Kombëtarja spanjolle e futbollit
Kombëtarja spanjolle e futbollit (Spanjisht: Selección Española de Fútbol) përfaqson Spanjën në shoqatën e futbollit ndërkombëtarë dhe është e kontrolluar nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit, organi qeveritës i futbollit në Spanjë. Spanja u bë një pjestare e FIFA-s në vitin 1904 pavarësisht se Federata Spanjolle u krijua në vitin 1909. Kombëtarja spanjolle debutoi në vitin 1920. Që nga ajo kohë ata kanë marrë pjesë në 14 nga 20 edicionet e Kupës së Botës dhe në 9 nga 14 edicionet e Kampionatit Europian të Futbollit.
Shoqata | Real Federación Española de Fútbol (RFEF) | |||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Konfederata | UEFA (Evropë) | |||||||||||||||||
Trajneri | Luis de la Fuente | |||||||||||||||||
Kapiteni | Álvaro Morata | |||||||||||||||||
Më shumë ndeshje | Sergio Ramos (180)[1] | |||||||||||||||||
Më shumë gola | David Villa (59) | |||||||||||||||||
Stadiumi | Të ndryshme | |||||||||||||||||
Kodi I FIFAs | ESP | |||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||
Rënditja e FIFAs | ||||||||||||||||||
Aktual | 7 2 (14 qershor 2019) | |||||||||||||||||
Më i lartë | 1 (korrik 2008 – qershor 2009, tetor 2009 – mars 2010, korrik 2010 – korrik 2011, tetor 2011 – korrik 2014) | |||||||||||||||||
Më i ulët | 25 (mars 1998) | |||||||||||||||||
E para ndërkombëtare | ||||||||||||||||||
Spanja 1–0 Danimarka (Bruksel, Belgjikë; 28 gusht 1920) | ||||||||||||||||||
Fitorja më e madhe | ||||||||||||||||||
Spanja 13–0 Bullgaria (Madrid, Spanjë; 22 gusht 1933) | ||||||||||||||||||
Humbja më e madhe | ||||||||||||||||||
Italia 7–1 Spanja (Amsterdam, Holandë; 4 qershor 1928) Anglia 7–1 Spanja (Londër, Angli; 9 dhjetor 1931) | ||||||||||||||||||
Kupa e Botës | ||||||||||||||||||
Paraqitjet | 16 (E para 1934) | |||||||||||||||||
Rezultati më i mirë | Kampionë (2010) | |||||||||||||||||
Kampionati Evropian | ||||||||||||||||||
Paraqitjet | 12 (E para në 1964) | |||||||||||||||||
Rezultati më i mirë | Kampionë (1964, 2008, 2012, 2024) | |||||||||||||||||
FIFA Kupa e Konfederatave | ||||||||||||||||||
Paraqitjet | 2 (E para në 2009) | |||||||||||||||||
Rezultati më i mirë | Finalist 2013 | |||||||||||||||||
Medal record
|
Spanja është një nga tetë ekipet kombëtare që janë kurorëzuar kampione bote dhe ka marrë pjesë në gjithsej 16 nga 22 Kampionate Botërore të Futbollit, duke fituar turneun e edicionit të vitit 2010 në Afrikën e Jugut, duke mposhtur Hollandën me rezultatin 1–0 për tu bërë skuadra e parë europiane që e fiton titullin jashtë kontinentit. Ata janë kampionët Europian në fuqi të, duke fituar rresht dy titujt e Euro 2008 dhe Euro 2012, duke mposhtur respektivisht Gjermaninë dhe Italinë. Duke fituar këto tre tituj madhor rresht Spanja u bë kombëtarja e parë dhe e vetme deri tani që ka fituar tre tituj madhor rresht. Nga viti 2008 e deri në vitin 2013 (6 vite), kombëtarja ka fituar çmimin FIFA Skuadra e Vitit.