Friends (sqt. Shokët) është një sitcom amerikan, prodhuar nga NBC gjatë periudhës 1994 - 2004. Seriali Friends morri kritika pozitive, dhe shpejt u bë një ndër serialet me më së shumti shikueshmëri jo vetëm në SHBA, por në tërë botën. Seriali në fjalë u nominua për 63 çmime Emi. Seriali bën fjalë për një grup shokësh, që jetojnë në ManhattanNew York City. Seriali u prodhua në studiot e Warner Bros. nga David Crane dhe Marta Kauffman.

Friends
Skeda:Friends ver4.jpg
GjiniaSitcom
Krijuar nga
Luajnë
kompozitori i muzikës hapëse
Muzika hapëse"Stampa:Theme song
ShtetiShtetet e Bashkuara
Gjuha në prodhimin origjinalAnglisht
Nr. i sezoneve10
Nr. i episodeve236 (lista e episodeve)
Prodhimi
Prodhuesit kryesor
Vendodhjet e prodhimitWarner Bros. Studios, Burbank, Kalifornia
Vendosja e kameraveMulti-camera
Kohëzgjatja20–22 minuta (epizodi)
22–65 minuta (epizode të zgjeruara ndërkombëtare televizive dhe DVD)
Kompanitë e prodhimit
ShpërndarësiWarner Bros. Television Distribution
Transmetimi
Programi origjinalNBC
Formati i pikturësNTSC
Formati i zëritDolby Surround
Transmetimi origjinalLua error te mw.lua te rreshti 143: field 'month' missing in date table.
Kronologjia
I ndjekur ngaXhoi (2004–2006)
Friends: The Reunion (2021)

Përmbledhje Redakto

Rachel Green, një grua e strehuar, por miqësore, ikën nga dita e saj e dasmës dhe nga jeta e saj e pasur por e paplotësuar dhe gjen shoqen e fëmijërisë Monica Geller, një kuzhiniere e rëndë, por e kujdesshme. Rachel bëhet kameriere në kafenenë West Village Central Perk pasi ajo vendoset në apartamentin e Monikës mbi Central Perk dhe bashkohet me grupin e miqve beqarë të Monikës në mesin e të 20-tave: shoqja e mëparshme e dhomës Phoebe Buffay, një masazhiste dhe muzikante ekscentrike; fqinji Joey Tribbiani, një aktor dhe femëror me mendje të zbehtë, por besnik; Shoku i dhomës i Joey, Chandler Bing, një përpunues i të dhënave sarkastik dhe vetë-përçmues; dhe vëllai i madh i Monikës dhe shoku i dhomës së Chandler në kolegj, Ross Geller, një paleontolog me natyrë të ëmbël, por të pasigurt.

Episodet përshkruajnë aventurat komike dhe romantike të miqve dhe çështjet e karrierës, të tilla si Joey në audicion për role ose Rachel që kërkon punë në industrinë e modës. Të gjashtë personazhet kanë secili shumë takime dhe marrëdhënie serioze, si Monica me Richard Burke dhe Ross me Emily Waltham. Marrëdhënia e ndërprerë e Ross dhe Rachel është historia më e përsëritur; gjatë dhjetë sezoneve të shfaqjes, ata vazhdimisht takohen dhe ndahen. Gjatë rrjedhës së serialit, Ross martohet shkurtimisht me Emily, Ross dhe Rachel kanë një fëmijë së bashku pas një qëndrimi një nate, Chandler dhe Monica takohen dhe martohen me njëri-tjetrin, dhe Phoebe martohet me Mike Hannigan. Personazhe të tjerë që përsëriten shpesh përfshijnë prindërit e Ross dhe Monica, Jack dhe Judy Geller nga Long Island; Ish-gruaja e Ross, Carol Willick, djali i tyre Ben Geller dhe partnerja lezbike e Carol, Susan Bunch; barista Central Perk Gunther; Ish-e dashura e Chandler, jashtëzakonisht e bezdisshme dhe e neveritshme, por me natyrë të mirë, Janice Goralnik; dhe motra e keqe binjake e Phoebe Ursula.

