Kampionati Botëror i Futbollit

(Përcjellë nga FIFA Kampionati Botëror i Futbollit)
This is the stable version, checked on 7 dhjetor 2022. 6 pending changes await review.

Kampionati Botëror i Futbollit (orig: FIFA-Worldcup/sq: FIFA-Kupa Botërore mbahet nga Fifa nga viti 1930 qe u mbajt ne Uruguay dhe ata u shpallen kampione, ne vitin 1934 u mbajt ne Itali dhe ata u shpallen kampione, ne vitin 1938 u mbajt ne Francë ku aty fitoi përseri Italia.Ne vitin 1950 u mbajt kampionati i vazhdimesise,sepse ne vitin 1942 dhe 1946 u anuluan per shkak luftës se dytë botrore.ne vitin 1950 u mbajt ne Brazil dhe kampion u shpall Uruguaj,ne vitin 1954 u mbajt ne Zvicër dhe kampion u shpall Gjermania Perendimore,ne vitin 1958 u mbajt ne Suedi ku fitues ishte Brazili, ne vitin 1962 u mbajt ne Kili ku fitues perseri ishte Brazili,kurse ne vitin 1966 u mbajt ne vendin e lindjes se futbollit ne Angli ku fitues ishte vete Anglia,ne vitin 1970 u mbajt ne Meksike ku fitues per te treten herë u shpall Brazili, ne vitin 1974 u mbajt ne Gjermaninë Perendimore ku fituan pikerisht ata per herë te dytë,ne vitin 1978 u mbajt ne Argjentinë ku pikerisht ata fituan me nje ekip perfekt ne krye Mario Kempes,ndonese ne kete kampionat nuk mori pjese "holandezi fluturues" Johan Krojf,ne vitin 1982 u mbajt ne Spanje ku fitoi për herë te tretë Italia,kurse ne vitin 1986 u mbajt perseri ne Meksikë ku fitoi perseri Argjentina,ne vitin 1990 u mbajt perseri ne Itali ku Gjermania Perndimore fitoi titullin e tretë, ne vitin 1994 u mbajt ne SHBA ku kampion per te katerten herë u shpall Brazili,ne vitin 1998 u mbajt ne Francë ku ajo fitoi edhe titullin kampion per herë te parë,nevitin 2002 u mbajt ne Kore te Jugut dhe Japoni ku fitues per te pesten herë u shpall Brazili,ne vitin 2006 u mbajt ne Gjermani,ku fitues ishte Italia per te treten here, ne vitin 2010 u mbajt ne Afrikë te Jugut ku kampion u shpall Spanja, ne vitin 2014 u mbajt ne Brazil ku fitues ishte Gjermania ,ne vitin 2018 u mbajt ne Rusi ku fitues u zgjodh nje super ekip i Francës.

Skeda:Passarella world cup.jpg
Kampionati Botëror i Futbollit 1978

Aktualisht po zhvillohet kampionati i 22 boteror i futbollit ne Katar ( nga 2o nentori deri 18 dhjetor 2022).Deri në vitin 2019, ishin mbajtur 21 Kupa e Botës së FIFA-së. Brazili ka fituar atë më së shumti – 5 herë. Gjermania dhe Italia janë në vendin e dytë me 4 fitore në kampionatin botëror. Pastaj Argjentina, Franca dhe Uruguai me 2 fitore. Ne do t'ju tregojmë për të gjithë kampionët e botës: ku dhe në cilat kushte luajti fituesi, kë mundi në rrugën për në kampionat dhe ç’gjëra interesante ndodhën në secilin turne.[1] 20 lojtarë të tjerë ishin dy herë kampionë (kryesisht brazilianë, si dhe 4 lojtarë nga Italia dhe një nga Argjentina) Vittorio Pozzo është i vetmi trajner, ekipi i të cilit fitoi Kupën e Botës dy herë (në 1934 dhe 1938). Mario Zagallo dhe Franz Beckenbauer fituan kampionatin si lojtar ashtu edhe si trajner (Zagallo - dy herë si lojtar (në 1958 dhe 1962), një herë si trajner (në 1970), Beckenbauer - një herë secili (në vitet 1974 dhe 1990).[2] Rekordi absolut për numrin e titujve të kampionatit i takon zyrtarisht Mario Zagallo-s, i cili doli kampion gjithsej 4 herë (në vitin 1994 si ndihmës trajner).[3]

Rregullat

Redakto

Për të marrë pjesë në kampionatin botëror, kombëtaret duhet së pari ti nënshtrohen një kualifikimi (shteti organizator dhe kampioni i botërorit paraprak kualifikohen automatikisht). Në kualifikim marrin pjesë të gjitha shtetet, kombëtaret e të cilave janë të pranuara nga FIFA. Ato luajnë kundër njëra tjetrës të organizuar në fillim sipas kontinenteve, shtetet e së cilave janë të ndara në nëngrupe.