[4] Nga nëntori i vitit 2006 e deri në qershor 2009, Spanja qëndroi 35 ndeshje pa pësuar gol duke barazuar rekordin e vendosur nga Brazili; rekodi i Spanjës u thye nga Shtetet e Bashkuara.[4] Arritjet e tyre kanë bërë që shumë gazetarë, komentator, analalistë futbolli dhe ish lojtarë ta konsiderojnë Spanjën e viteve 2010 dhe 2012 si kombëtaren më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar.[5][6][7][8][9]
Historia
Redakto- Artikulli kryesor: Historia e Kombëtares spanjolle të futbollit
Kombëtarja spanjolle e futbollit u krijua në vitin 1920, me objektivin kryesor për të gjetur një skuadër të për përfaqsuar Spanjën në Lojërat olimpike verore që u mbajt në Belgjikë në të njëjtin vit. Spanja bëri debutimin në turnament më 28 gusht 1920 kundër kombëtares së Danimarkës (finalist në dy edicionet e fundit). Kombëtarja spanjolle arriti të fitojë ndeshjen me rezultatin 1–0. Spanja arriti të fitojë medaljen e argjendë në Lojërat olimpike dhe medaljen e parë ndërkombëtare të një turnamenti.
Lufta civile spanjolle dhe Lufta e Dytë Botërore e larguan Spanjën nga çdo kompedicion futbollistik duke filluar nga Kupa e Botës 1934 e deri te kualifikueset e Kupës së Botës 1950. Gjatë luftës civile, vetëm zona e kontrolluar nga nacionaliteti mund të përdorej për të zhvilluar ndeshje miqësore. Në finalet e turnamentit në Brazil, ata kaluan grupin për të shkuar në raundin final. Spanja e mbylli turnamentin në vendin e katërt. Deri në vitin 2010, ky ishte rezultati më i mirë i arritur nga kombëtarja spanjolle në finalet e një Kupe Bote, gjë që i dha pseudonimin "underachievers".
Spanja fitoi titullin e parë madhor ndërkombëtar pas triumfit në Kampionatin Europian të vitit 1964. Spanja u ndesh në finale kundër Bashkimit Sovjetik ku fitoi me rezultatin 2–1. Ky do të ishte titulli i vetëm madhor i Spanjës edhe në 44 vitet e ardhshme.
Spanja u zgjodh si vendi mikpritës i Kupës së Botës 1982. Pritshmëritë për Spanjën ishin të larta si vendi mikpritës dhe nën drejtimin e trajnerit José Santamaría. Spanja avancoi në raundin e dytë, por ata u eleminuan, dhe kjo solli shkarkimin e Santamarías. Spanja më pas u kualifikua në Kupën e Botës 1986 dhe kaloi raundin e parë. Raundi i dytë përballi me Spanjën me Danimarkën, ku ata fituan me rezultatin 5–1, por në çerek-finale, pas barazimit 1–1 në kohën e rregullt dhe në shtesë kundër Belgjikës, Spanja humbi me rezultatin 5–4 nga penalltitë duke u eleminuar nga turnamenti.
Javier Clemente u vendos trajneri i ri i Spanjës në vitin 1992, dhe kualifikimi për në Kupën e Botës 1994 u arrit. Spanja barazoi me Korenë e Jugut 2–2 dhe me Gjermaninë 1–1, përpara se të kualifikohej për në raundin e dytë pas fitores 3–1 kundër Bolivisë. Spanja vazhdoi formën e mirë edhe në raundin e dytë, duke mposhtur Zvicrën me rezultatin 3–0, por u eleminua në çerek–finale pas humbjes 2–1 kundër Italisë.
