Daniel Carvajal Ramos (lindur më 11 Janar 1992), njohur zakonisht si Dani Carvajal, është një futbollist spanjoll i cili luan si mbrojtës i djathtë me klubin spanjoll Real Madrid dhe me kombëtaren spanjolle.

Dani Carvajal

Carvajal duke luajtur për Spanjën U–21 në vitin 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDaniel Carvajal Ramos
Datëlindja (1992-01-11) 11 janar 1992 (32 vjeç)
VendlindjaLeganés, Spanjë
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)
PozicioniMbrojtës i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri15
Karriera me të rinjtë
1999–2002ADCR Leman's
2002–2010Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2012Real Madrid B68(3)
2012–2013Bayer Leverkusen32(1)
2013–Real Madrid286(10)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Spanja U1911(0)
2012–2014Spanja U2110(1)
2014–Spanja51(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 5 tetor 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 8 shtator 2024

Carvajal u zhvillua si futbollist në ekipet e të rinjëve të Real Madridit, dhe luajti një sezon me klubin gjerman Bayer Leverkusen. Ai më pas u rikthye në Madrid në verën e vitit 2013 dhe që atëherë ka fituar disa trofe në Spanjë dhe kontinent, përfshirë katër UEFA Liga Kampionesh.

Carvajal ka qënë një ish lojtar i të rinjëve të Spanjës; ai fitoi Kampionatin Evropian 2011 me ekipin U19 dhe edicionin 2013 me ekipin U21. Ai debutoi me skuadrën e parë në vitin 2014 dhe katër vitë më pas mori pjesë në Kupën e Botës 2018Rusi.

Karriera me klube

Redakto

Real Madrid B

Redakto

Carvajal ka lindur në Leganés, një periferi e Madridit. Ai u bashkua në sistemin e të rinjëve të Real Madridit që në moshën dhjetë vjeçare duke i kaluar të gjitha nivelet deri sa arriti tek Real Madrid Castilla në vitin 2010.

sezonin e tij të parë si i rritur Carvajal u vendos menjëherë në formacionin titullar të skuadrës rezervë, duke bërë edhe kapiteni i skuadrës. Në sezonin e ardhshëm ai u paraqit edhe më mirë (38 ndeshje dhe dy gola, përfshirë edhe ndeshjet play-off'et, me skuadrën e rezervave e cila u rikthye te Segunda División pas pesë vitesh mungesë.

Bayer Leverkusen

Redakto

Më 11 korrik 2012, pasi dështoi të bënte qoftë edhe një paraqitje të vetme me skuadrën e parë të Realit,[1] Carvajal firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin gjerman Bayer Leverkusen për shumën e 5 milion . Spanjollët kishin vendosur në kontratë klauzolën e ri-blerjes për 6.5 milion € nqs dëshironin t'a blenin pas një sezoni, 7 milion € pas dy sezonesh dhe 8.5 milion € pas tre.[2]

Carvajal bëri debutimin e tij në Bundesligë më 1 shtator 2012 në një fitore 2–0 në shtëpi kundër SC Freiburg,[3] duke u emëruar më pas në Skuadrën e Javës.[4] Ai shënoi golin e tij të parë me klubin e ri më 25 nëntor, duke shënuar të dytin në suksesin 2–1 kundër TSG 1899 Hoffenheim.[5]

Carvajal ishte zgjedhur si një nga tre mbrojtësit më të mirë të djathtë në fund të sezonit të tij të parë dhe të vetëm, duke u renditur mbrapa gjermanit Philipp LahmBayern München dhe japonezit Atsuto UchidaSchalkes. Ai mori gjithsej 16% të votave nga tifozët.[6]

Real Madrid

Redakto
 
Carvajal në aksion me Real Madridin.

