UEFA Kampionati Evropian i Futbollit

turne i futbollit të shoqatave

UEFA Kampionati Evropian i Futbollit është garimi kryesor futbollistik i kombëtareve Evropiane në futbollin e meshkujve organizuar nga UEFA. Ky garim mbahet çdo katër vite që nga viti 1960. Fillimisht ky garim u emërua si Kupa e Nacioneve Evropiane, duke ndërruar në emrin Kampionati Evropian i Futbollit në vitin 1968. Garimi llogaritet i dyti më i rëndësishmi mes kombëtareve bazuar në famën Evropiane dhe botërore pas FIFA Kampionati Botëror i Futbollit.

UEFA Kampionati Evropian i Futbollit
Themeluar1958; 66 vite më parë (1958)
RajoniEvropa (UEFA)
Numri i skuadrave24 (finale)
55 (ka të drejtë të hyjë në kualifikim)
Kampioni aktual Spanja (titulli i 4të)
Skuadra më e suksesshme Spanja
(4 tituj)
UebfaqjaOfficial website
UEFA Euro 2020 dhe kualifikues

Përveç kësaj është edhe UEFA Kamionati i Femrave inaguruar në vitin 1984 dhe që nga viti 1997 mbahet çdo katër vite sikurse edhe Kampionati Evropian për Nën-21, kampionat ky për meshkuj që mbahet çdo dy vjet.

Garimi

Redakto

Para vitit 1980, vetëm katër kombëtare kualifikoheshin për në garimin final. Që nga viti 1980 tetë ekipe garonin, kurse që nga viti 1996 garimi u zgjerua përsëri në numrin nismëtarë prej 16 kombëtareve në garimin final. Ekipet garuese zgjidhen pas një serie të garimit kualifikues. Në vitin 1960 dhe 1964 zgjidheshin përmes lojërave vendas/nikoqir, kurse nga viti 1968 përmes kombinimit; garimit në grupe dhe mysafir/nikoqir ndeshjeve. Ekipi/ekipet organizues zgjedhet direkt për në garimin final.

Kampioni i fundit asnjëherë nuk ka kaluar direkt në garimin final, por ka marr pjese në garimin kualifikues sikur dhe ekipet tjera.

Trofeu

Redakto
 
Trofeu aktual i Kampionatit Evropian

Henri Delaunay Trophy (lexo: Henri Deloinai Trofi, sq.: Trofeu Henri Deloinai), që i jepet fituesit të garimit (Kampionit Evropian) është emëruar për nderë të sekretarit të parë gjeneral të UEFA, Henri Delaunay, i cili e dha idenë e Kampionatit Evropian, por vdiq pesë vite para zhvillimit të garimit të parë në vitin 1960. Djali i tij Pierre Delaunay ishte përgjegjës për ndërtimin e trofeut.[1] Ky trofe, me të njejtat përmasa, është dhuruar që në Kampionatin Evropian të vitit 2004.

Për Kampionatin Evropian të vitit 2008 trofeu u rimodelua duke iu ndërruar përmasat, në një trofe më të madhë. Trofeu u ndërtua me përmasa 18 centimetra më i lartë dhe 2 kilogram më i rëndë duke arritur peshën totale në 8 kilogram dhe gjatësinë në 60 centimetra.[2] [3]

Formati

Redakto

Kualifikimet

Redakto

Për tu kualifikuar në garimin final ekipet duhet të jenë fituese ose të zënë vendet e dyta në garimin kualifikues.Ekipet ndahen në 7 grupe kualifikuese. Pas përzgjedhjes ekipet vazhdojnë në garimin final, fillimisht garimin gruporë, në vendin/vendet nikoqir/e i cili vend (ose vende) është kualifikuar direkt në garimin final përshkak se është organizues i garimit. Garimi kualifikues fillon në vjestë menjëherë pas mbarimit të Kampionatit Botëror dhe zgjat gati dy vite para garimit final.

Grupet kualifikuese përzgjidhen nga komiteti i UEFA-së duke marr parasyshe disa kritere.

Garimi final

Redakto

Gjshtëmbëdhjet ekipet e kualifikuara për garimin final mblidhen përsëri në katër grupe të garimit final gruporë si dhe ekipi/ekipet nikoqir, grupet përzgjidhen duke përdorur metodën e tërhqjes nga aa e koisionit të UEFA-s. Ekipet e këtyre katër grupeve luaj ndeshje të formatit të ligave, secili me secilin. Pas zhvillimit të secilit ekip nga një ndeshje me secilin ekip në grupin përkatës i pari dhe i dyti i grupit kualifikohen për në çrek finale.