Në Kupën e Botës 2002, Spanja i fitoi të tre ndeshjet e fazës së grupeve. Në ndeshjen e parë me eliminim direkt, ata mposhtën me penallti Irlandën. Në çerek-finale, ekipi u eliminua me penallti nga shteti organizator Korea e Jugut. Kjo ndeshje shkaktoi polemika të shumta për shkak të vendimeve të diskutueshme të gjyqtarit.[10]
Në Euro 2008, Spanja i fitoi të tre ndeshjet në Grupin D. Në ndeshjen çerek-finale, ata fituan 4–2 me penallti kundër Italisë. Pas kësaj, ata arritën një fitore të lehtë 3–0 kundër Rusisë në gjysëm-finale.[11] Në finale, Spanja mposhti Gjermaninë me rezultatin 1–0 falë një goli të Fernando Torres në pjesën e parë.[12] Ky ishte titulli i parë madhor i Spanjës që nga Kampionati Evropian i vitit 1964. Xavi u shpall lojtari i turnamentit.
Në Kupën e Botës 2010, Spanja arriti në finale duke mposhtur Gjermaninë në gjysëm-finale falë një goli të Carles Puyol. Në finale, ata fituan 1–0 kundër Holandës falë një goli të Andrés Iniestës në minutën e 116të. Spanja u bë ekipi i tretë që e fiton këtë kompeticion jasht kontinentit të tij. Iker Casillas u shpall portieri më i mirë kurse David Villa fitoi Topin e Bronztë.
Spanja u kualfikua si kryesues i Grupit I në kualfifikueset e Euro 2012 me një rekord të përkryer, duke i fituar të gjitha ndeshjet. Spanja mposhti Republikën Çeke, Skocinë, Lituaninë dhe Lihteshtajnin duke avancuar në finalet e turnamanentit, ku ata u bënë skuadra e parë që mbrojti në mënyrë të suksesshme titullin.
Në ndeshjen finale, Spanja fitoi turnamentin duke mposhtur Italinë me rezultatin 4–0.[13] Spanja mori kontrollin e shpejtë të lojës që në pjesën e parë, duke shënuar golin e parë që në minutën e 14të me mesfushorin David Silva, kurse Jordi Alba shënoi të dytin në minutën e 41të.[13] Spanja e vuloi fitoren në pjesën e dytë me golat e Fernando Torresit dhe Juan Matës. Ky ishte titulli i tyre i tretë rresht madhor, pas Euro 2008 dhe Kupës së Botës 2010.[13] Andrés Iniesta u shpall lojtari i turnamentit,[14] kurse dhjetë lojtarë u emëruan në formacionin e turnamentit.[15]
Në Kupën e Botës 2014, Spanja humbi dy ndeshjet e para të Grupit B kundër Hollandës 1–5 dhe Kilit 0–2, përpara se në ndeshjen e fundit të mposhtnin Australinë me rezultatin 3–0. Spanja e përfundoi grupin në vendin e tretë, duke u eleminuar përfundimisht nga turnamenti.
Imazhi i skuadrës
RedaktoNofka
RedaktoSkuadra e Spanjës ishte e njohur në të kaluarën nga disa tifozë si "La furia española", 'Furia Spanjolle'; Ky pseudonim u dha fillimisht nga një gazetë holandeze, duke kujtuar "Plaçktijen e Antwerp" - një episod në historinë ushtarake të Spanjës.[16] Më moderne, skuadra quhet "La roja", 'skuadra e kuqe'.[3]
Stili i lojës
Redakto- Artikulli kryesor: Tiki-taka
fanellat dhe kreshta
RedaktoFanella në shtëpi e Spanjës është tradicionalisht një fanellë e kuqe me veshje të verdhë, pantallona të shkurtra blu të errët dhe çorape të zeza, ndërsa fanella e tyre aktuale si musafir është kryesisht e verdhë. Ngjyra e çorapeve të shtëpisë ndryshoi gjatë viteve 1990 nga e zeza në të njëjtën ngjyrë blu si pantallonat e shkurtra, duke u përshtatur ose me blunë e pantallonave të shkurtra ose me të kuqen e këmishës deri në mesin e viteve 2010 kur u kthyen në të zezën e tyre tradicionale. Kreshta e Spanjës janë prodhuar nga prodhues duke përfshirë Adidas (nga 1981 deri në 1983), Le Coq Sportif (nga 1984 deri në 1990) dhe Adidas përsëri (që nga viti 1991). Në vend që të shfaqë logon e Federatës Spanjolle të Futbollit, fanella e Spanjës tradicionalisht përmban stemën e vendit në anën e majtë. Pas fitimit të Kupës së Botës 2010, simboli i fituesve të Kupës së Botës u shtua në anën e djathtë të fanellës dhe një yll i artë në krye të stemës së Spanjës.
