Feja islame në Evropë
Islami është feja e dytë më e madhe në Evropë pas Krishterimit. Megjithëse pjesa më e madhe e komuniteteve myslimane në Evropë u krijuan kohët e fundit, ekzistojnë shoqëri myslimane shekullore në Ballkan (Shqiperi dhe Bosnje).
Përhapja sipas shteteve
RedaktoBritania e Madhe
RedaktoNga gjithësej 60 milionë banorë të Britanisë së Madhe, janë 1,6 milionë myslimanë. Zonat me përqëndrimin më të madh janë Bradford, Oldham, Burnley, Birmingham, dhe sidomos kryeqyteti Londra. Bashkë me një numër të madh të huajsh të tjerë jo-myslimanë, këto zona paraqesin qendra sociale shumë problematike. Ndër të tjerë, edhe atentatorët e 7 korrikut 2005 në Londër, ishin të gjithë nga Bradford-i dhe shtetas britanikë.
Klima në shoqërinë britanike ka ndryshuar shumë. Autoritetet zyrtare në Britaninë e Madhe praktikojnë shumë tolerancë për çështjet në lidhje me lirinë e shprehjes së mendimit, megjithatë timbri është ashpërsuar, psh. në rastin kur qeveria kërkon zyrtarisht nga universitetet që „të vrojtojnë me kujdes“ studentët myslimanë.
Disa xhami janë prej kohësh pika takimi dhe shkëmbimi për islamistët me pikëpamje të njëjta. Kështu psh. sugjeron imami Omar Bakri nga Londra, kreu i sektit radikal Al Muhajiroum, vazhdimisht xhihad-in, si formën e vetme të konfrontimit me shoqëritë jo-myslimane. Për një kohë të gjatë kishte mundësi edhe sheiku Abu Hamza al-Masri, i cili predikonte në xhaminë e Nord-Finsbury-Park, t'u jepte instruksione për misionin e tyre disa personave të demaskuar më vonë si terroristë dhe kuadro të Al-Kaida-s, përpara se të arrestohej si pasojë e presionit nga ana Shteteve të Bashkuara. Sipas një artikulli në shtypin britanik në gusht 2007, janë rreth 20 përqind e myslimanëve në Britaninë e Madhe simpatizantë të islamistëve militantë (thotë Haras Rafik, një këshilltar i ish-kryeministrit britanik Gordon Brown), dhe madje deri në 9 përqind të atentatorëve vetëvrasës (kamikaze). Nga një kuotë prej 1,6 milionë myslimanësh, janë këta jo më pakë se 144.000 persona që përkrahin terrorizmin.
Prej para pak kohësh, janë përforcuar zërat që flasin për „Eurabinë“ ose „Londonistanin“ duke e përshkruar Londrën jo vetëm si kryeqytet kulturor evropian por edhe mysliman. Një pikësynim me rëndësi për ndjekësit e rinj (të përshtatur nga ana e jashtme ndaj vendit të tyre britanik) të kësaj teologjie, është vetëdija për të luftuar për një sistem revolucionar i cili, sipas tyre, do t'i sjellë më në fund gjithë botës drejtësinë islame.
Franca
RedaktoNë Francë jetojnë afërsisht gjashtë milion myslimanë, me prejardhje krysisht nga Afrika e veriut. Shumica dërrmuese është paqësore dhe hedh poshtë idetë radikalo-islamiste. Shërbimi francez i mbrojtjes së kushtetutës mendon se në zonat e banauara të përqënduara urbane, si psh. në periferi të Parisit janë duke përparuar myslimanët radikalë. Veçanërisht rrezikohen „të rinj që kanë humbur ekuilibrin“, të cilët mund të radikalizohen lehtë nga elementët ekstremistë.
Nga fundi i vitit 2005 fitoi një farë eksploziviteti debati mbi fondamentalizmin islamik si pasojë e trazirave në Francë. Në të u përzie edhe problemi i i trajtimit të pabarabartë i francezëve me ngjyrë, shumë prej tyre jo gjithmonë me prejardhje myslimane.
Gjermania
RedaktoNë Gjermani jetojnë, sipas një statistike të vitit 2007, rreth 3,5 milionë myslimanë. Sipas Shërbimit Federal për Mbrojtjen Kushtetutore, rreth një përqind e tyre janë anëtarë organizatash islamiste ose islamo-politike me pikëpamje radikale. Nga kjo del se janë rreth 32.100 persona që në vitin 2005 kanë qenë anëtarë të grupimeve islamiste. Nga këta janë 27.200 me origjinë turke dhe 3.350 arabe. Gjermania konsiderohet sidomos si zonë e qetë për terroristë të mundshëm islamistë. Disa politikanë kërkojnë një ndërhyrje më me forcë të shtetit kundra shkelësve islamistë të ligjit. Mbledhja e provave ndaj qëllimeve konkrete si edhe peshimi ndërmjet lirisë së mendimit dhe rrezikimit të shoqërisë, del shpesh si i vështirë. Në shumë raste shkelësit islamistë të ligjit janë në fakt me prejardhje jo-gjermane, por që zotërojnë veç shtetësinë gjermane.
