Çmimi i madh i Turqisë 2008
Statistikat | ||
---|---|---|
Gara e 5 nga 18 në vitin 2008. | ||
Qarku në parkun e Stambollit | ||
Data | 11 maj, 2008 | |
Vendi | Istanbul Racing Circuit, Stamboll, Turqi | |
Drejtimi | Drejtimi permanent i garimit 3.32 mi / 5.34 km | |
Distanca | 58 xhiro, 192.56 mi / 309.72 km | |
Moti | Pjesërisht me mjegull. | |
Pol pozita | ||
Piloti | Felipe Massa | Ferrari |
Koha | 1:27.617 | |
Xhiro më e shpejtë | ||
Piloti | Kimi Räikkönen | Ferrari |
Koha | 1:26.506 (20) | |
Podiumi | ||
I pari | Felipe Massa | Ferrari |
I dyti | Lewis Hamilton | McLaren |
I treti | Kimi Räikkönen | Ferrari |
F1 Turqia për vitin 2008 ishte gara e pestë e kampionatit botërorë në Formula Një e organizuar nga FIA e që u mbajt nga 9 maji e gjer më 11 maj në Parkun e Stambollit në Stamboll, Turqi. Kjo garë u mbajt për herë të katërt në këtë vend.
Pas dy fitoreve një-dy të njëpasnjëshme, Ferrari arriti të udhëheqë me 12 ndaj ekipit BMW Sauber në garën e konstruktorëve, në anën tjetër piloti i po këtij ekipi Kimi Räikkönen arriti epërsi 9 pikëshe nfaj rivalit nga McLaren, Lewis Hamilton. Dy pilotët e ekipit italian Ferrari janë pilotët e vetëm të cilët kanë fituar garat e mbajtura në Stamboll edhe atë Räikkönen fitoi në vitin 2005 si pilot i ekipit McLaren, kurse garat tjera të mbajtura në vitin 2004, 2006, 2007 dhe 2008 i fitoi Felipe Massa.
Në garë u paraqitën vetëm 10 ekipe dhe 20 vetura për herë të parë që nga F1 Kina - 2005. Kjo ndodhi pasi ekipi japonez, Super Aguri, u detyrua të tërhiqet nga kampionati për shkakë të problemeve financiare.[1]
Përmbledhje
RedaktoKualifikimet
RedaktoPas tërheqjes së ekipit japonez, Super Aguri, u bënë ndryshime minimale në procedurën e kualifikimeve. Në sesionin e parë të kualifikimeve u vendos të eliminohen pesë veturat më të ngadalshme, duke mbetur 15 pilotë në sesionin e dytë, gjithashtu në sesionin e dytë do të eliminohen pesë vetura kështu që në sesionin e fundit do të mbetet numri i veturave si gjithmonë.
Piloti i Ferrarit, Felipe Massa, u kualifikua si i pari para pilotit të Meklarenit, Heikki Kovalainen, kurse kolegu i tijë Lewis Hamilton u radhit i treti. Kampioni botërorë dhe udhëheqësi në këtë sezon Räikkönen u kualifikua i katëri para pilotit të ekipit BMW Sauber, Robert Kubica dhe pilotit të Red Bullit, Mark Webber. Alonso, Trulli, Heidfeld dhe Coulthard ishin ata të cilët plotësuan dhjetë pilotët e sesionit të fundit.
Rubens Barrichello nga Honda u radhit i 12-ti në garën e tijë të 257-të, para kolegut të tijë Jenson Button. Nelson Piquet nga Renault nuk arriti të kalojë në sesionin e dytë. Denimi që iu dha pilotit Giancarlo Fisichellame tri pozita zhvendosje prapa e bëri atë të gjendej pas kolegut të tijë, Sutil, në pozitën e 20-të.
Gara
RedaktoLewis Hamilton që në fillim të garës tejkaloi kolegun e tijë, Heikki Kovalainen, dhe u pozicionua si i dyti. Kovalainen dhe Kimi Räikkönen u poqën me veturat e tyre në kthesën e parë ku Kovalainen pësoi dëmtime dhe u detyrua të paraqitet tek mekanikët, paraqitje e cila e pozicionoi prapa në kolonë. Räikkönen gjithashtu dëmtoi prahun e përparëm por ekipi vendosi që të mos paraqitet tek mekanikët. Sebastian Vettel gjithashtu pati dëmtim i cili e detyroi të paraqitet tek mekanikët. Giancarlo Fisichella u ndesh me Kazuki Nakajima në kthesën e parë dhe pësoi dëmtime nga të cilat u detyrua të largohet nga gara. Felipe Massa dhe Hamilton u larguan nga të tjerët dhe Hamilton mori pozitën e parë në xhiron e 23-të. Në xhiron e 24-të Sebastien Bourdais doli nga pista, në rërë, dhe u largua nga gara. Kovalainen tejkaloi Adrian Sutil, Sebastian Vettel, Nelson Piquet Jr., Rubens Barrichello dhe Timo Glock gjatë garës. Massa mori përsëri pozitën e parë dhe përfundoi i pari para Hamiltonit, kurse i treti u radhit Räikkönen.