Stadiumi
Redakto- Artikulli kryesor: Lista e stadiumeve në Spanjë
Spanja nuk ka një stadium kombëtar të caktuar. Kryeqyteti i Madridit (Bernabéu dhe Metropolitano), Seville (Pizjuán, Villamarín dhe La Cartuja), Valencia (Mestalla dge Orriols) dhe Barcelona (Camp Nou dhe Montjuïc), janë katër qytetet spanjolle që kanë pritur më shumë se 15 ndeshje të ekipeve kombëtare, duke qenë gjithashtu shtëpia e stadiumeve më të mëdha në vend.[17]
Ndeshjet e tjera miqësore, si dhe ndeshjet kualifikuese kundër kundërshtarëve më të vegjël, luhen në stadiumet provinciale. Fushata kualifikuese e FIFA Kupës së Botës 2018 përfshinte ndeshje në Reino de León në León,[18] Los Cármenes në Granada,[19] El Molinón në Gijón,[20] dhe Rico Pérez në Alicante.[21]
Mbulimi mediatik në Spanjë
RedaktoLojtarët
RedaktoSkuadra aktuale
RedaktoTë 26 lojtarët e mëposhtëm u thirrën për të luajtur në UEFA Euro 2024.[22]
Ndeshjet dhe golat të përditsuar më 14 korrik 2024, pas ndeshjes kundër Anglisë.
|
Thirrjet e fundit
RedaktoNdeshjet dhe rezultatet
RedaktoRekordet dhe statistikat
RedaktoSergio Ramos mban rekordin si lojtari me më shumë ndeshje në historinë e ekipit kombëtar, duke zhvilluar 170 paraqitje. Ai ndiqet nga Iker Casillas (167) dhe Xavi (133).[23]
David Villa është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Spanjës, duke shënuar 59 gola në periudhën 2005–2017, ku zhvilloi 98 ndeshje. Raúl është golashënuesi i dytë më i mirë me 44 gola në 102 ndeshje gjatë periudhës 1996–2006.
Gjatë periudhës nëntor 2006-qershor 2009, Spanja ishte e pamposhtur për plot 35 ndeshje, duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave të vendosur nga Brazili.[24] Rekordi i tyre mori fund kur ata u mposhtën nga Shtetet e Bashkuara në Kupën e Konfederatave 2009.[25] Gjatë kësaj kohe, Spanja gjithashtu fitoi 15 ndeshje rresht. Në FIFA Kupën e Botës 2010, Spanja u bë ekipi i parë evropian që fiton trofeun jashtë Evrope; sëbashku me Brazilin, Gjermaninë dhe Argjentinën, Spanja është një nga katër kombëtaret që kanë fituar një Kupë Bote jashtë kontinentit të tyre.
