David Guetta
Pierre David Guetta (lindur më 7 nëntor, 1967), i njohur me emrin e profesionit si David Guetta, është një prodhues i muzikës house dhe DJ francez[1]. Fillimisht një DJ në klubet e natës gjatë viteve 1980 dhe 1990, ai bashkë-themeloi Gum Productions dhe lëshoi albumin e tij të parë, Just a Little More Love, në vitin 2001. Më vonë, ai lëshoi Guetta Blaster (2004) dhe Pop Life (2007). Albumi i tij i vitit 2009 One Love përfshirë edhe këngët e populluara si "When Love Takes Over" (bashkë me Kelly Rowland), "Gettin' Over You" (bashkë me Chris Willis, Fergie & LMFAO) dhe "Sexy Bitch" (bashkë me Akon), kënga e fundit u bë pjesë e 5 këngëve të kryes së listës në SHBA dhe që të tre këngët janë rradhitur në vendin parë #1 në Britani të Madhe. Guetta ka shitur mbi 3 milion albume dhe 15 milion këngë në gjithë botën [2]. Ai është aktualisht një prej prodhuesëve muzikor më të kërkuar [3]. Për vitin 2012, David Guetta është DJ më i famshëm në botë, duke marrë pozitën e #1 në sondazhin e famshëm DJ Mag 100 [4].
David Guetta | |
---|---|
Informata themelore | |
Emri i lindjes | Pierre David Guetta |
Lindi | 7 nëntor 1967 (57 vjeç) Paris, Francë |
Zhanret | Electro house Hip house |
Profesioni | DJ, prodhues (producent), tekstshkrues |
Vitet aktive | 1984–prezent |
Labeli | EMI Music France, Virgin, Positiva, Astralwerks |
Uebfaqja | davidguetta |
Biografia
Redakto1984–2000: Kariera e hershme
RedaktoNë moshën 17 vjeç, Guetta filloi performimin si DJ në Broad Club në Paris [5]. Ai filloi të luaj këngë popullore, dhe ai zbuloi muzikën House, kur ai dëgjoi një këngë të Farley Funk Jackmaster në një radio franceze në 1987. Vitin e ardhshëm, ai filloi mbajtjen e shfaqjeve në klubin e tij [6]. Në 1990, ai lëshoi "Nation Rap", një bashkëpunim me raperin francez të muzikës hip-hop, Sidney Duteil [7].
Në fillim të viteve 1990, Guetta luajti në klube, "Le Centrale", "Rex", "Le Boy", dhe "Folies Pigalle" [5][8] Publikuar në vitin 1994,[7] kënga e parë e Guetta-s, ishte një bashkëpunim me këngëtarin amerikan të muzikë house Robert Owens titulluar "Up & Away", ishte një hit i vogël[6]. Në vitin 1995, David Guetta u bë menaxher i klubit të natës Le Palace dhe vazhdoj të organizoj festa aty dhe në klube të tjera, si festa "Scream" në Les Bains Douches.[9]
2001–2006: Just a Little More Love dhe Guetta Blaster
Redakto- Just a Little More Love
Në 2001, David Guetta së bashku me Joakim Garraud themeluan Gum Productions, dhe në të njëjtin vit u lëshua kënga hit e Guetta's, "Just a Little More Love", në bashkëpunim me këngëtarin amerikan Chris Willis. Willis ishte me pushime në Francë, kur ai u takua Guetta [6]. Albumi debutues i Guetta's Just a Little More Loveu lëshua në vitin 2002 në Virgin Records dhe u shitën mbi 300.000 kopje. Kënga pasuese, "Love Don't Let Me Go", u lëshua në 2002. Guetta lëshoj një përmbledhje, Fuck Me I'm Famous, në 2003, emërtuar pas një party të tij në Ibiza. Ai përfshin "Just For One Day (Heroes)", një remix i këngës "Heroes" të David Bowie [6]. Më pas në karrierën e tij, Guetta vazhdoi regjistrimin e një përmbledhje nën këtë titull.
- Guetta Blaster
Albumi i dytë Guetta-së, Guetta Blaster u lëshua në vitin 2004 dhe që përmban këngën "The World is Mine" bashkëpunim me JD Davis. Në vitin 2006, "Love Don't Let Me Go" u lëshua me "Tocadisco" remix të "Walking Away" nga The Egg.
2007–2008: Pop Life
RedaktoNë vitin 2007 u lëshua albumi i tretë i Guetta-s, Pop Life. Albumi i shte i suksesshëm Britaninë e Madhe dhe Irland si dhe në Evropë. Sipas EMI në vitin 2010, në të gjithë botën janë shitur gjithsej 530,000 kopje të albumit. Kënga kryesore "Love Is Gone" arriti Number 1 në listën e "American Dance Chart" dhe u rëndit në "Billboard Hot 100".
