Çmimi i madh i Spanjës 2008
Statistikat | ||
---|---|---|
Gara e 4 nga 18 në vitin 2008. | ||
Qarku i Katalonisë në Barcelonë | ||
Data | 27 prill, 2008 | |
Vendi | Qarku në Kataloni Barcelonë, Spainjë | |
Drejtimi | Qarku permanent i garimit 2.892 mi / 4.655 km | |
Distanca | 66 xhiro, 190.872 mi / 307.230 km | |
Moti | Me diell | |
Pol pozita | ||
Piloti | Kimi Räikkönen | Ferrari |
Koha | 1:21.813 | |
Xhiro më e shpejtë | ||
Piloti | Kimi Räikkönen | Ferrari |
Koha | 1:21.670 (46) | |
Podiumi | ||
I pari | Kimi Räikkönen | Ferrari |
I dyti | Felipe Massa | Ferrari |
I treti | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes |
F1 Spanja për vitin 2008 ose emri zyrtar "2008 Gran Premio de España Telefónica" ishte gara e katërt në Formula Një e organizuar nga FIA që u mbajt nga 25 gjer më 27 prill në qarkun në Kataloni në Spanjë. Në këtë garë shumë ekipe paraqitën paketa të reja aerodinamike si rezultat i tri javëve kohë që nga gara në Bahrain.
Finlandezi Kimi Räikkönen në kualifikime u radhit në pozitën e parë dhe nga kjo pozitë fitoi garën, kurse Felipe Massa u radhit i dyti dhe Luis Hamilton i treti.
Përmbledhje
RedaktoUshtrimet
RedaktoT dy pilotët e Ferrarit shënuan xhirot e para më të shpejta ku udhëhoqi Kimi Räikkönen i përcjellë nga Felipe Massa. Lewis Hamilton ishte i treti për ekipin McLaren.[1] Në sesionin e dytë, përsëri Räikkönen shënoi xhiron më të shpejtë, por u përcoll nga pilotët e ekipi Renault, ku Nelson Piquet ishte i pasuar nga Fernando Alonso.[2] Në sesionin e tretë Nick Heidfeld ishte më i shpejti për ekipin BMW Sauber, i pasuar nga David Coulthard dhe Alonso.[3]
Kualifikimet
Redakto- Rundi i parë
Në rundin e parë të kualifikimeve mbetën të dy pilotët e ekipit Force India, Giancarlo Fisichella dhe Adrian Sutil dhe të dy pilotët e ekipit Super Aguri, Takuma Sato dhe Anthony Davidson. Këtyre iu bashkëngjitën David Coulthard dhe Sebastian Vettel.
Në këtë rundë udhëhoqi Kimi Räikkönen që u pasua nga Jarno Trulli, Lewis Hamilton dhe Rubens Barrichello.
- Rundi i dytë
Në rundin e dytë u eliminuan që të dy pilotët e ekipit Honda, Rubens Barrichello dhe Jenson Button si dhe pilotët e ekipit Williams, Kazuki Nakajima dhe Nico Rosberg të cilëve iu bashkëngjitën Sébastien Bourdais dhe Timo Glock.
Në këtë rundë udhëhoqi Felipe Massa i përcjellur nga Robert Kubica të cilët kishin vetëm 13 të qindta të sekondës diferencë, pastaj u radhit Kimi Räikkönen dhe Lewis Hamilton.
- Rundi i tretë
Në dy minutat e para të rundit asnjë veturë nuk u paraqit në pistë, por pastaj të gjitha veturat u paraqitën me goma të reja për xhirot e para të shpejta. Fillimisht pilotët e ekipit McLaren, Lewis Hamilton dhe Heikki Kovalainen shënuan kohërat më të shpejta, por më vonë i tejkaloi Felipe Massa, kurse Kimi Räikkönen u radhit i katërti. Të gjithë pastaj u paraqitën tek mekanikët që të paraqiteshin me goma të buta. Hamilton dhe Kovalainen përsëri ishin më të shpejtit në dy pjesët e para, por që të dy ranë poshtë në pjesën e tretë të tejkaluar nga Massa. Massa do ta përmirësonte kohën e tijë, por një gabim i shkaktoi humbjen e 2 të dhjetave të sekondës. Robert Kubica arriti kohë për 7 të dhjetat e sekondës më ngadalë se Massa, kurse Fernando Alonso, nikoqiri, për kënaqësi të bashkëvendësve arriti të tejkalojë Massa-n, por kjo nuk zgjati shumë pasi që në pistë u paraqit Räikkönen dhe arriti kohë për 0.091 sekonda më të shpejtë.