Më 3 qershor 2013, Real Madrid vendosi në përdorim klauzolën e riblerjes për Carvajal, i cili u bë afrimi i parë i klubit për sezonin 2013–14 për një shumë e cila besohej se ishte 6.5 milion €. Kjo marrëveshje u konfirmua nga Drejtori Sportiv i Bayerit, Rudi Völler, i cili tha: "Real Madrid u njoftua nga performancat e jashtëzakonshme të Danit këtë sezon, dhe ishte vetëm çështje kohe që ata të ushtronin mundësin e ri-blerjes."[7] Shpejtë pas kësaj lëvizje, ai foli i lumtur për rikthimin e tij, duke falenderuar presidentin dhe tifozët në konferencën për shtyp.[8]

Carvajal bëri debutimin e tij në La Liga më 18 gusht 2013 në një fitore 2–1 në shtëpi kundër Real Betis.[9] Një muaj më vonë ai luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve, duke luajtur sërisht 90 minuta në suksesin 6–1 jashtë fushe kundër turkëve të Galatasarayt për fazën e grupeve.[10]

Carvajal luajti 45 ndeshje në sezonin e tij të parë, duke shënuar dy herë; golat e tij erdhën në kampionat, respektivisht kundër Rayo Vallecanos[11] dhe Osasunës.[12] Ai gjithashtu luajti edhe 120 minuta në finalen e Ligës së Kampioneve të fituar 4–1 nga Real Madridi kundër rivalëve kryeqytetas të Atlético Madrid.[13]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Carvajal ishte rezerva e Martín MontojësBarcelonësKampionatin Evropian nën-21 2013; ai luajti vetëm një ndeshje, n ësuksesin 3–0 në fazën e grupeve kundër Holandës. Spanja në fund fitoi turnamentin.[14] Ai u zgjodh nga trajneri i kombëtares së parë Vicente del Bosque në listën paraprake prej 30 futbollistsh që do të luanin në Kupën e Botës 2014; ai u thirr edhe për miqësoren ndaj Bolivisë, por nuk mundi të debutonte për shkak të prezencës së tij në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Atlético Madrid më 30 maj.[15] Ai u hoq nga lista finale prej 23 futbollistsh në ditën tjetër.[16]

Më 29 gusht 2014, ai u thirr në kombëtare për herë të parë, për ndeshjet kundër Francës dhe Maqedonisë.[17] Ai bëri debutimin e tij më 4 shtator në humbjen 1–0 në miqësore kundër Francës, duke luajtur 90 minuta në këtë ndeshje.[18]

Profili i lojtarit

Redakto

Carvajal konsiderohet një mbrojtës i djathtë i klasit botëror,[19][20][21][22] i cili dallohet për vazhdimësinë, stilin agresiv të lojës dhe ndihmesën që i bën ekipit në repartin e mbrojtjes dhe të sulmit.[23][24] Ai është një lojtar i cili shquhet për inteligjencën taktike dhe në mbrojtje dallohet për ndërhyrjet e sakta, mentalitetin dhe presionin për të rifituar zotërimin e topit.[24][25][26][27] Në sulm, Carvajal kontribon me krosimet drejtë zonës kundërshtare si dhe inkursionet e tij sulmuese.[24][28][29] Pavarësisht se është shtatshkurtër, Carvajal ka një fizik të fuqishëm, duke u vlerësuar për shpejtësinë e tij, energjinë dhe nivelin e punës në fushë.[24][26][27][29][30] Ai gjithashtu është kompletuar për lidershipin e tij, duke pasur ndikim në dhomat e zhveshjes.[31] Pavarësisht aftësive si futbollist, karriera e Carvajal është kushtëzuar në disa raste nga dëmtime të rënda.[32][33]