Ai luajti në disa shtete rreth botës për ta promovuar albumin. Ai luajti në Mauritius në janar 2008, i shoqëruar nga rapperi francez, JoeyStarr. Në vitin e njëjtë, ai dhe gruaja e tij Cathy gjithashtu planifikuan një event të ri në Stade de France në 5 korrik 2008. Eventi u quajt "UNIGHTED", ai performoj me Tiësto, Carl Cox, Joachim Garraud dhe Martin Solveig para në publiku prej rreth 40,000 fansash [10].
Në vitin 2009, ai u klasifikua i treti në "Top 100 DJs" nga DJ Magazine,[11] dhe u kandidua për "Best House DJ" nga DJ Awards në 2008. Që prej muajit prill të vitit 2009, Guetta ka pasur paraqitjen në radio në stacionin e radios në internet RauteMusik të shtunën në mbrëmje. Paraqitja lëvizi në një radio tjetër, Radio 538, duke qënë drejtpërdrejt çdo të premte në mbrëmje pas Tiësto's Club Life. Emri i tij është DJ Mix. Guetta performon një orë house music, paraqet kryesisht talentet të reja.
2009–2010: One Love dhe prodhime për artistë të tjerë
RedaktoAlbumi katërt i David Guetta-s, One Love, u lëshua në gusht 2009. Kënga e parë "When Love Takes Over", një bashkëpunim me Kelly Rowland, u rëndit nr. #1 në listën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe kryesoj në shumë vende tjera të botës. Kënga e tij e dytë e albumit, "Sexy Bitch" bashkëpunim me Akon, u bë kënga e dyte e tij që radhitet nr. #1 në Mbretërinë e Bashkuar. Të ndjekur nga këngë t tjera "One Love" bashkëpunimi me Estelle, "Memories" bashkëpunim me Kid Cudi dhe "Gettin' Over You" bashkëpunim me Chris Willis, Fergie dhe LMFAO. Në maj 2011 albumi kishte shitur tre milion kopje në të gjithë botën.[12]. Albumi i katërt i Guetta-s One Love u nominua si "Best Electronic/Dance Album" në 52nd Grammy Awards [13]. Kënga e tij "When Love Takes Over" në bashkëpunim me këngëtaren amerikane të uzikë R&B Kelly Rowland mori dy nominime; Best Dance Recording dhe Best Remixed Recording, Non-Classical, dhe e fituan të fundit. Pas konfliktit në albumin, One More Love u lëshua në 29 nëntor 2010. Kënga e parë, u quajt "Who's That Chick?" bashkëpunim me Rihanna u lëshua disa javë më herët [14].
Në 16 qershor 2009, The Black Eyed Peas lëshoi prodhimin e David Guetta "I Gotta Feeling" si këngën e tyre të dytëprej albumit të tyre të pestë, The E.N.D.. Kënga u rëndit në kry të listave në 17 shtete në të gjithë botën. U bë kënga më e shkarkuar e të gjitha kohrave në Shtetet e Bashkuara rreth 7.5 milion shkarkime dhe në Britani të Madhe shiti më shumë se 1 milion kopje [15][16]. Ai u nominua dy herë për punën e tij me The Black Eyed Peas në 52nd Grammy Awards; në kategorinë "Record of the Year" për "I Gotta Feeling" dhe "Album of the Year" për albumi e tyre The E.N.D.. Në vitin 2010, David Guetta bashkë-shkruajti dhe prodhoj këngën e Kelly Rowland, "Commander" prej albumit të saj të tretë Here I Am. Ajo zuri vendin e parë në listën e Hot Dance Club Songs të Billboard në Stetet e Bashkuara, dhe arriti në top 10 pozicionet Belgjikë dhe Mretëri të Bashkuar. Guetta gjithashtu është bashkë-prodhues i "Forever and a Day", e cila ishte kënga e ardhshme e Kelly prej atij albumi[17][18]. Guetta gjithashtu prodhoj edhe këngën "Acapella" dhe "Scream" për studio albumin e pestë të tekstshkruesit të këngëve, amerikanin Kelis, Flesh Tone, të lëshuar më 14 maj 2010. "Acapella" u lëshua si këngë kryesore në 23 shkurt 2010 dhe kryesoj lista "dance" Mbretërinëe Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Në 28 qershor 2010 rapperi amerikan Flo Rida lëshoi këngën "Club Can't Handle Me" bashkëpunim me David Guetta. Kënga u fut në muzikën e filmit Step Up 3D.