Garimi eliminues
Çerek finalja
A1 - B2 (Fituesi E1)
B1 - A2 (Fituesi E2)
C1 - D2 (Fituesi F1)
D1 - C2 (Fituesi F2)
Gjysëm finalja
Fituesi E1 - Fituesi F1 (Fituesi G1)
Fituesi E2 - Fituesi F2 (Fituesi G2)
Finalja
Fituesi G1 - Fituesi G2

Statistikat

Redakto
Viti Nikoqir Finalja Vendi i tretë
Fitues Rezultati I Dyti I Treti Rezultati I Katërti
1960   Franca   Bashkimi Sovjetik 2 - 1
shtesë
  Jugosllavia   Çekia 2 - 0   Franca
1964   Spanja   Spanja 2 - 1   Bashkimi Sovjetik   Hungaria 3 - 1
shtesë
  Danimarka
1968   Italia   Italia 1 - 1
shtesë
2 - 0 përsëritur
  Jugosllavia   Anglia 2 - 0   Bashkimi Sovjetik
1972   Belgjika   Gjermania 3 - 0   Bashkimi Sovjetik   Belgjika 2 - 1   Hungaria
1976   Jugosllavia   Çekia 2 - 2
shtesë
(5 - 3)
penalti
  Gjermania   Holanda 3 - 2
shtesë
  Jugosllavia
1980   Italia   Gjermania 2 - 1   Belgjika   Çekia 1 - 1
(9 - 8)
penalti
  Italia
Viti Nikoqiri Fituesi Rezultati I Dyti Gjysëm finalist (s'k më lojë për vendin e tretë)
1984   Franca   Franca 2 - 0   Spanja   Danimarka dhe   Portugalia
1988   Gjermania   Holanda 2 - 0   Bashkimi Sovjetik   Italia dhe   Gjermania
1992   Suedia   Danimarka 2 - 0   Gjermania   Holanda dhe   Suedia
1996   Anglia   Gjermania 2 - 1
vdekje
  Çekia   Anglia dhe   Franca
2000   Belgjika
  Holanda
  Franca 2 - 1
vdekje
  Italia   Holanda dhe   Portugalia
2004   Portugalia   Greqia 1 - 0   Portugalia   Çekia dhe   Holanda
2008   Austria
  Zvicra
  Spanja 1 - 0   Gjermania   Rusia dhe   Turqia
2012   Polonia &
  Ukraina
  Spanja 4 - 0   Italia   Gjermania dhe   Portugalia
2016   Franca   Portugalia 1 - 0   Franca   Uellsi dhe   Gjermania

Statistikat finale

Redakto
Ekipi Tituj I Dyti I Treti Gjysëm finalist I Katërti
  Gjermania 3: (1972, 1980, 1996) 3: (1976, 1992, 2008) - 3: (1988, 2012, 2016 ) -
  Franca 2: (1984, 2000) 1: (2016) - 1: (1996) 1: (1960)
  Bashkimi Sovjetik 1: (1960) 3: (1964, 1972, 1988) - - 1: (1968)
  Italia 1: (1968) 1: (2000) - 1: (1988) 1 (1980)
  Spanja 2: (1964, 2008) 1: (1984) - - -
  Çekosllovakia 1: (1976) - 2: (1960, 1980) - -
  Holanda 1: (1988) - 1: (1976) 3: (1992, 2000, 2004) -
  Danimarka 1: (1992) - - 1: (1984) 1: (1964)
  Greqia 1: (2004) - - - -
  Portugalia 1: (2016) 1: (2004) - 3: (1984, 2000, 2012)
  Jugosllavia - 2: (1960, 1968) - - 1: (1976)
  Belgjika - 1: (1980) 1: (1972) - -
  Çekia - 1: (1996) - 1: (2004) -
  Anglia - - 1: (1968) 1: (1996) -
  Hungaria - - 1: (1964) - 1: (1972)
  Suedia - - - 1: (1992) -
  Turqia - - - 1: (2008) -
  Rusia - - - 1: (2008) -
  Uellsi - - - 1: (2016) -

Mikprites

Redakto
Mikprites Nacioni Viti(e)
tre herë   Franca 1960, 1984, 2016
dy herë   Belgjika 1972, 2000
dy herë   Italia 1968, 1980
një herë   Austria 2008
një herë   Anglia 1996
një herë   Gjermania 1988
një herë   Holanda 2000
një herë   Polonia 2012
një herë   Portugalia 2004
një herë   Spanja 1964
një herë   Suedia 1992
një herë   Zvicra 2008
një herë   Ukraina 2012
një herë   Jugosllavia 1976

Paraqitje në finale

Redakto
Paraqitje Shteti
12   Gjermania[4]
10   Spanja
9   Rusia[5]
  Çekia
  Holanda
  Italia
  Anglia
  Franca
8   Danimarka
7   Portugalia
6   Suedia
5   Jugosllavia[6]
  Kroacia
  Rumania
  Belgjika
4   Greqia
  Zvicra
  Turqia
3   Polonia
  Irlanda
  Hungaria
2   Bullgaria
  Skocia
  Ukraina
  Austria
1   Letonia
  Sllovenia
  Norvegjia
  Serbia dhe Mali i Zi
  Shqipëria
  Uellsi
  Sllovakia
  Irlanda e Veriut
  Islanda

Shih edhe

Redakto


Referime

Redakto
  1. ^ Michael Harold, 'S'mund të gjesh trofe superior' Arkivuar 14 mars 2007 tek Wayback Machine, UEFA.com, 27 janar, 2006 - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
  2. ^ Trofe i ri për UEFA EURO 2008 Arkivuar 14 dhjetor 2007 tek Wayback Machine, UEFA.com, 23 janat, 2007 - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
  3. ^ http://www.uefa.com/competitions/EURO/news/Kind=1/newsId=389177.html Arkivuar 14 mars 2007 tek Wayback Machine - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
  4. ^ Duke llogaritur paraqitjet si Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore.
  5. ^ Duke llogaritur edhe paraqitjet si   Bashkimi Sovjetik.
  6. ^ Kualifikimi i vititi 1992 nuk përfshihet për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Lidhje të jashtme

Redakto