Dhimitër Xhuvani lindi më 23 maj 1934Pogradec. Studioi letërsiTiranë dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" të Moskës. Vdiq në Tiranë19 tetor 2009. Ishte djali i mësuesit të nderuar elbasanas Kostaq Xhuvanit.

Dhimitër Xhuvani
Emri Dhimitër
Mbiemri Xhuvani
Lindur më 1934
Lindur në Pogradec
Vdiq më 19 tetor 2009
Vdiq në Tiranë
Kombësia Shqiptare
Profesioni Shkrimtar

Në vitin 1944 familja e tij shpërngulet nga qyteti, kur ushtria gjermane vjen në Pogradec dhe ikën muhaxhir në Mokër, ku qëndron deri në çlirimin e vendit, dhe kthehet në Elbasan.

Dhimitri pas shkollës së mesme mjekësore punon në spitalet rurale të Gramshit, Librazhdit, Cërrikut, Peqinit. Shkëputet nga mjekësia dhe vazhdon studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë dhe më pas studion në Institutin "Gorki" të Moskës. Krahas punës së shkrimtarit, ushtroi edhe profesionin e mësuesit, gazetarit, redaktorit, montatorit, elektricistit, saldatorit.

Është fitues i shumë çmimeve letrare si dhe laureat i "Çmimit të Republikës", proza e tij është përkthyer në disa gjuhë si në italisht, frëngjisht, anglisht, rusisht, në gjuhën kineze dhe japoneze.

Tituj të veprave Redakto

Skenare filmash Redakto

2004 - I dashur armik

1999 - Funeral Business

1995 - Dashuria e fundit

1994 - Një ditë nga një jetë

1988 - Shpresa

1986 - Bardhësi

1986 - Kronikë e atyre netëve

1985 - Melodi e pandërprerë

1983 - Koha nuk pret

1979 - Përtej mureve të gurta

1975 - Rrugicat që kërkonin diell

1973 - Brazdat

1971 - Mëngjeze lufte

1970 - Montatorja

Referimet Redakto

  1. ^ a b c d e f g h i Gjovalin shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut