Jusuf Mehonja

(Përcjellë nga Jusuf Mehoniqi)
This is the stable version, checked on 25 maj 2023. 1 pending change awaits review.
Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Artikullit i mungon një formulim neutral dhe asnjëanës. Ka nevojë për burime të besueshme për çdo pohim që ka njëfarë rëndësie.

Jusuf Mehonja ose Mehonjiqi ( 15 gusht 1883 - 12 mars 1926) ka qenë një nga figurat shqiptarë e Lëvizjes KaçakeSanxhakut në mbrojtje të popullit nga Lëvizja çetnike.[1]

Jusuf Mehoniqi, në uniform ushtarake turke
Jusuf Mehonjiqi

Mehoniqi u lind më 15 gusht të vitit 1883 në fshatin Gënçarevë të Bjello Poles, në Malin e Zi.

Pas tërheqjes së pushtetit osman, ushtria okupatore serbe dhe malazeze, filloi reprezaljet ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë jo serb. Kjo gjendje e vështirë e detyroi popullatën të formojë qetat kaçake për ta luftuar pushtetin aktual të Serbisë dhe Malit të Zi. Lufta e kaçakëve, forma se si u organizua kryengritja dhe duke u bazuar në rezultatet e arritura, merr karakter politik. Popullsinë e Sanxhakut e karakterizon fakti që kurrë nuk u pajtua të jetë nën sundimin e serbo-malazezëve, e cila rezistencë ka filluar nga viti 1912 pas tërheqjes së pernadorisë osmane nga Ballkani.[2]

Pas humbjes së Turqisë dhe okupimit të Sanxhakut nga serbo-malazezët, një numër i madh i tyre, për të shpëtuar kokën, u detyruan të shpërngulën. Ndërsa ata që mbetën qenë detyruar të durojnë represaliet e xhandarmërisë, e pas vitit 1918 edhe represaliet e njësisë paramilitare të Kosta Peçancit, të cilin mbreti Aleksandër në Sanxhak dhe Kosovë e dërgoi për të vënë rend.[3]

Pushteti i instaluar serbo-malazez, për ta shuar Lëvizjen kaçake, më 19 gusht të viti 1919 me dekretin e regjentit Aleksandër Karagjorgjeviq, nxori dekret ligjin mbi ndarjen territoriale ushtarake. Divizioni i Kosovës, me qendër në Prishtinë, ndahej në tri qarqe divizioni. Në Qarkun e tretë ai i regjimentit të Novi Pazarit, i cili përfshinte këto rrethe administrative: të Senicës, Dezhevës, Novi Pazarit, Shtavicës, Tutinit, Mitrovicës, Vushtrrisë, Drenicës, Istogut, Rozhajës dhe të Pejës.[4]

Çetat e Lëvizjes Kaçake, sipas traditës përbëheshin nga 20-50-80-100 vetash. Në këtë kohë në Kosovë ekzistonin 13 grupe të dalluara që vepruan deri në vitin 1924 e diku, deri në vitin 1928, por jashtë territorit të Kosovës, janë ai i Kërçovës, i Novi Pazarit dhe i Rozhajës, të prirë nga Hysen Boshkoviqi, Jusuf Mehoniqi etj. Po ashtu edhe grupet e Plavës dhe Gucisë të prira nga Mulla Agan Koja etj.[5]. Sa i përket bashkëpunimit të Lëvizjes kaçake me partinë e vetme "Xhemijet" që përfaqësonte shqiptarët në parlamentin jugosllav, flet edhe e dhëna se Aqif Blytës, sekretar i "Xhemijetit" edhe përkundër fitores në zgjedhjet parlamentare për deputet, zgjedhja e tij i kontestohet, përveç të tjerash edhe për shkak të bashkëpunimit të tij me Lëvizjen kaçake, përkatësisht me Jusuf Mehoniqin.[6]

