bisht të gjatë 25 deri 35 cm. Pesha e meshkujve lëkundet nga 100 deri 125 kg ,dhe e femrave nga 60 deri 90 kg.
Ngjyra e gëzofit të adaksit ndryshon me sezone.Në dimër është gri-kafe dhe e bardhë te këmbet,me qime të gjata dhe të kafta te koka,qafa dhe shpatullat.Në verë gëzofi bëhet gati tërsisht i bardhë ose bjond-rërë.Koka është e shënuar nga një njollë të kaftë ose të bardhë që formon një 'X' mbi hundën Kanë vrima hundësh të kuqe të spikatura dhe mjekër të ashpër. Qime të gjata dhe të zeza dalin midis brirëve të harkuara dhe spiralizuara,duke përfunduar me një krifë të shkurtër mbi qafë.
Brirët,të cilat gjinden mbi meshkuj edhe femra,kanë dy ose tre kthesa dhe janë zakonisht 55-80 cm tek femrat dhe 70-85 cm tek meshkujt,pavarësisht faktit që recordi në gjatësi është 109.2 cm.Pjesa e poshtme dhe e mesme janë të shënuara nga 30 deri 35 rruaza.Bishti është i shkurtër dhe i hollë, dhe përfundon me një shukë flokësh të zinjë.Thundrat janë të gjëra me shollë të sheshtë dhe me dy maja që e ndihmojnë të ec në rërën e but. Të katër këmbët kanë gjëndra me erë. Jeta e adaksit arrin 19 vitet në natyrë,dhe zgjatet deri në 25 vite në kaptivitet.
Adaksi gjason shumë me Oriksin me brirë si këllëç,por dallohet nga brirët dhe njollat në fytyrë. Adaksi dallohet nga antilopat e tjera për shkak të dhëmbëve të gjërë dhe katrorë si gjedhet,dhe i mungojn gjëndrat tipike në fytyrë.
Kafshë në Parkun Kombëtar Souss-Massa, Marok
Redakto-
mashkull i rritur edhe një i ri
-
femër
-
i ri
-
koka e një të rrituri të ri
Parasit
RedaktoAdaksët hasin parasit më së shumti në kushte klimaterike të lagështa.Adaksët shpesh janë infektuar nga nematoda të superfamiljeve Trichostronglyoidea dhe Strongyloidea.Në nje ranch ekzotik në Texas,një adaks u gjet mbartës i nematodëve Haemonchus contortus dhe Longistrongylus curvispiculum në abomazin e tij,nga të cilët ,të parët në numër më të madh.
Sjellja dhe ekologjia
RedaktoKëto kafshë janë më së shumti kafshë nate,në veçanti në verë. Gjatë ditës gërmojnë në rërë në zona me hije dhe pushojnë brënda ketyre gropave që bëjne ,të cilat i mbrojnë edhe nga stuhitë me rërë.Kopeja e adaksëve përmban si meshkuj ashtu edhe femrat ,duke arritur një numër individësh që shkon deri në 20. Janë përgjesisht kafshë jo shtegtare ,të cilat lëvizin vetëm në kërkim të udhqimit.Kanë një strukturë sociale të fort,me shumë mundësi e bazuar mbi moshën, dhe kopet drejtohen nga femra më e moshuar.Janë të aftë të ndjekin shirat ,prandaj i drejtohen zonave ku bimësia është më e bollshme.Meshkujt janë territorjal dhe mbrojn femrat,kurse këto të fundit stabilizojn hierarkin e tyre dominuese.
Për shkak të levizjeve të ngadalta,adaksi është një preh e lehtë për grabitqarë si luani,Qeni i egër afrikan,gepardi(ose çita),leopardi dhe njeriu. Karakalët,hienat dhe servalët sulmojn këlyshët.Adaksi nuk është i egër,ndonëse individ mund të sulmojn nëse bezdisen.
Adaptimi
RedaktoAdaksi është një kafshë më se e përshtatur kushteve ekstreme të shkretëtirës së thellë.Mund të mbijetojnë pa ujë ngaqë marrin lëngjet nga ushqimi i tyre dhe nga vesa që kondenson mbi bimët.Shkencëtarët besojnë që adaksi ka një linjë speciale në stomakun e tij që mbledh reserva në xhepa të mbrënshëm për kohërat më te thata.Prodhojnë gjithashtu urinë të concentruar që të kursejnë sa më shumë ujë. Ngjyra e zbehtë e gëzofit reflekton rrezet djellore dhe gjatësia dhe dendësia e tij ndihmon në regullimin e temperaturës trupore. Gjatë ditës adaksat grumbullohen bashkë në zona me hije ,dhe përgjatë netëve të freskëta pushojnë në gropa rëre.Kjo sjellje ndihmon në shpërndarjen e të ngrohtit trupor dhe në kursimin e ujtit duke freskuar trupin me anë të evaporimit.
Në një studim,tetë adaks në një diet kashte bari (Chloris gayana) u vëzhguan se si ndryshonin kohën e mbajtjes së ushqimit nga pjesa e tretjes. U zbulua që koha e mbajtjes së ushqimit është e gjatë për të nxjerr sa më shumë lëngje nga fermentimi i ushqimit.
Dieta
RedaktoAdaksi jeton në toka të shkreta ku ushqehet me bar dhe gjethe shkurresh,bimësh dhe ferrash që gjinden.Ushqimet kryesore janë ''Aristida'',''Panicum'' dhe ''Stipagrostis'' ,dhe gjethet të cilat hajn janë ato të Akacies në mungesë të ketyre barnave.Adaksi hanë vetëm disa pjesë të bimëve dhe është i prirë të kafshojë barin Aristida pak a shumë në të njëjtën lartësi. Përkundrazi,kur ushqehet me Panicum ,hanë filizat që janë më të butë dhe farat,të rëndësishme në dietën e tij duke qënë burimi kyesor për hasjen e proteinave.