Botërori i parë u mbajt në vitin 1930Uruguai. Historia kontemporane e futbollit fillon para 100 vjetësh. E gjitha filloi në 1863 në Angli, ku futbolli amerikan dhe futbolli evropian morën dy rrugë te ndryshme, gjë e cila themeloi Shoqatën e Futbollit ne Angli (Britaninë e Madhe). Te dy llojet e futbollit filluan nga një rrënjë por u zhvilluan ne dy degë të ndryshme. Në kohët e mëparshme quhej tepër natyrale të gjuaje topin me dorë dhe ky veprim nuk kërkonte dhunti. Në te kundërtën, futja e gjithë pjesëve te trupit në përjashtim të duarve, kërkonte përgatitje të veçante fizike dhe talent për shkak te vështirësive teknike te lojës. Më së shumti tituj në Kampionatin Botëror ka Brazil me 5 tituj të fituar ndërsa pas tij vjen Italia me 4 tituj të fituar.


Statistikat

Redakto

Vendet fituese të Kupës Botërore

Redakto
Nr. Viti Fituesi Vendi i dytë Rezultati Vendi organizator
1 1930   Uruguai Argjentina 4:2   Uruguai
2 1934   Italia   Çekosllovakia 2:1   Italy
3 1938   Italia   Hungaria 4:2   Franca
4 1950   Uruguai   Brazili 2:1   Brazili
5 1954   Gjermania   Hungaria 3:2   Zvicra
6 1958   Brazili   Suedia 5:2   Suedia
7 1962   Brazili   Çekosllovakia 3:1   Kili
8 1966   Anglia Gjermania 4:2   Anglia
9 1970   Brazili   Italia 4:1   Meksika
10 1974   Gjermania   Holanda 2:1   Gjermania
11 1978   Argjentina   Holanda 3:1   Argjentina
12 1982   Italia   Gjermania 3:1   Spanja
13 1986   Argjentina   Gjermania 3:2   Meksika
14 1990   Gjermania   Argjentina 1:0   Italia
15 1994   Brazili   Italia 0:0 P. 3:2   SHBA
16 1998   Franca   Brazili 3:0   Franca
17 2002   Brazili  Gjermania 2:0   Korea J. &   Japonia
18 2006   Italia   Franca 1:1 P. 5:3   Gjermania
19 2010   Spanja   Holanda 1:0   Afrika e Jugut
20 2014  Gjermania  Argjentina 1:0   Brazili
21 2018   Franca Kroacia 4:2   Rusia
22 2022 Stampa:Country data Qatar Katari
23 2026   SHBA
24 2030   Uruguaj

Statistikat e vendeve

Redakto
Vendi Fitore Finale Gjysëm finale Çerek finale Total Pjesmarrje
  Brazili 5 7 11 ? 20
 Gjermania 4 8 13 ? 18
 Italia 4 6 8 ? 18
  Argjentina 2 5 5 ? 16
  Uruguai 2 2 4 ? 12
  Franca 1 2 5 ? 14
  Anglia 1 1 2 ? 14
  Spanja 1 1 2 ? 14

Golashënuesit

Redakto
Viti Golashënuesi Gola
1930   Guillermo Stabile 8
1934   Oldrich Nejedly 4
1938   Leônidas da Silva 7
1950   Ademir Menezes 9
1954   Sandor Kocsis 11
1958   Just Fontaine 13
1962   Dražan Jerkovic 4
1966   Eusebio 9
1970   Gerd Müller 10
1974   Grzegorz Lato 7
1978   Mario Kempes 6
1982   Paolo Rossi 6
1986   Gary Lineker 6
1990   Totò Schillaci 6
1994   Hristo Stoitchov 6
1998   Davor Shuker 6
2002   Ronaldo 8
2006   Miroslav Klose 5
2010   David Villa 5
2014   James Rodríguez 6
2018   Harry Kane 6

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "FIFA World Cup: Only 8 countries claimed trophy so far". aa.com.tr (në anglisht). Marrë më 2022-07-07.
  2. ^ "História do Mundial". casasdeapostas24.com (në anglisht). Marrë më 2022-07-07.
  3. ^ "MARIO ZAGALLO". coachesvoice.com (në anglisht). Marrë më 2022-07-07.