Çarmatimi në Qarkun e Rashkës, i cili përfshinë tri rrethe me popullsi të përzier: muslimane, shqiptare dhe serbe. Në rrethin e Novi Pazarit, Sienicës dhe të Tutinit u bë prej 31 marsit deri më 24 prill 1920, ku gjithsej u gjetën 250 pushkë dhe mjete e armë të ndryshme ushtarake. Për këtë thuhet: 1. Me rastin e çarmatimit nuk është vrarë asnjë kaçak: 2. Shqiptarët me rastin e çarmatimit nuk bënë rezistencë: 3. Humbje në njerëz nuk ka pasur. Në këtë kohë në Sanxhak, në kuadër të Lëvizjes Kaçake, kanë vepruar grupet të udhëhequra nga Jusuf Mehoniqi, Husein Boshkoviqi, Feriz Sallkoviqit etj. Ata kanë vepruar në territorin e Sanxhakut dhe kanë qenë në lidhje të ngushtë me Bajram Currin. Për Sanxhaklinjtë Lëvizja Kaçake ka pas karakter çlirimtar sepse këta trima kanë organizuar kryengritje kundër një regjimi gjenocidial i cili popujve jo serb nuk iu ka njohur kurfar të drejte. Sanxhaklinjëve, të cilëve iu rrezikua ekzistenca, u ngirtën kundër okupatorit dhe në këto treva iu priu Jusuf Mehoniqi.[2]

Krimeve serbo malazeze, Jusufi iu është përgjigjur me sistemin “dhëmbë për dhëmbë, sy për sy”. Asnjë krim i tyre nuk ka mund të kaloj pa u ndëshkua nga Jussuf Mehoniqi. Gazeta beogradase “Politika” e 13 marsit 1926, duke sjellë lajmin për vrasjen e Mehoniqit, përshkruan edhe “ rezultatet” e aktivitetit disa vjeçar të tij. “ Nga ana e kaçakut të Sanxhakut janë vrarë viteve të fundit 5000 serb, më tepër se për dhjet vjet të regjimit turk “.[7]

Flitet për disa versione të vrasjes së tij. Por, më e sakta është ajo e gazetës Politika e 13 marsit të viti 1926 e cila ka shkruar: ”Prizren, 12 mars 1926. Një patrullë e xhandarmërisë shqiptare ka vrarë pardje në afërsi të Shijakut, Jusuf Mehoniqin, kaçakun e njohur të Sanxhakut”. Jusufi ishte i martuar me Nazën, me të cilën kishin 3 djem. Dy të parët ishin lindur në Sanxhak në kohën kur Jusufi ishte në Lëvizjen Kaçake dhe nga kushtet e vështira të jetës ata nuk kishin jetuar gjatë. Djali i tretë Lutfo kishte lindur në Shkodër, në kohën kur Jusufi ishte strehuar dhe i fshehur nga xhandarmëria shqiptare dhe ajo serbo-malazeze. Në një moment kur i kishin ra në gjurmë, dhe kur një xhandar tentoi ta arrestonte, Jusufi ishte i detyruar ta vriste, dhe mandej u detyrua të largohet nga Shkodra. Për të qenë më i sigurt u largua dhe u vendos në Shijak te miku i tij Muharremi nga Kosova. Pas një kohe të caktuar xhandarmëria e Ahmet Zogut e kishte zbuluar vendndodhjen e tij dhe pasi e kishin rrethuar shtëpinë arrijnë ta likuidojnë. Pas një kohe të caktuar miku i tij dhe bashkëluftëtari Feriz Sallku (të cilin policia serbe pas disa tentimeve arrin ta likuidoj në vitin 1943, në afërsi të Hamilit) i cili më herët ishte vendosur në Hamil të Firit, pasardhësit e Jusufit i thërret t’ i bashkëngjiten dhe vazhdojnë të jetojnë së bashku në Hamil të Firit. Lutvo djali i vetëm i Jusufit pas veti ka lënë katër djem, Jusufin, Hysenin, Xhevahirin dhe Xhaferin, dhe dy vajza, Ramizen dhe Hadijen, të cilët aktualisht shumica prej tyre jetojnë Hamil.[2]

Referimet

Redakto
  1. ^ http://www.bosnjaci.net/prilog.php?pid=44356
  2. ^ a b c "Kaçaku që shpëtoi nga kral Nikolla dhe Karagjorgje por jo nga Ahmet Zogu Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine," Illyriapress.com, 30 mars 2015
  3. ^ Harun Crnovrsanin dhe Nuro Sadikovic, Sinovi Sandzaka, Frankfurt 1996, faqe 39.
  4. ^ Dr. Limaon Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë, ( 1918-1928). Prishtinë 1981.faqe 30
  5. ^ Dr. Limaon Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë, ( 1918-1928). Prishtinë 1981.faqe 93
  6. ^ Azizi,I.(2019) Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, Logos-A, Shkup, ISBN 978-9989-58-782-5 f. 64,65.
  7. ^ Harun Crnovrsanin dhe Nuro Sadikovic, Sinovi Sandzaka, Frankfurt 1996, faqe 47