Statistikat
RedaktoKualifikimet
RedaktoPoz. | Nr. | Piloti | Ekipi | Pjesa 1 | Pjesa 2 | Pjesa 3 | Lëvizje |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | Felipe Massa | Ferrari | 1:25.994 | 1:26.192 | 1:27.617 | 1 |
2 | 23 | Heikki Kovalainen | McLaren-Mercedes | 1:26.736 | 1:26.290 | 1:27.808 | 2 |
3 | 22 | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes | 1:26.192 | 1:26.477 | 1:27.923 | 3 |
4 | 1 | Kimi Räikkönen | Ferrari | 1:26.457 | 1:26.050 | 1:27.936 | 4 |
5 | 4 | Robert Kubica | BMW Sauber | 1:26.761 | 1:26.129 | 1:28.390 | 5 |
6 | 10 | Mark Webber | Red Bull-Renault | 1:26.773 | 1:26.466 | 1:28.417 | 6 |
7 | 5 | Fernando Alonso | Renault | 1:26.836 | 1:26.522 | 1:28.422 | 7 |
8 | 11 | Jarno Trulli | Toyota | 1:26.695 | 1:26.822 | 1:28.836 | 8 |
9 | 3 | Nick Heidfeld | BMW Sauber | 1:27.107 | 1:27.607 | 1:28.882 | 9 |
10 | 9 | David Coulthard | Red Bull-Renault | 1:26.939 | 1:26.520 | 1:29.959 | 10 |
11 | 7 | Nico Rosberg | Williams-Toyota | 1:27.367 | 1:27.012 | 11 | |
12 | 17 | Rubens Barrichello | Honda | 1:27.355 | 1:27.219 | 12 | |
13 | 16 | Jenson Button | Honda | 1:27.428 | 1:27.298 | 13 | |
14 | 15 | Sebastian Vettel | Toro Rosso-Ferrari | 1:27.442 | 1:27.412 | 14 | |
15 | 12 | Timo Glock | Toyota | 1:26.614 | 1:27.806 | 15 | |
16 | 8 | Kazuki Nakajima | Williams-Toyota | 1:27.547 | 16 | ||
17 | 6 | Nelson Piquet Jr. | Renault | 1:27.568 | 17 | ||
18 | 14 | Sébastien Bourdais | Toro Rosso-Ferrari | 1:27.621 | 18 | ||
19 | 21 | Giancarlo Fisichella | Force India-Ferrari | 1:27.807 | 20* | ||
20 | 20 | Adrian Sutil | Force India-Ferrari | 1:28.325 | 19 |
- Giancarlo Fisichella u dënua me 3 pozita zhvendosje për shkakë të daljes nga pjesa e mekanikëve gjatë kohës që ishte e hapur drita e kuqe gjatë ushtrimeve të ditë së Premte.[2]
Gara
RedaktoPërmbledhje
Redakto- Udhëheqësit e xhirove: Felipe Massa 42 (1–19, 22–23, 33–40, 46–58); Lewis Hamilton 11 (24–32, 44–45); Kimi Räikkönen 5 (20–21, 41–43)
- Kjo ishte fitorja e tretë e pilotit Felipe Massa, të arritura në këtë garë dhe të gjitha nga pozita fillestare.
- Kjo ishte e 257-të e brazilianit, Rubens Barrichello, duke u bërë piloti me më shumë gara të zhvilluara në Formula Një me një garë më shumë se Riccardo Patrese.
- Kjo ishte gara e parë me përfundim për pilotin Sebastian Vettel.
- Krahu i veturës së pilotit të Ferrarit, Kimi Räikkönen, u dëmtua në xhiron e parë, por u vendos që të mos ndërrohet.[3]
Referime
Redakto- ^ "Super Aguri withdraw from Formula One" (në anglisht). Autosport.com. 6 maj 2008. Marrë më 6 maj 2008.
- ^ "Fisichella gets three-place grid penalty" (në anglisht). Autosport.com. 9 maj 2008. Marrë më 9 maj 2008.
- ^ "Raikkonen welcomes third after tough day" (në anglisht). Autosport.com. 2008-05-11. Marrë më 2008-05-12.
- Mark Hughes (gazetar); Jonathan Noble; Gary Anderson (2008). "Massa Attack". Autosport (në anglisht). 192 (7): 36–47. Marrë më 15 maj 2008.
Shih edhe
RedaktoFORMULA NJË PËR VITIN 2008 | |
---|---|
Garat | Australi | Malajzi | Bahrain | Spanjë | Turqi | Monako | Kanada | Francë | Angli | Gjermani | Hungari | Evropë | Belgjikë| Itali | Singapur | Japoni | Kinë | Brazil |
Pilotët | Kimi Räikkönen | Lewis Hamilton | Robert Kubica | Felipe Massa | Nick Heidfeld | Heikki Kovalainen | Jarno Trulli | Mark Webber | Nico Rosberg | Fernando Alonso | Kazuki Nakajima | Jenson Button | Sébastien Bourdais | Timo Glock | David Coulthard | Giancarlo Fisichella | Rubens Barrichello | Nelson Piquet Jr. | Takuma Sato | Anthony Davidson | Adrian Sutil | Sebastian Vettel |
Konstruktorët | Ferrari | BMW Sauber | McLaren | Williams | Toyota | Red Bull | Renault | Honda | Toro Rosso | Force India | Super Aguri |
Lidhje të jashtme
Redakto- Rezultatet Zyrtare nga FIA - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- Statistikat e detajuara nga gara - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.