2011–prezent: Nothing But the Beat
RedaktoStudio albumi i pestë i Guetta-s, Nothing But the Beat u lëshua më 30 gusht, 2011. Albumi do të lëshohet si një album duble-disc(dy disqe); një disk do të jetë me vokal, ndërsa tjetri do të jetë "electronic" [19]. DJ francez u inspirua nga rock band-ët si Kings of Leon dhe Coldplay për të shtuar ndikimin rock në prodhimet e tij "dance".[20] "Where Them Girls At" bashkëpunim me Nicki Minaj dhe Flo Rida, kënga e parë e albumit, u lëshua në mbarë botën 2 maj, 2011 [21][22]. "Little Bad Girl" bashkëpunim me Ludacris dhe Taio Cruz, u lëshua u lëshua si këngë e dytë në 28 qershor, 2011 [19][23]. Kënga e tretë është vendosur të jetë "Without U" bashkëpunim me Usher. Guetta gjithashtu lëshoj edhe tre këngë promovuese Nothing But the Beat, "Titanium" bashkëpunim me Sia, "Lunar me Afrojack dhe "Night of Your Life" bashkëpunim Jennifer Hudson. Albumi gjithashtu përfshin edhe këngën hit "Sweat" bashkëpunim me Snoop Dogg.
Jeta personale
RedaktoDavid Guetta i lindur dhe rritur në Francë. Babai i tij ishte pronar restoranti, me origjinë marokene çifute,[24] dhe nëna e tij është me preardhje belge.[25][26][27] David Guetta është i martuar me Cathy Guetta dhe ka dy fëmijë, Tim Elvis (lindur 2004) dhe Angie (lindur 2007).
Diskografia
Redakto- Artikuj kryesore: Diskografia e David Guetta
- Just a Little More Love (2002)
- Guetta Blaster (2004)
- Pop Life (2007)
- One Love (2009)
- Nothing But the Beat (2011)
Çmimet
RedaktoViti | Çmimi | Kategoria | Puna e nominuar | Përfundimi |
---|---|---|---|---|
2006 | DJ Awards | Best House DJ | Kandidat/e | |
2007 | Best International DJ | Fitues/e | ||
Best Ibiza Night | Fitues/e | |||
World Music Awards | World's Best Selling DJ | Fitues/e | ||
TMF Awards | Best Dance Act | Kandidat/e | ||
2008 | DJ Awards | Best House DJ | Fitues/e | |
MTV Europe Music Awards | Best French Act | Kandidat/e | ||
2009 | DJ Awards | Best House DJ | Kandidat/e | |
DJ Magazine | Top 100 DJs | Vendi i tretë | ||
2010 | Grammy Awards[13] | Record of the Year | "I Gotta Feeling" (me The Black Eyed Peas) |
Kandidat/e |
Best Dance Recording | "When Love Takes Over" (me Kelly Rowland) |
Kandidat/e | ||
Best Remixed Recording, Non-Classical | Fitues/e | |||
Best Electronic/Dance Album | One Love | Kandidat/e | ||
World Music Awards[28] | Best DJ | Fitues/e | ||
Best Producer | Fitues/e | |||
Best Selling French artist | Fitues/e | |||
NRJ Music Awards | International Album of the Year | One Love | Fitues/e | |
DJ Magazine | Top 100 DJs | Vendi i dytë | ||
2011 | Grammy Awards | Best Remixed Recording, Non-Classical | "Revolver" (me Madonna) |
Fitues/e |
MTV Europe Music Awards | Best Male | Kandidat/e | ||
Best French Act | Kandidat/e | |||
DJ Magazine | Top 100 DJs | Fitues/e | ||
2012 | Brit Awards | International Male Solo Artist | Himself | Kandidat/e[29] |
Grammy Awards[30] | Best Dance Recording | "Sunshine" (w/ Avicii) | Kandidat/e | |
Best Dance/Electronica Album | Nothing but the Beat | Kandidat/e |
Burimi
Redakto- ^ ACE Title Search - Works written by: GUETTA PIERRE DAVID Arkivuar 12 tetor 2011 tek Wayback Machine. ASCAP. Marrë 18/12/2011.
- ^ Otter, Charlotte (22 tetor 2010). "Music Week – Music Week – Music business magazine – F*** Me I'm Famous goes global". Music Week. Marrë më 2010-10-23.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ David Guetta: the man taking dance music into the US charts – The Guardian 1 June 2010
- ^ Loben, Carl. "DJ Mag Top 100 DJs". DJ Mag. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2012. Marrë më 13 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "David Guetta". Ultra Music. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2012. Marrë më 29 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Jeffries, David (2008). "David Guetta: Biography" (në anglisht). allmusic. Marrë më 25 korrik 2010.
