Afrim Spahiu është kameraman, drejtor fotografie e profesor shqiptar. Lindi më 3 maj 1951Dibër ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin, ndërsa studimet e larta i përfundoi në Akademinë për Teatër, Film dhe Televizion në Universitetin e Zagrebit, në klasën e prof. Nikola Tanhofer, në vitin 1975. Më 1975-1976 ishte xhirues filmi në RTP, ndërsa në vitet 1976-1990 drejtor fotografie në Kosovafilm.

Afrim Spahiu
Afrim Spahiu

Në periudhën 1990-2002 u mor me aktivitete të ndryshme si disenjator, menaxhues dhe realizues i një morie projektesh artistike dhe komerciale nga veprimtaria e tij. Në vitet 2002-2005 ishte ligjërues dhe menaxhues i Institutit të Fotografisë dhe të Filmit “Gjon Mili”.Ligjëroi lëndën e fotografisë në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Tetovës.[1]

Drejtor i fotografisë

Redakto

Filma artistik

Redakto

Filma dokumentarë

Redakto
  • 1977 : “117”, regjia: Besim Sahatçiu, çmimi Grand Prix në Festivalin Jugosllav të Filmit Dokumentar dhe të Metrazhit të shkurtër;
  • 1979 : Shota, regjia: Muharem Qena;
  • 1980 : Gjyshi, regjia: Nezir Sefaj (punim diplome);
  • 1980 : Ah Xho, regjia: Isa Qosja (punim diplome);
  • 1980 : Loja e rufaive, regjia: Azem Shkreli dhe Gani Bobi;
  • 1981: Me arbëreshët e Italisë, regjia: Azem Shkreli.

Ekspozita

Redakto

Ekspozita individuale të fotografisë

Redakto
  • 1973 : Foajeu i Pallatit të Kulturës, Dibër;
  • 1985 : Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë;
  • 1986 : Photo Gallery, Novi Sad, Vojvodinë;
  • 1986 : Art Gallery Rikard Jakopic, Lubljanë, Slloveni;
  • 1986 : Photo Gallery, Piran Slloveni ;
  • 1987 : Art Gallery Dom Mladih, Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë ;
  • 1993 : Caffe Art Gallery, Pejë ;
  • 1994 : Caffe Gallery Cairos, Prishtinë ;
  • 2006 : Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
  • 2013 : Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë.
  • 2014 : Galeria e Ministrisë së Kulturës, Prishtinë.
  • 2019 : Galeria e Nacionale e Maqedonisë Veriore - "Chifte Hamam" Shkup

Ekspozita të përbashkëta të fotografisë

Redakto
  • 1975 — 1990: Pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat e SHAAK në vend dhe jashtë vendit;
  • 2000: Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë Artistike Marubi 2000, Tiranë, Galeria Kombëtare e Arteve;
  • 2003: Organizator i FOTO MARATONËS së parë në Prishtinë, me mbi 500 pjesëmarrës;
  • 2005: Kurator i Ekspozitës së pestë Ndërkombëtare të Fotografisë Artistike GJON MILI, Galeria Kombëtare e Arteve, Prishtinë.

Monografitë

Redakto
  • 1982 - "Kosova", Edicioni i Rilindjes. 1983 - "Biblioteka Kombëtare", Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës. 1986 - "Hani i Elezit", Fabrika e cementit SHARR. 2001 - "Arti bashkëkohor i Kosovës", Galeria Kombëtare e Kosovës. 2007 - "Agim Çavdarbasha", Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. 2011 - "Kosova", Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës.

Shpërblimet

Redakto
  • 1969 - Çmimi për fotografinë më të mirë nga ekrani TV - emisioni Maksimetar TVB. 1977 – Çmimi për fotografinë më të mirë nga SHAAK (Shoqata e Artistëve Aplikativë të Kosovës). 1977 - Çmimi GRAND PRIX për filmin “117”në Festivalin XXIV jugosllav të Filmit Dokumentar dhe të Metrazhit të Shkurtër, Beograd. 1980 – Çmimi “Milton Manaki”, Festivali XXVII jugosllav i Filmit Dokumentar dhe i Metrazhit të Shkurtër, Beograd. 1982 - Çmimi për fotografinë në filmin "117", në Festivalin Milton Namaki, Manastir. 1984 – Çmimi për fotografinë më të mirë nga SHAAK (Shoqata e Artistëve Aplikativë të Kosovës). 1986 – Plaketa dhe Mirënjohje e posaçme për kontributin në afirmimin e artit skenik të Teatrit Popullor Krahinor , Prishtinë. 1986 - Çmimi GRAND PRIX për filmin Proka në Festivalin e të rinjve në Cannes- Francë. 1996- Filmi “Kolonel Bunker” konkurron për çmimin Oscar, mirëpritet ... 2000 - Çmimi I-rë për fotografinë e filmit artistik "Kolonel Bunker", në Festivalin e XI të Filmit Shqiptar, Tiranë. 2006 - Çmimi I-rë për fotografinë më të mirë për filmin artistik "Lule të kuqe, lule të zeza", në Festivalin XII të Filmit Shqiptar, Tiranë. 2012 - Çmimi për fotografi në ekspozitën mbarëkombëtare “Salloni i Nëntorit” Gostivar.

Lidhje të jashtme

Redakto

Referencat

Redakto
  1. ^ Fjalori Enciklopedik i Kosovës, Vëllimi II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, f. 1520.