Hilafeti Emevi
Kalifati Emevi ose Omajad (Arabisht: ٱلْخِلَافَة ٱلْأُمَوِيَّة, al-Khilāfah al-ʾUmawīyah[2]) ishte i dyti nga katër kalifatet islamike të vendosur pas vdekjes së Muhamedit. Ai udhëhiqej nga dinastia Omajad, emri i së cilës vjen nga Umaja in Abd Shams, stër-stërgjyshi i kalifatit të parë Omajad. Edhe pse familja Omajad e kishte origjinën nga qyteti i Mekës, Damasku ishte kryeqyteti i Kalifatit të tyre. Kalifati Umajad u rrit në 5.790.000 kilometra katrorë në kulmin e tij në shekullin e 7-të.
Kalifati Emevi ٱلْخِلَافَة ٱلْأُمَوِيَّة
| |
---|---|
661–750 | |
Gjendja | Perandori |
Kryeqyteti | |
Kryeqyteti në mërgim | Kordova (756–1031) |
Gjuhët e zakonshme | Arabishtja klasike (zyrtare)
Koptik, Greqisht, Latinisht, Persisht (zyrtare në rajone të caktuara deri në mbretërimin e Abd al-Malik) Aramisht, Armenisht, Kurdisht, Berbe, Romance afrikane, Mozarabik, Sindhi, Gjeorgjisht, Prakrit |
Besimi | Islam |
Qeveria | |
Lloji i qeverisjes | Kalifati (E trashëguar) |
Kalif (Emir el-Muminin) | |
• 661–680 | Muavije I (i pari) |
• 744–750 | Marvan II (i fundit) |
Historia | |
• Muavije I u bë kalif | vlerësohet nga 660 në 665 |
750 | |
Sipërfaqja | |
720[1] | 11,100,000 km2 (4,300,000 sq mi) |
Ekonomia | |
Monedha | |
Të dhëna të tjera | |
Omajadët vazhduan pushtimet myslimane, duke përfshirë Transoksinë, Sindin, Magrebin dhe Gadishullin Iberik (el-Andalus) nën sundimin islam. Në shtrirjen e tij më të madhe, Kalifati Omajad mbuloi 11,100,000 km2,[1] duke e bërë atë një nga perandoritë më të mëdha në histori për sa i përket sipërfaqes. Dinastia në pjesën më të madhe të botës islame u përmbys përfundimisht nga një rebelim i udhëhequr nga abasidët në vitin 750. Të mbijetuarit e dinastisë u vendosën në Kordovë, e cila, në formën e një emirati dhe më pas një kalifati, u bë një qendër botërore e shkencës dhe mjekësisë, filozofisë dhe shpikjes gjatë Epokës së Artë Islame.
Kalifati Omajad sundonte mbi një popullsi të madhe multietnike dhe multikulturore. Të krishterët, të cilët ende përbënin shumicën e popullsisë së kalifatit, dhe hebrenjtë u lejuan të praktikonin fenë e tyre, por duhej të paguanin një llojë takse (xhizje) nga e cila myslimanët përjashtoheshin. Myslimanëve iu kërkohej të paguanin taksën e zeqatit, e cila ishte caktuar në mënyrë eksplicite për programe të ndryshme të mirëqenies në dobi të myslimanëve ose të konvertuarve myslimanë.[3] Nën kalifët e hershëm Omajad, pozita të shquara mbaheshin nga të krishterët, disa prej të cilëve u përkisnin familjeve që kishin shërbyer në qeveritë bizantine. Punësimi i të krishterëve ishte pjesë e një politike më të gjerë të akomodimit fetar që ishte i domosdoshëm nga prania e popullsisë së madhe të krishterë në provincat e pushtuara, si në Siri. Kjo politikë rriti gjithashtu popullaritetin e Muavijes dhe forcoi Sirinë si bazën e tij të pushtetit.[4][5] Epoka Omajad shpesh konsiderohet periudha formuese në artin islam.[6]
Referime
Redakto- ^ a b Rein Taagepera (shtator 1997). "Expansion and Contraction Patterns of Large Polities: Context for Russia". International Studies Quarterly (në anglisht). 41 (3): 496. doi:10.1111/0020-8833.00053. JSTOR 2600793.
- ^ "Umayyad dynasty". Britannica (në anglisht). Marrë më 19 maj 2016.
- ^ Benthal, Jonathan (1998). "The Qur'an's Call to Alms Zakat, the Muslim Tradition of Alms-giving" (PDF). ISIM Newsletter (në anglisht). 98 (1): 13–12.
- ^ Cavendish, Marshall (2006). World and Its Peoples (në anglisht). Marshall Cavendish. fq. 185. ISBN 978-0-7614-7571-2.
- ^ Haag, Michael (2012). The Tragedy of the Templars: The Rise and Fall of the Crusader States (në anglisht). Profile Books. ISBN 978-1-84765-854-8.
- ^ Yalman, Suzan (tetor 2001). "The Art of the Umayyad Period (661–750)". Heilbrunn Timeline of Art History (në anglisht). Based on original work by Linda Komaroff. New York: The Metropolitan Museum of Art.