Gara
RedaktoFelipe Massa dhe Lewis Hamilton u tërhoqën si më të shpejtit në start të garës, gjithashtu Massa masa tejkaloi Alonzon dhe Hamilton kaloi në pozitën e katërt duke tejkaluar Kubicën. Adrian Sutil dhe Sebastian Vettel u ndeshën në kthesën e katërt dhe që të dy u deshën të largohen nga gara. Për këtë arsye në pist u paraqit vetura e sigurisë e cila bëri tri xhiro para vazhdimit të garës. Nelson Piquet Jr. në xhiron e pestë doli nga pista dhe ngeci nga pozita e 10 në të 18-ën dhe ne xhiron e radhës u ndesh me francezin Sebastien Bourdais duke tentuar të e tejkalojë.
Në xhiron e 21-të Heikki Kovalainen pati ç`fryrje të gomës dhe u ndesh me murin rrethues në një shpejtësi 140 km/h. Atë e mori ndihma e parë dhe qëndroi një natë në spital për ta kontrolluar.[4] Më vonë Mark Webber kritikoi madhësinë e hapësirës në kthesën e nëntë duke thënë: "Gjëja e paqë që duhet të thuhet është se ajo kthesë është shumë e ngushtë dhe ne duhet të kemi kujdes në të pasi që çdo pilot që bën gabim aty, do të ketë ndeshje të madhe". Ai gjithashtu tha se: "Nëse Heikkit do t'i ndodhte aksidenti dy sekonda më vonë ai do të ishte mirë dhe do të mundë të e kontrollonte veturën, por ajo ndodhi në pjesën më të keqe të pistës".[5] Vetura e sigurisë u soll përsësi për herë të dytë në pistë, pas këtij aksidenti.[6] Nick Heidfeld ishte gati të kalonte tek mekanikët kur u paraqit vetura e sigurisë dhe ai u deshtë të kalonte tek mekanikët gjersa vija e ndalesave ishte e mbyllur me qëllim që t'i ikte mbetjes pa derivate. Ai u dënua me 10 sekonda dhe u rikthye përsëri në pistë.
Menjëherë pas paraqitjes tek mekanikët, në xhiron 25, Rubens Barrichello u ndesh me italianin Giancarlo Fisichella gjersa po largohej nga mekanikët ku i theu krahun e përparmë Hondës. Barrichello bëri një xhiro me krahun e përparmë nën veturë dhe u kthye tek mekanikët për të ndërruar, por u largua nga gara për shkak të dëmtimeve në pjesën e poshtme të veturës. Në xhiron e njëjtë mori zjarr motori i spanjollit Fernando Alonso. Në xhiron 41 Nico Rosberg gjithashtu pësoi dëmtime në motor dhe u detyrua të largohet nga gara. Në xhiron 53 Jarno Trulli gabimisht u thirr tek mekanikët nga ekipi i tijë duke i shkaktuar humbje të dy pozitave. Para paraqitjes së veturës së sigurisë kishte 5 sekonda diferencë në mes katër veturave të para.
Räikkönen fitoi garën tre sekonda para kolegut, Massa. Edhe këtë herë Ferrari arriti të realizojë fitore 1-2. Hamilton përfundoi i treti me një sekondë ngecje nga Massa, kurse i katërti u radhit Kubica i cili ishte një sekondë më i dobët se Hamilton. Webber përfundoi i pesti, Jenson Button i gjashti dhe Nakajima i shtati, kurse Trulli mori pikën e fundit si i teti.