Gazeta gjermane Die Welt ka shkruar në vitin 2008, duke iu referuar të dhënave të një analize të ndërmarrë në dhjetor 2007 nga unversiteti i Hamburgut, por që veç sipas saj, duhen „trajtuar me kujdes“: sipas kësaj analize, „14 përqind e popullsisë myslimane hedh poshtë demokracinë në Gjermani duke preferuar ligjin e sharias islame. Ky grup e sheh si legjitim edhe përdorimin e dhunës për motive politiko-fetare. Tek të rinjtë myslimanë arrin kjo vlerë në 29,2 përqind, tek studentët (duke përfshirë këtu edhe paragjykimet antisemite ose antikristiane) në 16,4 përqind.“
Grupet kryesore islamiste të viteve të fundit në Gjermani
Redakto- Komuniteti islamik Millî Görüş (Islamische Gemeinschaft Millî Görüş e.V.) (IGMG) turk është me rreth 26.500 anëtarë organizata më e madhe islamiste në Gjermani. Kjo organizatë, e themeluar më 1985 në Këln, u afron ideoligjikisht partive islamiste në Turqi, psh. Saadet Partisi-së (SP). Ajo administron në Gjermani më shumë se 300 objekte dhe ndihmon, sipas të dhënave të Entit federal të mbrojtjes kushtetutore (Bundesamt für Verfassungsschutz), në „formimin dhe përhapjen e qarqeve islamiste në Gjermani“. Veçanërisht nëpërmjet programeve të saj të gjera për konsultime dhe përkujdesje, të cilat nuk frekuentohen vetëm nga anëtarë të Milli Görüs, ajo përpiqet të përhapë ideologjinë e saj, e cila e ka bazën tek politikani turk Nexhmetin Erbakan.
- Organizata fondamentaliste Shteti i kalifatit (Kalifatstaat) e Metin Kaplan-it, e ndaluar në dhjetor 2001, me rreth 800 anëtarë, të cilët qenë rekrutuar nga anëtarët e radikalizuar të IGMG-së (Komuniteti islamik Millî Görüş), lufton kundra rendit liberalo-demokratik duke synuar mbizotërimin e islamit në të gjithë botën. Kreu i saj, "kalifi i Këlnit", kërkonte hyrjen përsëri në fuqi të kodit ligjor islamik në Turqi dhe islamizimin e Gjermanisë. Në vitin 2000 Metin Kaplan-i u dënua në Gjermani me katër vjet burg për shkak të një urdhëri (të zbatuar) për vrasje ndaj një kundërshtari dhe pas shumë debatesh u dëbua në tetor 2004 në Turqi, ku është duke kryer një dënim me burgim të përjetshëm.
- Komuniteti islamik në Gjermani (Islamische Gemeinschaft in Deutschland e. V.) (IGD), i cili ka dalë më 1963 nga Komisioni për ndërtimin e xhamive të Qendrës islamike në Mynih të krijuar tre vjet përpara, është e afërt me Besëlidhjen e vëllezërve myslimanë nga Egjipti. Sekretari i parë i saj Said Ramadan-i, dhëndri i Hassan al-Banna-s, themeluesit të Besëlidhjes së vëllezërve myslimanë, ka qenë më parë edhe anëtar themelues i Lidhjes islamike botërore që financohet nga Arabia Saudite. Që atëherë Besëlidhja e vëllezërve myslimanë dhe Arabia Saudite kanë qenë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Më pas u krijuan qendra të tjera islamike në të gjithë vendin. Qendra islamike në Aachen (IZA), që është themeluar nga anëtari i Besëlidhjes së vëllezërve myslimanë të atjeshëm siriani Isaam al-Attar, është shkëputur që më 1981 nga IGD-ja. IZA-ja dhe IGD-ja bashkë me qendra të tjera islamike, janë anëtare të Këshillit qëndror të myslimanëve në Gjermani (Zentralrat der Muslime in Deutschschland) (ZMD), i cili kryhesohej përgjatë një kohe nga mjeku saudit, anëtari i kryesisë së xhamisë Bilal-Moschee në Aachen, i IZA-së dhe përfaqësuesit të Lidhjes islamike botërore në Gjermani, Nadeem Elyas. Lidhje me IZA-në si dhe me Universitetin islamik të Medinës ka patur Christian Ganczarski, i cili akuzohet se fshihet pas atentatit në ishullin tunizian të Xherba-s. Qendra islamike në Hamburg (Islamisches Zentrum Hamburg) kontrollohet nga qeveria iraniane, por është gjithashtu edhe anëtare në ZMD, po ashtu si dhe Muhammad Aman Herbert Hobohm, drejtor i Akademisë mbreti Fahd (König-Fahd-Akademie) në Bon. Në një seri botimesh të IZ Mynih dhe të IGD-së dalin hapur pikëpamjet fondamentaliste që luhaten ndërmjet atyre të Besëlidhjes së vëllezërve myslimanë dhe Vehhabizmit. Aty del hapur qëndrimi militant anti-shekullar (anti-laik), përkrahet xhihadi pushtues dhe kërkohet hyrja përsëri në fuqi e sharias së pa-reformuar dhe e ndëshkimeve arabe të hadd-it (gjymtimi për vjedhësit dhe vrasja me gurë për shkelësit e kurorës).
