Hape menynë kryesore

Kisha e Shën Nikollës (Lezhë)

Xhami në Lezhë
Rrënojat e Kishës së Shën Nikollës brenda mauzoleut
Kisha e Shën Nikollës mes shtëpive të Lezhës, nga një inçizim i çerekut të parë të shekullit XX

Kisha e Shën Nikollës[1] (apo Katedralja e Shën Nikollës, Kisha e Shën Kollit) njohur edhe si Xhamia e Selimijes ose Kisha-Xhami e Lezhës në qytetin e Lezhës, ku më 1981 u ngrit Mauzoleu i Skënderbeut, është vendi ku besohet se gjenden eshtrat e Skënderbeut.

Historia

Në zanafillë ndërtesa qe një kishë kushtuar Shën Nikollës, ende vijon të mbetet një afresk i të shenjtit në rrënojat e kishës, megjithëse tejet e dëmtuar. Kisha qëndronte në pjesën e brendshme të qytetit ilirik që u rindërtua më vonë nga romakët në shek. I p.K. Dëshmi e kësaj është guri Gaviarius përballë hyrjes, që u nxorr gjatë gërmimeve arkeologjike të viteve 1975-1980 nga Frano Prendi dhe Koço Zheku.

Themelet e saj janë të shek. XIV, katedralja është e tipit bazilikar me gjatësi 17 m dhe gjerësi 8 m. Ruhet në muret e saj një afresk i Shën Nikollës.

Me pushtimin e Lezhës nga Perandoria Osmane, kisha më 1580 u shndërrua në xhami kushtuar Sulltan Selimit I, prej nga edhe mori emrin Selimije.

Xhamia nuk i mbijetoi revolucionit kulturor të 1967, minarja iu shemb dhe më 1981 iu shfrytëzua struktura për të ngritur Mauzoleun e Skënderbeut.[2]

Restaurimi

Në fillim të vitit 2018 u anoncua projekti i restaurimit i cili filloi në qershor 2018 dhe ka përfunduar.

Shiko edhe

Referimet

  1. ^ "Përfundon restaurimi i Memorialit të Skënderbeut, Lezhë". Instituti i Monumenteve të Kulturës. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Bashkia Lezhë: Plani Strategjik për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Komunitetit të Lezhës, 2013 – 2030" (PDF). Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)