Koha
Koha është përmasa në të cilën kuptohet dhe matet rrjedha e ngjarjeve në gjithësi. Koha është kapja e rendit në shfaqjen e ngjarjeve nga ndërgjegjja njerëzore. Të gjitha ngjarjet mund të përshkruhen në një kohë që mund të jetë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Thelbi i domethënies së kohës është një ndër çështjet më të vjetra filozofike dhe shkencore të njeriut.
Fjalori Anglisht i Oksfordit e përkufizon kohën si "procesi i vazhdueshëm dhe i pakufishëm i ekzistencës dhe ngjarjeve në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, e quajtur si e tërë". Një tjetër përkufizim standard fjalori është "sekuencë e vazhdueshme lineare (e drejtë) jo hapësinore nga ku ngjarjet dukshëm ndodhin sipas një rregulli të pakthyeshëm".
Matja e përkohshme dhe historia
RedaktoMatja e përkohshme, kronometri, përmban dy periudha të dallueshme: kalendari, një mjet matematikor për organizimin e intervaleve kohore,[1] dhe sahati, një mekanizëm fizik që numëron pasazhet kohore. Në jetën e përditshme, ora i referohet një periudhe më të vogël se një ditë, ndërsa kalendari një periudhe më të gjatë se një ditë. Pajisjet elektronike personale i shfaqin njëkohësisht edhe kalendarin dhe orin. Numri që e tregon ndodhjen e një ngjarjeje specifike si në orë edhe në datë vëzhgohet nga një pikë referente.
Historia e kalendarit
RedaktoArtifaktet nga paleolitiku tregojnë se hëna është përdorur për të llogaritur kohë që para 6,000 vjetëve.[2] Kalendari hënor ishte ndër të parët që u paraqit, me 12 ose 13 muaj hënor (354 ose 384 ditë). Pa shtojca për të shtuar ditët dhe muajt e disa viteve, stinët shpejt u grupuan në një kalendar të bazuar vetëm në 12 muajt hënor. Kalendarët lunisolar kanë 13 muaj të shtuar në disa vite për të balancuar diferencen në mes të një viti të plotë (tani njihet si 365.24 ditë) dhe një viti me 12 muaj hënor. Numrat 12 dhe 13 zunë vend të dukshëm në shumë kultura, së paku pjesërisht për shkak të kësaj ndërlidhje të muajve me vitet.
Reformat e Çezarit në vitin 45 para Krishtit e vendosën botën romake në kalendar diellor. Ky kalendar ishte fajtor në atë se shtojcat e tij lejonin avancimin e solsticeve dhe ekuinokseve astronomike kundër tij për rreth 11 minuta në vit. Para Gregori XIII paraqiti një përmirësim në vitin 1582; kalendari Gregorian u adaptua ngadalë nga kombe të ndryshme në një periudhë shekullore, por tani është kalendari më i përdorur në botë.
Historia e pajisjeve për matjen e kohës
RedaktoNjë llojllojshmëri e madhe e pajisjeve janë shpikur për të matur kohën. Studimi i këtyre pajisjeve quhet horologji.
Një pajisje egjiptiane që daton nga viti 1500 para Krishtit, i ngjashëm me formën e një katrori T, maste pasazhin e kohës nga hija e hedhur në traversën e saj në rregull jolinear. T-ja ishte e orientuar në lindje mengjeseve. Në mesditë, pajisje kthehej ashtu që ta hidhte hijen e vet në drejtim të mbrëmjes.[3]
Një orë diellore përdor një gnomon për të hedhur një hij në një set shënimesh të kalibruara për orë. Pozita e hijes tregon orën në kohë lokale.
Pajisja më precize e botës antike ishte sahati i ujit, ose clepsydra, një nga të cilat u gjet në varrin e faraonit egjiptian Amenhotep I (1525 – 1504 para K.). Ato ka mundësi të jenë përdorur për t’i matur orët e natës, por kërkohet mirëmbajtje manueale për të plotësuar rrjedhjen e ujit. Grekët antikë dhe populli i Chaldea-së (Mesopotamia juglindore) regullisht kanë shënuar rekorde në mbajtjen e orëve si pjesë themelore e vëzhgimeve të tyre astronomike. Zbuluesit arabë dhe inxhinierët në veçanti bënin përmirësime në përdonrimin e urës së ujit deri në mesjetë.[4] Në shekullin e 11-të, zbuluesit kinezë dhe inxhinierët shpikën orën e parë mekanike që punonte me një mekanizëm arratisjeje.
