Xabi Alonso
Xabier "Xabi" Alonso Olano (lindur më 25 nëntor 1981) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luajti mesfushor.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Xabier Alonso Olano[1] | ||
Datëlindja | 25 nëntor 1981 (43 vjeç) | ||
Vendlindja | Tolosa, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Antiguoko | |||
Real Sociedad | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1999–2000 | Real Sociedad B | 39 | (2) |
1999–2004 | Real Sociedad | 114 | (9) |
2000–2001 | → Eibar (huazim) | 14 | (0) |
2004–2009 | Liverpool | 143 | (15) |
2009–2014 | Real Madrid | 158 | (4) |
2014–2017 | Bayern München | 79 | (5) |
Gjithsej | 547 | (35) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2000 | Spanja U18 | 1 | (0) |
2002–2003 | Spanja U21 | 9 | (0) |
2003–2014 | Spanja | 114 | (16) |
2001–2012 | Shteti Bask | 5 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Alonso filloi karrierën e tij me Real Sociedad, skuadra e shtëpisë së tij në Gipuzkoa. Pasi u huazua për një kohë të shkurtër tek Eibar, ai u rikthyue tek Real Sociedad ku u bë edhe kapiten nga trajneri John Toshack. Alonso ishte i suksesshëm në rolin e tij, duke e çuar ekipin në vendin e dytë në sezonin 2002–03. Ai u transferua tek Liverpooli në gusht 2004 për 10.5 milion £. Ai fitoi UEFA Ligën e Kampioneve që në sezonin e parë me klubin, duke shënuar edhe golin e barazimit në finale. Në sezonin tjetër, ai fitoi FA Cup dhe FA Community Shield.
Alonso u transferua tek Real Madrid në fillim të sezonit 2009–10 për 30 milion £. Pasi fitoi disa trofe si kampionatin në vitin 2012 dhe Ligën e Kampioneve në vitin 2014 gjatë pesë sezoneve në Madrid, ai u ble nga klubi gjerman Bayern Munich në një marrëveshje dy-vjeçare. Kontrata u zgjat edhe me një vit, me Alonson që më pas u pensionua në verën e vitit 2017, më moshën 35 vjeçare, duke fituar Bundesligën në tre sezonet e luajtura me klubin.
Ai bëri debutimin e tij me Spanjën në prill 2003 në fitoren 4–0 kundër Ekuadorit. Gjatë kohës me ekipin, Alonso ka fituar Euro 2008, Euro 2012 dhe Kupën e Botës 2010, dhe gjithashtu ka përfaqsuar kombëtaren e tij në Euro 2004 dhe Kupën e Botës 2006. Më 23 qershor 2012, Alonso luajti ndeshjen e tij të 100të me kombëtaren në çerek-finalen e Euro 2012 kundër Francës; ai e festoi këtë arritje duke shënuar të dy golat e ndeshjes që dërguan ekipin më tej në turnament. Pas eliminimit të shpejtë të Spanjës në Kupën e Botës 2014, Alonso u pensionua nga futbolli ndërkombëtarë. Me 114 ndeshje, ai renditet i shtati në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje në kombëtare.
Karriera
RedaktoReal Madrid
RedaktoSezoni 2009–10
RedaktoXabi Alonso konfirmoi se do të transferoheshe tek Real Madrid per 30 Milion £ më 5 gusht 2009 [3]. Alonso morri fanellen me numrin 22. Alonso shenoi Golin e tij te pare me Real Madrid kunder Villarreal me penallti ne fitoren 6-2 te Real Madrid kunder Villarreal CF me 21 Shkurt 2010. Perjashto rastet kur ka qene i demtuar ose i pezulluar Manuel Pellegrini e ka aktivizuar ne cdo ndeshje mesfushorin Spanjoll. Ne La Liga Xabi Alonso e ndihmoi klubin e tij qe ta perfundonte sezonin me 96 pike, 3 pike mbrapa FC Barcelona. Ishte hera e 3 ne karrieren e Xabi Alonsos qe ndihmonte nje klub qe te arrinte nje rekord pikesh ne nje sezon. Ai me perpara ndihmoi 1 here Liverpool FC dhe 1 here Real Sociedad. Ne sezonin e tij te pare ne Real Madrid Alonso shenoi 3 gola dhe u konsiderua si nja nga shtyllat e mesfushes se Realit. Ai u vendos ne formacionin e vitit ne La Liga nga gazeta Marca.
Ne sezonin e 2 ne Real Madrid, Xavi Alonso e startoi me nje trajner te ri si José Mourinho qe la Interin per tu transferuar tek Real. Ai nderroi numrin e fanellen duke lene 22 dhe duke marre fanellen me numrin 14. Alonso fitoi Copa del Rey me Real Madrid CF dhe shenoi 1 gol ne 52 ndeshje.