Statistikat
RedaktoKualifikimet
RedaktoPoz. | Nr. | Piloti | Ekipi | Pjesa 1 | Pjesa 2 | Pjesa 3 | Lëvizje |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 1 | Kimi Räikkönen | Ferrari | 1:20.701 | 1:20.784 | 1:21.813 | 1 |
2 | 5 | Fernando Alonso | Renault | 1:21.347 | 1:20.804 | 1:21.904 | 2 |
3 | 2 | Felipe Massa | Ferrari | 1:21.528 | 1:20.584 | 1:22.058 | 3 |
4 | 4 | Robert Kubica | BMW Sauber | 1:21.423 | 1:20.597 | 1:22.065 | 4 |
5 | 22 | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes | 1:21.366 | 1:20.825 | 1:22.096 | 5 |
6 | 23 | Heikki Kovalainen | McLaren-Mercedes | 1:21.430 | 1:20.817 | 1:22.231 | 6 |
7 | 10 | Mark Webber | Red Bull-Renault | 1:21.494 | 1:20.984 | 1:22.429 | 7 |
8 | 11 | Jarno Trulli | Toyota | 1:21.158 | 1:20.907 | 1:22.529 | 8 |
9 | 3 | Nick Heidfeld | BMW Sauber | 1:21.466 | 1:20.815 | 1:22.542 | 9 |
10 | 6 | Nelson Piquet Jr. | Renault | 1:21.409 | 1:20.894 | 1:22.699 | 10 |
11 | 17 | Rubens Barrichello | Honda | 1:21.548 | 1:21.049 | 11 | |
12 | 8 | Kazuki Nakajima | Williams-Toyota | 1:21.690 | 1:21.117 | 12 | |
13 | 16 | Jenson Button | Honda | 1:21.757 | 1:21.211 | 13 | |
14 | 12 | Timo Glock | Toyota | 1:21.427 | 1:21.230 | 14 | |
15 | 7 | Nico Rosberg | Williams-Toyota | 1:21.472 | 1:21.349 | 15 | |
16 | 14 | Sébastien Bourdais | Toro Rosso-Ferrari | 1:21.540 | 1:21.724 | 16 | |
17 | 9 | David Coulthard | Red Bull-Renault | 1:21.810 | 17 | ||
18 | 15 | Sebastian Vettel | Toro Rosso-Ferrari | 1:22.108 | 18 | ||
19 | 21 | Giancarlo Fisichella | Force India-Ferrari | 1:22.516 | 19 | ||
20 | 20 | Adrian Sutil | Force India-Ferrari | 1:23.224 | 20 | ||
21 | 19 | Anthony Davidson | Super Aguri-Honda | 1:23.318 | 21 | ||
22 | 18 | Takuma Sato | Super Aguri-Honda | 1:23.496 | 22 |
Gara
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Ferrari dominate practice 1 - Spain". autosport.com. 25 prill 2008. Marrë më 29 prill 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Raikkonen stays on top in practice 2". autosport.com. 25 prill 2008. Marrë më 29 prill 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Heidfeld leads practice 3 - Spain". autosport.com. 26 prill 2008. Marrë më 29 prill 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kovalainen safe and well after high-speed accident in Spain". Formula1.com. Marrë më 2008-04-27.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mark Webber; Andrew Benson (28 prill 2008). "Mark Webber column (Spanish GP Edition)". BBC Sport. Marrë më 29 prill 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "2008 SPANISH GRAND PRIX RACE REPORT". Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2008. Marrë më 2 maj 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shih edhe
RedaktoFORMULA NJË PËR VITIN 2008 | |
---|---|
Garat | Australi | Malajzi | Bahrain | Spanjë | Turqi | Monako | Kanada | Francë | Angli | Gjermani | Hungari | Evropë | Belgjikë| Itali | Singapur | Japoni | Kinë | Brazil |
Pilotët | Kimi Räikkönen | Lewis Hamilton | Robert Kubica | Felipe Massa | Nick Heidfeld | Heikki Kovalainen | Jarno Trulli | Mark Webber | Nico Rosberg | Fernando Alonso | Kazuki Nakajima | Jenson Button | Sébastien Bourdais | Timo Glock | David Coulthard | Giancarlo Fisichella | Rubens Barrichello | Nelson Piquet Jr. | Takuma Sato | Anthony Davidson | Adrian Sutil | Sebastian Vettel |
Konstruktorët | Ferrari | BMW Sauber | McLaren | Williams | Toyota | Red Bull | Renault | Honda | Toro Rosso | Force India | Super Aguri |
Lidhje të jashtme
Redakto- Detailed Spanish Grand Prix results - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Official FIA race results - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: 2008 Spanish Grand Prix. |