- ^ a b David Guetta Discography discogs.com
- ^ D'Alguerre, Benjamin. "David Guetta: Bio complète". MTV France. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2014. Marrë më 29 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "David Guetta Artist Profile". wantickets.com. Marrë më 29 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "UNIGHTED Energized by Burn Intense Energy and Cathy Guetta" (në anglisht). Unightedbycathyguetta.com. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2011. Marrë më 2011-08-03.
- ^ "DJ Mag – Top 100 DJs". Djmag.com. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2009. Marrë më 2011-08-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "David Guetta confirms new single and album | EMI Music". EMI. 5 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2011. Marrë më 2011-05-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "The 52nd Annual Grammy Awards Nominees List" (PDF). Grammy Award. National Academy of Recording Arts and Sciences. Marrë më 2009-12-28.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rihanna, Doritos Unveil Interactive Musical Experience for Fans Worldwide; Features Debut of New... – PLANO, Texas, 19 Oct. /PRNewswire/" (në anglisht). Texas: Prnewswire.com. Marrë më 2011-08-03.
- ^ Whitworth, Dan (21 qershor 2010). "Black Eyed Peas set downloads record" (në anglisht). BBC News. Marrë më 2010-08-14.
- ^ Mason, Kerri (15 gusht 2010). "David Guetta: Inside His Latest Hit Parade, 'Nothin But the Beat'" (në anglisht). Billboard.com. Marrë më 2011-08-15.
- ^ Posted By: Sam (18 gusht 2010). "Exclusive: Kelly Rowland – 'Forever And A Day' (New UK Single) | ..::That Grape Juice // ThatGrapeJuice.net::.. || Thirsty?" (në anglisht). Thatgrapejuice.net. Marrë më 2011-08-03.
- ^ "YouTube – Kelly Rowland | Interview for Kelly's Official German site P2/2 | June 2010". Youtube.com. 29 korrik 2010. Marrë më 2011-08-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "David Guetta Announces New Album "Nothing But the Beat" | Astralwerks". Astralwerks. 22 qershor 2011. Marrë më 2011-06-23.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "DAVID GUETTA INSPIRED BY KINGS OF LEON". Daily Star (në anglisht). 23 gusht 2010.
- ^ Graff, Gary (10 maj 2011). "David Guetta Teams with Flo Rida, Nicki Minaj for 'Where Them Girls At'". Billboard (në anglisht). Detroit: Prometheus Global Media. Marrë më 2011-05-10.
- ^ Cochrane, Greg (4 maj 2011). "David Guetta employs 'investigator' over song theft". Newsbeat (në anglisht). BBC News. Marrë më 2011-05-10.
- ^ Corner, Lewis (10 maj 2011). "David Guetta confirms next single – Music News – Digital Spy". Digital Spy (në anglisht). Hachette Filipacchi UK. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2015. Marrë më 2011-05-10.
- ^ Mas, Isabelle (1 prill 2002). "Mon moteur, c'est la musique et le plaisir". L'expansion.com. L'express.fr. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2010. Marrë më 29 dhjetor 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Franca - ^ "Tomorrowland heeft een headliner te pakken" [Tomorrowland has a headliner deal]. Clint.be (në anglisht). 21 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2012. Marrë më 22 shtator 2011.
David Guetta, the French house DJ, who accidentally has another important link with Belgium - his mother is Belgian
- ^ "David Guetta ook dit jaar op Tomorrowland" [David Guetta this year also in Tomorrowland]. Knack. 22 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2014. Marrë më 22 shtator 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Robrecht van Goolen (23 tetor 2010). "Super DJ David Guetta gaf exclusieve show op Legendz in Luik" [DJ David Guetta gave an exclusive show at Legendz Liege]. Sterrennieuws. Marrë më 22 shtator 2011.
...de moeder van Guetta is afkomstig van Luik.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "World Music Awards 2010". Marrë më 2010-07-27.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Brit awards 2012: nominations in full". Brits (në anglisht). The Guardian. Marrë më 23 janar 2012.
- ^ "Grammy nominees/winners 2012". Grammys. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2011. Marrë më 12 shkurt 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- David Guetta Informacion në Ultra Records
- Review of 'Memories' on the Daily Music Guide
- David Jeffries. "David Guetta biography". Allmusic. Marrë më 22 shtator 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - David Guetta tek IMDb
- David Guetta at MySpace
- David Guetta në PACHA NEWS
- David Guetta në YouTube
- Official widget Arkivuar 27 prill 2010 tek Wayback Machine
- David Guetta në Billboard.com
- Faqja zyrtare e fansave Arkivuar 9 gusht 2020 tek Wayback Machine
- Review of 'Gettin Over you' on the Daily Music Guide