- Tejet të gatshëm për dhunë janë 200 anëtarët e partisë islamiste Hizb ut-Tahrir (Partia për çlirimin islamik). Ky grup me organizim të rreptë ka për synim bashkimin e të gjithë myslimanëve në një shtet teokratik. Armiku kryesor është Izraeli. Në vitin 2003 u ndalua kjo organizatë në Gjermani. Megjithatë ajo vazhdon të jetë aktive sidomos duke u përpjekur të fitojë simpatizantë në radhët e studentëve.
Zvicëra
RedaktoNë Zvicër jetojnë rreth 310.000 myslimanë, kryesisht sunnitë. (4,26 %), 40.000 prej tyre janë shtetas zvicerianë. 10 deri 15 përqind prej tyre praktikojnë fenë. Numri i islamistëve militantë në Zvicër vlerësohet nga ekspertët në rreth 3000.
Një prej islamistëve më të njohur në Zvicër ka qenë konvertiti (ndërruesi i fesë) Ahmed Huber.
Në qershor 2007 u dënua nga gjykata federale ish-marokania, shtetasja belge dhe islamistja Malika El Aroud, që është edhe e veja e Dahmane Abd el-Sattar-it, e vrasësit të Ahmad Shah Massoud-it, dhe e bashkëshortit të saj të dytë, Moez Garsallaoui, në lidhje me propagandë terroriste në internet. Kjo faqe interneti përhapte informacione mbi ndërtimin e bombave dhe video ekzekutimesh.
Italia
RedaktoItalia dhe Vatikani janë sipas shërbimeve sekrete, prej kohësh në shënjestër të terroristëve islamistë. Në Itali jetojnë e pakëta 800.000 myslimanë (shumica shqiptarë). Sipas mendimit të gazetarit italian me origjinë nga Libia Fahrid Adli, frekuentojnë rreth pesë përqind e tyre rregullisht xhamitë; vetëm një pjesë e vogël e këtij grupi është i gatshëm për dhunë me motive fetare.
Ish-ministri i brendshëm Enzo Bianco ka njoftuar nga fillimi i i vitit 2004, se që në vitet 1997, 2000 dhe 2001 janë zbuluar grupe myslimanësh të cilat kanë patur lidhje me terroristët islamistë. Që prej atentateve të Madridit në mars 2004 dhe vrasjes së dy italianëve të marrë peng në shtator 2004 në Irak, ndjehet një rritje e mosbesimit të popullsisë ndaj pakicës myslimane. Përballë këtij zhvillimi, presidenti i republikës Carlo Azeglio Ciampi ka shprehur shqetësimin mbi klimën antiislamike në Itali. Ministri i brendshëm Giuseppe Pisanu ka bërë thirrje për dialog me myslimanët.
Spanja
RedaktoNga rreth tre milion të huaj në Spanjë, janë gati 15 përqind marokanë, 5 përqind të tjerë janë me origjinë nga Algjeria, Tunizia dhe vende të tjera myslimane të Maghreb-it. Pas atentateve të 11 marsit 2004 pati një sërë arrestimesh, ku u asgjesua një grup i dyshuar për terrorizëm, i cili synonte të kryente një atentat kundra gjykatësit Baltasar Garzón. Nga fundi i 2004-ës u njoftua se ndodhen në burg më tepër se 100 islamistë radikalë me dyshim për terrorizëm.
Analizat e ndryshme kanë nxjerrë në pah se islamistët me prirje për dhunë i rekrutojnë ndjekësit e tyre në radhët e kriminelëve të vegjël bashkëbesimtarë. Drejtori i Europolit Mariano Simancas ka kritikuar gjendjen në burgjet e mbingarkuara duke i cilësuar ato si „terren i përshtatshëm për ekstremizmin“. Në burgjet e Spanjës ndodhen rreth 6000 Afrikanoveriorë, kryesisht nga Maroku dhe Algjeria.
Persona historikë me rëndësi për islamin
RedaktoPararendësit e herëshëm
Redakto- Ibn Tejmije (1263-1328)
- Xhamal ad-Din al-Afghani (1838-1897)
- Muhamed Abduh (1849-1905)
- Rashīd Ridā (1865-1935)
Shekulli i XX
Redakto- Muhammed Ikballi (1877-1938)
- Hasan el-Bena (1906-1949)
- Abû l-A’lâ al-Maudûdî (1903-1979)
- Sejid Kutub (1906-1966)
- Ali Shariati (1933-1977)
- Ruhollah Homeini (1902-1989)
- Abdallah Yusuf Azzam (1941-1989)
- Rachid al-Ghannouchi (* 1941)