Orët e rërës përdorin rrjedhjen e rërës për të matur kohën. Ato u përdorën në lundrim. Ferdinand Magelani përdori 18 xhama në secilën anije për udhëtimin e tij në vititn 1522.[5] Shkopinjtë temjanë dhe qirinjtë ishin, dhe janë, të përdorshëm për matjen e kohës në tempuj dhe kisha. Orët e ujit, dhe më vonë, orët mekanike, u përdorën për të shënuar ngjarje të abatëve dhe manastiereve në Mesjetë. Rikardi i Ëallingfordit (1292 – 1336), abat i abacisë St. Albani, ndërtoi një orë mekanike si një planterium astronomik rreth vitit 1330.[6][7] Avancime të mëdha në kohë-mbajtje u bën nga Galileo Galilei dhe veçanërisht nga Christiaan Huygens me zbulimin e orëve lavjerrëse.
Pajisja më e saktë e kohë-mbajtjes është sahati atomike, të cila përdoren për kalibrimin e orëve të tjera dhe instrumenteve kohë-mbajtëse. Ato përdorin vetinë rrotulluese të atomeve, dhe që nga viti 1967, sistemi SI e përdor si bazë të njësisë së kohës njësinë e tij, sekondën.
Në maj të vitit 2010, intervali kohor më i vogël i matur direkt është në rendin e 12 attosekondave (1.2 x 10 −17 sekonda).[8]
Feja
RedaktoKoha lineare dhe ciklike
RedaktoKultura antike si maja, Hopi, dhe fise të tjera kombëtare maerike, plus babilonasit, grekët antikë, hindutë, budistët, dhe të tjerët kishin konceptin e rrotës së kohës, që e ringriste kohën si ciklike dhe kuantike duke konsistuar në ripërsëritjen e viteve që ndodhin në Europe qenie të Universit në mes të lindjes dhe zhdukjes.
Në përgjithësi, konceptet islamike dhe judo-krisiane, të bazuar në Bibël, thonë se koha është linaer, duke filluar me aktin e krijimit nga Zoti. Pikëpampja e përgjithshme kristiane është se koha do të përfundojë me përfundimin e rendit present të gjërave.
Koha në mitologjinë greke
RedaktoGjuha greke ka dy principe të dukshme: Kronin dhe Kairon. Më herët iu referoheshin numrave, ose kronologjisë, kohës. Në teologji, Kairo është kualitative, si kundërthënie e kuantitatives.
Në mitologjinë greke, Kroni identifikohet si “Personifikim i Kohës”. Emir i tij do të thotë “kohë”. Ai portretizohet si një njeri i vjetër, me mjekërr të gjatë të hirit, si “Baba i Kohës”. Disa fjalë me rrënjë etimologjike të Kronit janë kronologjia, kronometri, kronik, anakronik, sinkronik,” dhe “kronikal”.
Koha në Kabbala
RedaktoBazuar te Kabbalistët, “koha” është një paradoks[9] dhe një iluzion[10]. Që të rak, e shkuara dhe e ardhmja, njihen njëherësh nga e tashmja.
Fizikë
RedaktoNë fizikë, koha dhe hapësira njihen si madhësi themelore. Përkufizimi i vetëm i mundshëm i kohës është veprimi, në të cilin koha përkufizohet nga matja e proceseve (ecurive) dhe njësive të zgjedhura.
Në fizikë koha (simboli t, T) është madhësi për përcaktimin e intervaleve midis periudhave të ndryshme gjatë së cilave ndodhin dukuri të ndryshme fizike. Për krahasimin e zgjatjes së intervaleve për dukuritë në fizikë përdoren njësia ndërkombëtar nga sistemi SI, sekonda dhe shënohet me simbolin s. Për të kuptuar më lehtë krahasimet, përveç sekondës si njësi bazë, për kohën përdoren edhe nënfishet dhe shumëfishet e sekondës.Koha si një madhësi fizike gjendet në shumë formula fizike duke filluar nga ato më elementaret dhe thelbësoret psh :v=l/t deri tak ato të komplikuarat ne lidhje me nxitimin etj.
Ka dy pikepamje te ndryshme per kohen si koncept.Nje pikepamje thote se koha eshte pjese e struktures themelore te universit, eshte nje dimension ne te cilin ngjarjet ndodhin ne sekuenca.Isak Njutoni e hodhi dhe mbeshteti kete teori, ndaj dhe kjo njihet si koha Njuton-iane. Pikepamja e dyte, eshte ajo qe thote se koha nuk mund te jete nje "mbajtes" ne te cilin kalojne ngjarje dhe objekte.Ajo eshte pjese e nje strukture themelore (bashke me hapesiren dhe numrat) me te cilen njerezit masin ngjarjet.Pra koha nuk eshte nje ngjarje apo dicka, nuk mund te matet vete, sepse eshte nje njesi matese (si numrat) e megjithate mund te udhetohet ne te.