Ai e startoi sezonin e 3 me nje gol ne El Clásico kunder FC Barcelona ne barazimin 2-2 ne Santiago Bernabéu Stadium ne finalen e Superkupes se Spanjes. Me 21 shtator 2011 ai luajti ndeshjen e tij te 100 zyrtare per Real Madrid CF ne barazimin 0-0 kunder Racing de Santander. Gjashtu ne sezonin e 3 shfaqi nje forme shume te mire, duke e ruajtur vendin e titullarit dhe duke fituar La Liga, ose kampionatin e tij te pare ne karriere.
Ne sezonin 2012-2013 Xabi Alonso luajti ne te gjitha ndeshjen e UEFA Champions League dhe Copa del Rey, por ne La Liga luajti me pak sepse José Mourinho i dha mundesine qe te luaj Luka Modrić. Ne prill dhe Maj Alonso nuk e rinovoi kontraten e tij duke hapur spekullime se ai mund te rikthehet tek Liverpool FC.
Statistika
RedaktoGolat me Kombetaren
RedaktoLista e Golave dhe rezultateve me kombëtaren e Spanjës.
# | Data | Vendi | Kundershtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 14 qershor 2006 | Zentralstadion, Leipzig, Gjermani | Ukraina | 1–0 | 4–0 | Kupa e Botës 2006 |
2. | 20 gusht 2008 | Parken, Kopenhagen, Danimarkë | Danimarka | 0–1 | 0–3 | Ndeshje Miqësore |
3. | 20 gusht 2008 | Parken, Kopenhagen, Danimarkë | Danimarka | 0–3 | 0–3 | Ndeshje Miqësore |
4. | 1 prill 2009 | Ali Sami Yen, Istanbul, Turqi | Turqia | 1–1 | 1–2 | Kupa e Botës 2010 – Kualifikueset |
5. | 28 qershor 2009 | Royal Bafokeng, Rustenburg, Afrika e Jugut | Afrika e Jugut | 3–2 | 3–2 | 2009 Kupa e Konfederatave |
6. | 14 Nentor 2009 | Vicente Calderón, Madrid, Spanjë | Argjentina | 1–0 | 2–1 | Ndeshje Miqesore |
7. | 14 Nentor 2009 | Vicente Calderón, Madrid, Spanjë | Argjentina | 2–1 | 2–1 | Ndeshje Miqesore |
8. | 29 Maj 2010 | Tivoli, Innsbruck, Austria | Arabia Saudite | 2–1 | 3–2 | Ndeshje Miqesore |
9. | 8 qershor 2010 | Condomina, Murcia, Spanjë | Polonia | 3–0 | 6–0 | Ndeshje Miqesore |
10. | 7 qershor 2011 | José Antonio Anzoátegui, Puerto la Cruz, Venezuelë | Venezuela | 0–3 | 0–3 | Ndeshje Miqesore |
11. | 10 gusht 2011 | San Nicola, Bari, Itali | Italia | 1–1 | 2–1 | Ndeshje Miqesore |
12. | 7 tetor 2011 | Generali Arena, Pragë, Republika Çeke | Çekia | 0–2 | 0–2 | Euro 2012 – Kualifikueset |
13. | 30 Maj 2012 | Stade de Suisse, Bern, Zvicër | Koreja e Jugut | 2–1 | 4–1 | Ndeshje Miqesore |
14. | 23 qershor 2012 | Donbass Arena, Donetsk, Ukrainë | Franca | 1–0 | 2–0 | Euro 2012 |
15. | 23 qershor 2012 | Donbass Arena, Donetsk, Ukrainë | Franca | 2–0 | 2–0 | Euro 2012 |
Trofe
RedaktoKombëtarja
RedaktoReferime
Redakto- ^ "FIFA World Cup South Africa 2010: List of Players" (PDF) (në anglisht). FIFA. 4 qershor 2010. fq. 29. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 13 shtator 2013.
- ^ "Official Real Madrid profile" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2012. Marrë më 1 maj 2011.
- ^ "Alonso completes £30m Real move" (në anglisht). BBC Sport. 5 gusht 2009. Marrë më 2011-04-25.
Lidhje të jashtme
Redakto- Xabi Alonso On Twitter (Spanjisht)/Stampa:En icon
- National team data (Spanjisht)
- 2010 FIFA World Cup profile Arkivuar 20 tetor 2013 tek Wayback Machine
- Alonso profile at realmadrid.com
- BDFutbol profile
- Profile at BBC Sport Arkivuar 31 dhjetor 2005 tek Wayback Machine
- Podcast from The Times: Mikel and Xabi Alonso interview
- LFCHistory.net Profile
- Profile at ESPN Arkivuar 29 prill 2010 tek Wayback Machine