Riprodhimi
RedaktoFemrat arrin pjekurin seksuale kur janë tre vjeçe kurse meshkujt kur janë dy vjeç.Mbarështimi ndodh gjatë gjith vitit,por arrin kulmin gjatë dimrit dhe fillimit të pranverës.Në Saharan Veriore,mbarështimi haset kryesisht në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës; në Saharan jugore, mbarështimi haset kryesisht nga shtatori dhe tetori dhe nga janari deri në gjysëm prill. Shtatëzania zgjatë 257-270 ditë (rreth 9 muaj).Femrat mund të lindin në këmbë ose të shtrira. Lindin zakonisht një fëmijë. Këlyshi peshon 5 kg në lindje dhe gjiri i pritet mbas 23-29 javësh.
Habitati dhe përhapja
RedaktoAdaksi banon rajone të thata,gjysëm të shkreta,ranore dhe shkretëtira guri.Mbijeton edhe në zona të thata ekstreme ,ku rëniet vjetore të shiut nuk arrin 100 mm.Banojnë gjithashtu shkretëtirat me bar( ''Stipagrostis'' edhe shkurre ''Cornulaca'').Habitati i adaksit kishte një shtrirje nga rajoni Sahelo-Saharjan i Afrikës ,deri në Nilë,duke prekur të gjithë shtetet ku ndodhet shkretëtira e Saharas,por sot e vetmja popullat që mbijeton vetë ndodhet Rezervën Temit Massif (Nigeri). Ka reportime vëzhgimesh nga lindja e Maleve të Ajrit (Nigeri) dhe Bodélé (Chad).Individë të rrallë shtegtues mund të shikohen në veri të Nigeris,jug të Algjeris dhe në Libi.Përflitet që antilopa ndodhet në kufirin Mali-Mauritani,edhe nëse nuk ka vëzhgime të konfirmuara.Adaksi ka qënë i zakonshëm në Afrik, autokton në Chad,Mauritani dhe Nigeri.Është i zhdukur në Algjeri,Egjipt,Libi,Sudan dhe në perëndim të Sahara.Është risjell në Marok dhe Tunizi.
Kërcënimet dhe konservimi
RedaktoRënie në popullatën e adaksit kan filluar nga mesi i 1800.Në kohët më të afërta,adaksi gjindej nga Algjeria në Sudan,por për shkak kryesisht të gjuetisë të tepërt ,habitati i tyre është limituar tejmase dhe janë bërë shumë të rrallë.
Adaksi është i lehtë për tu gjuajtur për shkak të ngadalësis të tij.Vrasjet rrugore nga makinat,armët e zjarrit për gjueti të lehtë dhe vendbanimet të nomadëve përgjatë burimeve ujore(zonat ku ushqehen gjat sezoneve të thata),kanë bërë që numri i këtyre antilopave të ulej tejmase.Mëtej,mishi i tyre është shumë i vyer.Kërcënime të tjera janë thatësirat në shkretëtirë,shkatërrimi i habitatit natyrorë për shkak të rritjes të vendbanimeve njerëzore dhe bujqësia.Më pak se 500 individë mendohet të jetojnë në natyrë sot,me shumicën e tyre të gjendur përmes rajonit të Termitit në Nigeri,rajoni Bodélé në Chad dhe Aoukar në Mauritani.
Sot ka më shumë se 600 adaks në programe mbarështimi në kaptivitet në Europë, në Rezervën Natyrore Yotvata Hai-Bar(Izrael),Sabratha(Libi) ,Kopështi Zoologjik Giza(Egjipt),Amerikën veriore,Japoni dhe Australi.Mëtej ka më shumë se 1000 individë në koleksione private dhe ranch në Shtetet e Bashkuara dhe në Lindjen e Mesme. Adaksi është i mbrojtur ligjërisht në Marok,Tunizi dhe Algjeri.Gjuetija e çdo llojë gazele dhe antilope është e ndaluar në Libi dhe Egjipt. Ndonëse rezervat të mëdhaja,si Malet Hoggar dhe Tasilli në Algjeri,Ténéré në Nigeri,Rezerva e Faunës e Ouadi Rimé-Ouadi Achim në Chad,dhe Parku Kombëtar Wadi Howar në Sudan,shtrihen në zonat ku përpara ndodhej adaksi,disa nuk përmbajn adaksët sot për sot sepse u mungojnë konditat e duhura dhe fondet.Adaksi është risjell në Parkun Kombëtar Bou-Hedma(Tunizi) dhe Parkun Kombëtar Souss-Mass (Marok).Çlirimi në natyrë është në proçes e sipër në Parkun Kombëtar Jebil (Tunizi) dhe Grand Erg Oriental (Sahara),dhe një tjetër është planifikuar në Marok.
Referime
Redakto- ^ IUCN SSC Antelope Specialist Group (2008). "Addax nasomaculatus". IUCN Red List of Threatened Species (në anglisht). 2008. Marrë më 13 nëntor 2008. Database entry includes justification for why this species is listed as critically endangered and the criteria used.
- ^ a b Wilson, D.E.; Reeder, D.M., red. (2005). Mammal Species of the World: A Taxonomic and Geographic Reference (në anglisht) (bot. 3rd). Johns Hopkins University Press. fq. 717. ISBN 978-0-8018-8221-0. OCLC 62265494.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaKrausman2007