Jeta personale

Redakto

Carvajal është i martuar me Daphne Cañizares, me të cilën ka një fëmijë. Motra e gruas së tij, Melanie, është e martuar me Joselun, ish shokun e ekipit të Carvajalit te Real Madridi.[34] Babai i tij punon si inpektor në Policinë Kombëtare të Spanjës.[35]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 5 tetor 2024[36][37]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Real Madrid Castilla 2010–11 Segunda División 30 1 0 0 30 1
2011–12 38 2 0 0 38 2
Gjithsej 68 3 0 0 68 3
Bayer Leverkusen 2012–13 Bundesliga 32 1 2 0 2[a] 0 36 1
Real Madrid 2013–14 La Liga 31 2 4 0 10[b] 0 45 2
2014–15 30 0 3 0 5[b] 0 5[c] 0 43 0
2015–16 22 0 0 0 8[b] 1 30 1
2016–17 23 0 4 0 11[b] 0 3[d] 1 41 1
2017–18 25 0 4 0 8[b] 0 4[e] 0 41 0
2018–19 24 1 4 0 6[b] 0 3[f] 0 37 1
2019–20 31 1 2 0 7[b] 0 2[g] 0 42 1
2020–21 13 0 0 0 2[b] 0 0 0 15 0
2021–22 24 1 0 0 11[b] 0 1[g] 0 36 1
2022–23 27 0 3 0 11[b] 0 4[h] 0 45 0
2023–24 28 4 1 0 10[b] 1 2[g] 1 41 6
2024–25 8 1 0 0 2[b] 0 1[i] 0 11 1
Gjithsej 286 10 25 0 91 2 25 2 427 14
Gjithsej karriera 386 14 27 0 93 2 25 2 531 18
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ a b c d e f g h i j k l Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  4. ^ Një ndeshje dhe një gol në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  5. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, një ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube, dy ndeshje në Supercopa de España
  6. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  7. ^ a b c Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  8. ^ Dy ndeshje në Supercopa de España, një ndeshje në UEFA Super Kupë, një ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
  9. ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 8 shtator 2024[38]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spain 2014 2 0
2015 3 0
2016 4 0
2017 4 0
2018 7 0
2019 4 0
2020 1 0
2021 1 0
2022 7 0
2023 9 0
2024 9 1
Gjithsej 51 1
Real Madrid Castilla
Real Madrid