Matja
RedaktoNjësitë kohore | |
---|---|
Njësia | Vlera |
atosekonda | 1/1018 sekonda[11] |
femtosekonda | 1/1015 sekonda |
pikoseconda | 1/1012 sekonda |
nanosekonda | 1/109 sekonda |
mikrosekonda | 1/106 sekonda |
milisekonda | 0.001 sekonda |
sekonda | SI madhësia bazë |
minuta | 60 sekonda |
ora | 60 minuta ose 3600 sekonda |
dita | 24 orë ose 1440 minuta ose 86400 sekonda |
java | 7 ditë |
fortnight[12] | 14 ditë |
muaji hënor | 27.2 deri në 29.5 ditë |
muaji | 28 deri në 31 ditë |
Çereku i vitit | 3 muaj |
viti | 12 muaj |
Viti normal | 365 ditë e 52 javë + 1 ditë |
Viti i brishtë | 366 ditë 52 javë + 2 ditë |
Viti tropik | 365.24219 ditë |
Viti gregorian | 365.2425 ditë |
Olimpiada | 4 vite |
Lustrumi | 5 vite |
Dekada | 10 vite |
Jubileu (i Biblës) | 50 vite |
Shekulli | 100 vite |
Mileniumi | 1000 vite |
Thënie
Redakto- «Çfarë është pra koha? Nëse ndokush më pyet, e di; nëse dua ti'a shpjegoj atij që më pyet, nuk e di më.» (Shën Agostini tek Rrëfimet.)
- «Duke kursyer kohën zgjatet jeta.» (Antonio Rosmini)
- «Koha është pasqyra e amshimit.» (Diogjeni i Sinopit)
- «Koha heq gjithçka e jep gjithçka; çdo gjë ndryshon, kurrgjë nuk asgjësohet.» (Xhordano Bruno)
- «Hapësira është burgu i trupit, koha është burgu i shpirtit.» (Karlo Maria Francero)
- «Çdo orë e kohës së humbur është një mundësi dëmi për të ardhmen.» (Napoleon Bonaparti)
- «Vetëm punëtorët e dinë se sa vlen koha; e bëjnë që të paguajë gjithmonë.» (Karlo Maria Francero)
- «Ju thoni se koha ecën? Ah jo, vajmedet, koha qëndron, ne ikim.» (Henri Austin Dobson)
Shiko edhe
RedaktoLidhjet e jashtme
Redakto- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Udhëtim në kohë Arkivuar 29 korrik 1997 tek Wayback Machine
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Enciklopedia ndër-rrjetore e filozofisë: Koha
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Ora dhe data: Orëa e Botërore dhe zonat kohore
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Instituti i Kërkimit të Cikleve
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Koha dhe pakënaqësitë e saj
Burim i të dhënave
Redakto- ^ Richards, E. G. (1998). Mapping Time: The Calendar and its History. Oxford University Press. fq. 3–5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rudgley, Richard (1999). The Lost Civilizations of the Stone Age. New York: Simon & Schuster. fq. 86–105.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Barnett, Jo Ellen Time's Pendulum: The Quest to Capture Time—from Sundials to Atomic Clocks Plenum, 1998 ISBN 0-306-45787-3 p.28
- ^ Barnett, ibid, p.37
- ^ Laurence Bergreen, Over the Edge of the World: Magellan's Terrifying Circumnavigation of the Globe, HarperCollins Publishers, 2003, hardcover 480 pages, ISBN 0-06-621173-5
- ^ North, J. (2004) God's Clockmaker: Richard of Wallingford and the Invention of Time. Oxbow Books. ISBN 1-85285-451-0
- ^ Watson, E (1979) "The St Albans Clock of Richard of Wallingford". Antiquarian Horology 372–384.
- ^ "12 attoseconds is the world record for shortest controllable time". 12 maj 2010. Marrë më 19 prill 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hus, Boʿaz; Pasi, Marco; Von Stuckrad, Kocku (2011). Kabbalah and Modernity: Interpretations, Transformations, Adaptations. BRILL. ISBN 9004182845.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wolfson, Elliot R. (2006). Alef, Mem, Tau: Kabbalistic Musings on Time, Truth, and Death. University of California Press. fq. 111. ISBN 0-520-93231-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!), Extract of page 111 - ^ Njësia më e vogël e kohës.
- ^ Njësi e vjetër angleze.