Igballe Gjurkaj Qena, e lindur ne Peje me 24.01.1951 Shkollimin fillor dhe te mesem perfundoi ne Pejë. Shkollen e Larte, Dega Aktrimit ne klasen e Slobodan Popic e perfundoi me 1970.

1972 u punesua ne Teatrin Krahinor, Prishtine; 1972 – 1976 e punesuar ne Teatrin e Qytetit, Prizren; 1980 – 2015 e punesuar ne Teatrin Kombëtar te Kosovës, Prishtine. Ka realizuar mbi 60 role ne Teater, film TV e radio. Bashkepunetore e disa Teatrove te Kosoves, si ai i Pejes, Ferizajit, Teatrit ODA, Skenen e Pavarur kamertale “Kabare Prishtina” etj.

Gjate ekzilit ne Maqedoni, filloi bashkepunimin me OJQ-ne “Motrat Qiriazi” si dhe anetare e OJQ-se “Prane femijeve” ku ka zhvilluar ore aktrimi me femijet e traumatizuar dhe te margjinalizuarit.

Nder rolet me te spikatura vlen te permenden: - Amalia ne “Milioneret e Napolit” (Eduardo de Filipo), regjia te Muharrem Qena - Laura ne “Babai” (A. Strindberg), regjia Selami Taraku - Gertruda ne “Hamlet” (W. Shakespeare), regjia David Gothard - Dukesha ne “Rikardi i trete” (W. Shakespeare), regjia Ilir Bokshi - Tana ne “Katermbedhjete vjec dhender” (A. Cajupi), regjia Adem Mikullovci - Anzhelika ne “Zhorzh Dandeni” (Molieri), regjia Muharrem Qena - Motra ne “Mendohu Gjakomino” (Luigi Pirandello), regjia Esat Brajshori - Ledi ne “Garderobisti” (R. Harvard), regjia Selami Taraku - Mara ne “Perkolgjinajt” (Kole Jakova), regjia Muharrem Qena - Raluka ne “ Njeriu qe pa vdekjen me sy” (Viktor Eftemiu), regjia Spiro Duni - Manushaqja ne “Orkidea” (Fadil Hodzic), regjia Muharrem Qena - Vajza ne “Sinkopa” (Anton Pashku), regjia Slobodan Popic - Nina ne “Ruaje fshehtesine time”, regjia Braslav Borozan - Stanislava ne “Engjelli i stacionit” (Jaroslav Abramov), regjia Adem Mikullovci - Infermierja ne “Haleluja” (Gjorgje Lebovic), regjia Slobodan Popic - Roja ne “Policet” (Slavomir Mrozhek), regjia Kriste Berisha - Padrona ne “Ambrozio “ (Artur Foke), regjia Muharrem Qena - Hanemi ne “Halit Gashi” (Xhemil Doda), regjia Xhemil Doda - Beti (alternacion), ne “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (Ismajl Kadare), regjia Pirro Mani - Madam Q. ne “Fundi i botes” (Viktor Eftemiu), regjia Atdhe Gashi - Sekretaresha ne “Shoku Niqifor”, regjia Atdhe Gashi - Mbreteresha ne “Kur lindi partia” (Milazim Krasniqi), regjia Luan Daka - Gruaja e perndjekur ne “Hana prej letre” (Mehmet Kraja), regjia Fadil Hysaj - Sana ne “Heshtja” (Refet Abazi), regjia Arta Kallaba - Nana ne “Shtepia ne ankand” (Fadil Hysaj), regjia Fadil Hysaj - Gruaja ne moshe ne “Monologet e vagjines”, regjia Florent Mehmeti - Vini ne "Trenat", teksti dhe regjia Haqif Mulliqi - Linda ne "Vdekja e nje komisioneri", 2014 (Artur Miller), regjia Ljupco Georgievski - Hekuba ne "Trojanet", 2015 (Euripides) regjia dhe adaptimi Eli Nura

Shfaqjet per femije

Redakto

- “Pinokio” (regjia Meli Qena) dhe - “Llamba e Alajdinit” (regjia Meli Qena)

Bashkepuntore e rregullt ne TV lokale, ne seriale televizive ; TV dramen e pare televizive “Miu ne xhep” te Hivzi Sylejmanit, ne regji te Muharrem Qenes; “Fluturimi i micakut” ne regji te Emin Halilit; “Vjeshte e zymte e profesor Nexhatit”, skenari dhe regjia Adem Mikullovci; TV drama per femije “Kesulkuqja” skenari dhe regjia Luan Daka; seriali per femije “36 shkronja”, e deri tek paraqitjet ne serialet “Familja Moderne” (regjia Fatos Berisha); “Qyteti pa lum” (regjia Ilir Kabashi”; “Kombinati” (regjia Mentor Shala) etj.

U paraqit dhe ne shume drama televizive dhe video projekte:

“Mahmutovit e Rexhepovit” (regjia Adem Mikullovci); “Jeta e nje toke” (regjisore te ndryshem); “Selman Kadrija” (regjia Sunaj Raca); “Hakmarrja” (regjia Halil Budakova) “Zogjte e luftes” (regjia Adem Mikullovci);

Luajti dhe ne filma te metrazhit te shkurter dhe te gjate

Redakto

“Kur shpirti nderron jete” (Ismajl Ymeri); “Anatema” (regjia Agim Sopi); “Ma jep doren” (regjia Ismet Sijarina); “Vetem nje rruge” (regjia Ilir Kabashi); “Kukumi” (regjia Isa Qosja); “Kodi i jetes” (regjia Ekrem Kryeziu); “Agnus Dei” (regjia Agim Sopi), etj. Per punen e suksesshme flasin dhe shume shperblime me te cilat u shperblye; mirenjohje te ndara per pune; falenderime per pjesemarrje, nder te cilat vlen te permendet: “Cmimi per kreacion artistik” (per rolin e Gertrudes ne “Hamlet”), festivali Teatror i Gjilanit ne vitin 2000. Cmimi i pare “Hyjnesha ne Fron” (per rolin kryesor ne filmin “Hijet e luftes”, ne regji te Adem Mikullovcit, ne vitin 2002.[1] Medalja Presidenciale e Meritave[2] [3] Igballe Gjurkaj Qena, vazhdon te jete aktive ne profesionin e saj, me angzahime te shumta.

Referime

Redakto
  1. ^ http://www.kultplus.com/?id=3&l=6419
  2. ^ http://www.president-ksgov.net/?page=1,128
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2015. Marrë më 24 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)