Kombëtarja

Redakto
Spanja U–21
Spanja U–19

Referime

Redakto
  1. ^ "La marcha de Carvajal ratifica la poca confianza de Mourinho en la cantera blanca" [Largimi i Carvajal konfirmon besimin e vogël të Mourinho-s te cantera e bardhë] (në spanjisht). El Confidencia. 6 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 24 tetor 2012.
  2. ^ "El Bayer Leverkusen confirma el fichaje de Carvajal" [Bayer Leverkusen konfirmon blerjen e Carvajal] (në spanjisht). ABC. 11 korrik 2012. Marrë më 24 tetor 2012.
  3. ^ "Bayer Leverkusen 2–0 SC Freiburg" (në anglisht). ESPN FC. 1 shtator 2012. Marrë më 24 tetor 2012.
  4. ^ "1. Bundesliga – Elf des Tages" [1. Bundesliga– Skuadra e Javës]. kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 3 shtator 2012.
  5. ^ "TSG Hoffenheim 1–2 Bayer Leverkusen" (në anglisht). ESPN FC. 25 nëntor 2012. Marrë më 26 nëntor 2012.
  6. ^ "Team of the season 2012/13" [EKipi i sezonit 2012/13] (në anglisht). Bundesliga. 25 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2014. Marrë më 1 qershor 2013.
  7. ^ "Real Madrid recall Carvajal" [Real Madrid rithërret Carvajal-in] (në anglisht). Bayer 04 Leverkusen. 3 qershor 2013. Marrë më 3 qershor 2013.
  8. ^ "Carvajal revels in Real Madrid return" [Carvajal i lumtur për rikthimin te Real Madridi] (në anglisht). Goal.com. 5 korrik 2013. Marrë më 13 korrik 2013.
  9. ^ "Isco an instant hero" [Isco njëhero i menjëhershëm] (në anglisht). ESPN FC. 18 gusht 2013. Marrë më 29 nëntor 2013.
  10. ^ Dirk Vermeiren (17 shtator 2013). "Six-goal Madrid overwhelm Galatasaray" [Real Madridi me gjashtë gola shkatërron Galatasarayn] (në anglisht). UEFA. Marrë më 29 nëntor 2013.
  11. ^ "Goles para aguantar el chaparrón" (në spanjisht). Marca. 29 mars 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
  12. ^ "Calma antes de la tempestad" [Qetësi para stuhisë] (në spanjisht). Marca. 26 prill 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
  13. ^ "Reali fiton superderbin, mbërrin "La Decima"". Top-Channel.tv. 24 maj 2014. Marrë më 13 qershor 2019.
  14. ^ "Spain beat Netherlands to top Group B" [Spanja mposht Holandën për të fituar grupin b] (në anglisht). UEFA. 12 qershor 2013. Marrë më 2 qershor 2014.
  15. ^ "Del Bosque waits to name 23" [Del Bosque pret për të emëruar 23] (në anglisht). FIFA. 25 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
  16. ^ "World Cup 2014: Spain drop Alvaro Negredo and Jesus Navas" [Kupa e Botës 2014: Spanja heq Alvaro Negredon dhe Jesus Navas] (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2014. Marrë më 31 maj 2014.
  17. ^ "Vicente del Bosque has announced the 23-man squad for the matches against France (September 4th) and Macedonia (September 8th)" [Vicente del Bosque njofton ekipin me 23 lojtarë për ndeshjet kundër Francës (4 shtator) dhe Maqedonisë (8 shtator)] (në anglisht). Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit. 29 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2014. Marrë më 29 gusht 2014.
  18. ^ "France 1-0 Spain" [Francë 1-0 Spanjë] (në anglisht). BBC Sport. 4 shtator 2014. Marrë më 6 shtator 2014.
  19. ^ "Top 10 right-backs in 2023 revealed: Carvajal and 2 Real Madrid targets IN". Tribuna.com (në anglisht). 1 nëntor 2023. Marrë më 9 maj 2024.
  20. ^ "The 25 best right backs in world football – ranked". 90min.com (në anglisht). 11 nëntor 2022. Marrë më 9 maj 2024.
  21. ^ "RESULTS ARE IN | The best right back as voted by the fans is Dani Carvajal". Goal.com (në anglisht). 25 tetor 2018. Marrë më 9 maj 2024.
  22. ^ "Dani Carvajal: Real Madrid's world-class right-back, made in the Bundesliga" (në anglisht). Bundesliga. Marrë më 3 qershor 2024.
  23. ^ Gianluca Nesci (2 maj 2017). "4 unheralded players who will play crucial roles in the semi-finals" (në anglisht). The Score. Marrë më 3 qershor 2024.
  24. ^ a b c d "Dani Carvajal: Real Madrid's Model of Consistency Who Owes Much to Bayer Leverkusen". 90min.com (në anglisht). 13 gusht 2020. Marrë më 3 qershor 2024.
  25. ^ Nick Dorrington (25 tetor 2014). "Marcelo and Dani Carvajal Provide Platform for Real Madrid Win over Barcelona" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 3 qershor 2024.
  26. ^ a b Nick Dorrington (17 mars 2015). "Hard Work Has Earned Dani Carvajal His Place in Real Madrid's Team of Stars" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 3 qershor 2024.
  27. ^ a b Euan McTear (3 prill 2017). "Carvajal: The Leganes boy who made it at Real Madrid" (në anglisht). Marca. Marrë më 3 qershor 2024.
  28. ^ "Daniel Carvajal interview" (në anglisht). bundesliga. Marrë më 3 qershor 2024.
  29. ^ a b Matt Jones (18 shtator 2017). "Dani Carvajal, Real Madrid Agree Contract Extension Until 2022" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 3 qershor 2024.
  30. ^ "Real Madrid's UCL hero Dani Carvajal eyes passing legendary Paco Gento: 'Why not dream of getting another?'" (në anglisht). CBSSports. 2 qershor 2024. Marrë më 3 qershor 2024.
  31. ^ Dermot Corrigan (2 qershor 2024). "Dani Carvajal – Real Madrid's unlikely Champions League hero who laid foundations with Di Stefano" (në anglisht). The New York Times. Marrë më 4 qershor 2024.
  32. ^ Guillermo Rai (24 shkurt 2023). "Carvajal: Real Madrid's quiet 'animal' who refuses to go away despite injuries" (në anglisht). The New York Times. Marrë më 3 qershor 2024.
  33. ^ "Carvajal's injury nightmare continues" (në anglisht). Marca. 19 shtator 2021. Marrë më 3 qershor 2024.
  34. ^ "¿Quién es quién y cómo han cambiado? Las gemelas Daphne y Melanie Cañizares, mujeres de los futbolistas Joselu y Carvajal" (në spanjisht). Vanitatis. 9 maj 2024.
  35. ^ "(WATCH) Dani Carvajal's father leads Real Madrid bus on parade route" (në anglisht). Football España. 2 qershor 2024.
  36. ^ "Danel Carvajal Player Profile" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 29 gusht 2014.
  37. ^ "Dani Carvajal" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 29 gusht 2014.
  38. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Dani Carvajal" (në anglisht). National-Football-Teams. Marrë më 13 tetor 2014.

Lidhje të jashtme

Redakto