Personazhet Redakto

Aktori Personazhi
Jennifer Aniston Rachel Green
Courteney Cox Arquette Monica Geller
Lisa Kudrow Phoebe Buffay
Matt LeBlanc Joey Tribbiani
Matthew Perry Chandler Bing
David Schwimmer Ross Geller


Përshkrimi i personazheve Redakto

Në serinë amerikane Friends, janë gjithsej gjashtë personazhe kryesore. Ndër ta, janë:

Rachel Green (sqt. Rejçëll Grin) është një vajzë në të njëzetat (tek sezonat 8, 9, 10 ata mbushin 30 vjeç). Rejçëll është një vajzë mjaft e llastuar, por poashtu edhe tolerante. Rejçëll i bashkangjitet grupit të shoqërisë në episodin e parë, kur ajo braktis në altar burrin e vet. Ajo gjatë sezonit të 2,3 dhe në fund, në sezonin e 10 ka një aferë romantike me një nga personazhët tjerë, me Rosin. Rejçëlli ndrron profesione, ajo punon si kamariere, agjente shitjeje dhe pronare e një reparti në një firmë rrobash (Ralf Lauren).

Ross Geller (sqt. Ros Gellër) është një personazh tjetër i rëndësishëm në grupin e shokëve. Ai është vëlla me Monikën, (një tjetër personazh) me të cilën bashkë shkëmbejnë kujtime gazmore nga fëmijëria. Rosi me profesion është profesor i lëndës së Palentologjisë (që merret me studimin e dinosaurëve), por njëkohësisht punon në Muzeun e Shkencave Natyrore. Rosi flet aq tepër për dinosaurët, saqë të gjithë mbyllin veshët kur ai fillon të "filozofojë".

Monica Geller (sqt. Monika Gellër) është motra e Rosit, dhe në sezonën 6-10, gruaja e Çendllërit. Ajo është një personazh humoristik, por poashtu edhe shumë garues. Monika ka pasion por edhe profesion gatimin. Punon krye-kuzhinjere në një restorant luksoz. Monika, si tip garues që është ndonjëherë edhe hidhërohet për imtësira, por sidoqoftë, ajo është e pëlqyer nga të gjithë.

Phoebe Buffay (sqt. Fibi Bufej) është një personazh tjetër në serinë televizive "Friends". Fibi është pothuajse gjithnjë e pushtuar nga idetë dhe shtytjet e saja "të çmendura". Ajo është shumë e shoqërueshme me të gjithë shokët, por edhe e gatshme për lidhje. Fibi me profesion kurrë nuk është e qëndrueshme; gjatë shumicës së kohës së kohës ajo punon si masazhiere, por ajo është e vullnetshme që në çfarëdo mënyre të bëjë para shtesë.

Joey Tribbiani (sqt. Xhoi Tribiani) është një personazh me prejardhje italiane. Ai, sikurse edhe shumica e italianëve të tjerë, është shumë i zoti me femrat. Profesion ka aktrimin, i cili e shoqëron Xhoin nëpër aventurat më të mëdha. Edhepse nuk është një aktor me famë shumë të made, ai asnjëherë nuk heq dorë nga aktrimi, dhe si rezultat, shpesh i caktohet një rol i lakmueshëm në seriale dhe filma të suksesshëm. Është tip shumë i shoqërueshëm, dhe më së miri kalon me shoqen e saj, Fibin, me të cilën ata bëjnë "plane" duke u bazuar në idetë e tyre shumë të çuditshme.