Lojtarët me më shumë ndeshje
RedaktoRedaktuar më 18 nëntor 2019. Lojtarët me të trasha janë ende aktiv me ekipin kombëtar.[1][26]
Nr. | Lojtari | Periudha | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|---|
1 | Sergio Ramos | 2005– | 170 | 21 |
2 | Iker Casillas | 2000–2016 | 167 | 0 |
3 | Xavi | 2000–2014 | 133 | 13 |
4 | Andrés Iniesta | 2006–2018 | 131 | 13 |
5 | Andoni Zubizarreta | 1985–1998 | 126 | 0 |
6 | David Silva | 2006–2018 | 125 | 35 |
7 | Sergio Busquets | 2009– | 116 | 2 |
8 | Xabi Alonso | 2003–2014 | 114 | 16 |
9 | Cesc Fàbregas | 2006–2016 | 110 | 15 |
Fernando Torres | 2003–2014 | 110 | 38 |
Lojtarët me më shumë gola
RedaktoRedaktuar më 18 nëntor 2019. Lojtarët me të trasha janë ende aktiv me ekipin kombëtar.[27][28]
Nr. | Lojtari | Periudha | Gola | Ndsh | Mesatarja |
---|---|---|---|---|---|
1 | David Villa (lista) | 2005–2017 | 59 | 98 | 0.6 |
2 | Raúl (lista) | 1996–2006 | 44 | 102 | 0.43 |
3 | Fernando Torres (lista) | 2003–2014 | 38 | 110 | 0.35 |
4 | David Silva | 2006–2018 | 35 | 125 | 0.28 |
5 | Fernando Hierro | 1989–2002 | 29 | 89 | 0.33 |
6 | Fernando Morientes | 1998–2007 | 27 | 47 | 0.57 |
7 | Emilio Butragueño | 1984–1992 | 26 | 69 | 0.38 |
8 | Alfredo Di Stefano | 1957–1961 | 23 | 31 | 0.74 |
9 | Julio Salinas | 1986–1996 | 22 | 56 | 0.39 |
10 | Míchel | 1985–1992 | 21 | 66 | 0.32 |
Sergio Ramos (lista) | 2005– | 21 | 170 | 0.12 |
Rekordet në kompedicione
RedaktoFIFA Kupa e Botës
RedaktoFIFA Kupa e Konfederatave
RedaktoUEFA Kampionati Europian
RedaktoLojërat Olimpike
RedaktoLojërat Mediterranean
RedaktoTrofe
Redakto- Kjo eshte lista e trofeve te fituar nga Spanja
- Vendi i trete (1): 2009
Çmime të tjera
RedaktoShiko gjithashtu
Redakto- Kombëtarja spanjolle e futbollit për femra
- Kombëtarja spanjolle U–23 e futbollit
- Kombëtarja spanjolle U–21 e futbollit
- Kombëtarja spanjolle U–20 e futbollit
- Kombëtarja spanjolle U–19 e futbollit
- Kombëtarja spanjolle U–18 e futbollit
- Kombëtarja spanjolle U–17 e futbollit
- Kombëtarja spanjolle U–16 e futbollit
- Kombëtarja spanjolle U–15 e futbollit
- Kombëtarja spanjolle e futbollit për të rinjë
- Dopieta Ndërkombëtare
- Tiki-taka
- Manolo el del bombo
Referime
Redakto- ^ a b "Statistics – Most-capped players" [Statistikat – Lojtarët me më shumë ndeshje]. EU-Football.info (në anglisht). Marrë më 9 janar 2016.
- ^ a b Pas vitit 1992, në lojërat olimpike verore nuk mund të marrin pjesë më shumë se tre lojtarë mbi moshën 23 vjeç, dhe këto ndeshje nuk llogariten si të ekipit kombëtar, kështu që ndeshjet nuk i quhen lojtarëve.
- ^ a b ""La Roja"" (në spanjisht). 17 qershor 2010. Marrë më 30 qershor 2010.
- ^ a b "Spain win again to extend unbeaten streak" [Spanja fiton sërisht për të zgjatur rekordin si e pamposhtur] (në anglisht). CNN. Marrë më 20 qershor 2009.
- ^ Jack Pitt-Brooke (3 korrik 2012). "The greatest team of all time: Brazil 1970 v Spain 2012" (në anglisht). Londër: The Independent. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2013. Marrë më 1 korrik 2013.
