Beti e Shëmtuar
Beti e Shëmtuar (origj. Yo Soy Betty la Fea - sqt. Une jam Beti, e Shëmtuara) ishte një telenovelë e prodhuar në Kolumbi që u transmetua në vitin 1999 u transmetua. Në gjuhën shqipe, kjo telenovelë u transmetua e titruar në vitin 2005 në Top Channel (Shqipëri) dhe në Kohavision (Kosovë).
Beti e Shëmtuar | |
---|---|
Yo Soy Betty la Fea | |
Kategoria | Telenovelë, Dramë dhe Komedi |
Krijuar nga | Fernando Gaitan |
Marrin pjesë |
|
Theme music composer | Yolanda Rayo - Se Dice de Mi |
Shteti i origjinës | Kolumbia |
Gjuha origjinale | Spanisht |
No. of episodes | 169 |
Production | |
Kohëzgjatja | 24 |
Production company | RCN |
Original release | |
Release | 12 shtator 1999 |
Tema
RedaktoNë ketë telenovelë flitet për Beti-n (Beatriz Aurora Pinzon Solano), një vajzë e shëmtuar, por e suksesshme dhe inteligjente. Ajo është sekretare e firmës së modës së Armando-s (Armando Mendoza Saenz), me të cilin Beti është e dashuruar, por ai është i martuar. Pas një farë kohe edhe Armando dashurohet me Betin, derisa të dy martohen. Këtu telenovela merr fund.
Versionet tjera
RedaktoAq shumë sukses ka pasur Beti, saqë disa kompani prodhimi kanë provuar të fitojnë licensimin për të prodhuar në gjuhë të veta, dhe kështu kanë dalë disa versione, si versioni gjerman i kësaj Telenovel Verliebt in Berlin (sqt. I dashuruar në Berlin), ku aty protagonisti e ka emrin Lisa, por tema është e njëjtë, disa shtete e kanë dubluar ketë Telenovelë, si Kina, Filipinet dhe Rusia. Salma Hayek një aktore e njohur meksikane në ShBA ka fituar licensimin për të prodhuar 2006/2007 me firmë produksione të vetë dhe me stacionin televizione ABC, kjo Telenovelë në gjuhën angleze do të transmetohet me titullin Ugly Betty (sqt.: Beti e Shëmtuar), në versionin amerikan do të luajë America Ferrera Betty.