Chandler Bing (sqt. Çendlër Bing) është një tjetër personazh me shumë ndikim tek shokët. Shpesh përmendet fakti se Çendlër së bashku me Rosin kanë ndarë një dhomë në kolegj. Në sezonet përmbyllëse, Çendlër martohet me Monikën dhe së bashku adoptojnë dy fëmijë binjeq - një vajzë dhe një djalë. Një gjë është shumë qesharake rreth Çendlërit se ai e përmend aq shumë profesionin e tij por askush nuk e dëgjon, saqë shpesh ndodh që personazhët tjerë të mos kenë fare ide rreth punës që bën Çendlër. Ai punon në një zyrë ku mirret me ekonomi, dhe në sezonat 8 dhe 9 ai aksidentalisht dërgohet në Tulsa të Oklahomas, ku kryen po të njëjtën punë.

Episodet Redakto

Sezoni 1 Redakto

  • Episodi 1: The One Where Monica Gets A Roommate
  • Episodi 2: The One with the Sonogram at the End
  • Episodi 3: The One with the Thumb
  • Episodi 4: The One with George Stephanopoulos
  • Episodi 5: The One with the East German Laundry Detergent
  • Episodi 6: The One with the Butt
  • Episodi 7: The One with the Blackout
  • Episodi 8: The One Where Nana Dies Twice
  • Episodi 9: The One Where Underdog Gets Away
  • Episodi 10: The One with the Monkey
  • Episodi 11: The One with Mrs. Bing
  • Episodi 12: The One with the Dozen Lasagnas
  • Episodi 13: The One with the Boobies
  • Episodi 14: The One with the Candy Hearts
  • Episodi 15: The One with the Stoned Guy
  • Episodi 16: The One with Two Parts: Part 1
  • Episodi 17: The One with Two Parts: Part 2
  • Episodi 18: The One with All the Poker
  • Episodi 19: The One Where the Monkey Gets Away
  • Episodi 20: The One with the Evil Orthodontist
  • Episodi 21: The One with the Fake Monica
  • Episodi 22: The One with the Ick Factor
  • Episodi 23: The One with the Birth
  • Episodi 24: The One Where Rachel Finds Out

Ribashkimi special Redakto

Më 12 nëntor 2019, The Hollywood Reporter njoftoi se Warner Bros TV po zhvillonte një ribashkim të Friends për HBO Max që do të shfaqte të gjithë kastin dhe krijuesit që do të ktheheshin.[1] Më 21 shkurt 2020, HBO konfirmoi se speciali i ribashkimit pa skenar, i quajtur paraprakisht "The One Where They Got Back Together", do të dilte në maj të po atij viti, së bashku me 236 episodet origjinale të serialit.[2][3] Më 18 mars 2020, u njoftua se speciali, i cili ishte caktuar të xhirohej në skenën e Friends në datat 23 dhe 24 mars, ishte shtyrë për një kohë të pacaktuar, për shkak të pandemisë COVID-19. Në nëntor 2020, Matthew Perry postoi në Twitter se ribashkimi do të nisë xhirimet në Mars 2021. Më 13 maj 2021, u publikua një trailer që njoftonte zyrtarisht Friends: The Reunion i njohur gjithashtu si "The One Where They Get Back Together". Speciali i ribashkimit u publikua në HBO Max më 27 maj 2021.[4]

Referime Redakto

  1. ^ "'Friends' Reunion Special in the Works at HBO Max (Exclusive)". The Hollywood Reporter (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2019. Marrë më 15 nëntor 2019.
  2. ^ Wong, Marcus (22 shkurt 2020). "Cast of Friends to Reunite in Special Episode for HBO Max Launch". Bloomberg News (në anglisht). Marrë më 24 shkurt 2020.
  3. ^ "The One Where They Got Back Together | WarnerMedia Pressroom". WarnerMedia (në anglisht). 21 shkurt 2020. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2020. Marrë më 24 shkurt 2020.
  4. ^ Swift, Andy (13 maj 2021). "Friends Reunion Special Gets May Premiere Date on HBO Max — First Look". TVLine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2021. Marrë më 13 maj 2021.