- ^ "Euro 2012: Are Spain the best team of all time?" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 korrik 2012.
- ^ Jurgen Klinsmann. "Klinsmann: Spain win over Italy would make them team of century" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 korrik 2012.
- ^ Jeff Carlisle. "Why this Spain side is all-time best" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 14 korrik 2012.
- ^ "Spain vs. Italy: Euro 2012 Final Not Enough to Crown Spain Best Ever" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 30 qershor 2013.
- ^ Paul Hayward (23 qershor 2002). "Korean miracle spoilt by refereeing farce" (në anglisht). Londër: The Telegraph. Marrë më 24 qershor 2012.
- ^ "Euro 2008 Final Preview: Germany vs Spain" (në anglisht). Euro 2008. 29 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2011. Marrë më 13 janar 2012.
- ^ Phil McNulty (29 qershor 2008). "Germany 0–1 Spain" (në anglisht). Londër: BBC Sport. Marrë më 20 gusht 2009.
- ^ a b c "Spain claim historic win" (në anglisht). ESPN FC. 1 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2012. Marrë më 1 korrik 2012.
- ^ Ben Lyttleton. "Spain earns the big prize, but here are my Euro 2012 tourney awards" (në anglisht). Sports Illustrated. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2013. Marrë më 7 janar 2012.
- ^ "UEFA EURO 2012 Team of the Tournament" (në anglisht). UEFA. Marrë më 2 korrik 2012.
- ^ "El inspirador de la "furia española" fue un vasco". El Mundo.es (në spanjisht). 15 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2022. Marrë më 15 shtator 2011.
- ^ "Cuatro razones por las que la selección no tenga sede fija" (në spanjisht). elespanol.com. 7 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2018. Marrë më 6 shtator 2018.
- ^ Bell, Arch (5 shtator 2016). "Exhibition from Spain in win vs Liechtenstein". Marca (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2018. Marrë më 27 korrik 2018.
- ^ "Macedonia 1–2 Spain 2018 World Cup Group G qualifier" (në anglisht). Diario AS. 11 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2018. Marrë më 27 korrik 2018.
- ^ "Israel arrive in Gijón with controversy in the air". Diario AS (në anglisht). 22 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2018. Marrë më 27 korrik 2018.
- ^ "Spain 3–0 Albania" (në anglisht). BBC Sport. 6 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2018. Marrë më 27 korrik 2018.
- ^ "OFFICIAL | Final Spain squad for the Euro 2024 finals" (në anglisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. 7 qershor 2024. Marrë më 7 qershor 2024.
- ^ "Rankings (individuals)" [Renditjet (individuale)] (në anglisht). BD Futbol. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2018. Marrë më 19 mars 2020.
- ^ "Spain's 35 match unbeaten run" [Rekordi i Spanjës me 35 ndeshje pa humbje] (në anglisht). Reuters. 20 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2020. Marrë më 19 mars 2020.
- ^ Donald Wine II (11 tetor 2018). "Throwback Thursday: USA ends Spain's 35-match unbeaten streak in 2009 Confederations Cup" [Kthim në kohë: Shba i jep fund rekordit të Spanjës me 35 ndeshje pa humbje në Kupën e Konfederatave 2009] (në anglisht). Stars and Stripes FC. Marrë më 19 mars 2020.
- ^ "Ranking – Played Matches" [Renditja – Ndeshje të luajtura] (në anglisht). BD Futbol. Marrë më 28 dhjetor 2015.
- ^ "Spain national football team goal scorers" [Golashënuesit e kombëtares spanjolle të futbollit]. EU-Football.info (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2016. Marrë më 9 janar 2016.
- ^ "Ranking – Goals" [Renditja – Golat] (në anglisht). BD Futbol. Marrë më 28 dhjetor 2015.
Lidhje të jashtëme
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Spain national football team. |