Kongresi ndërkombëtar i matematikanëve

Lista e Kongreseve sipas viteve
VITI QYTETI SHTETI
2010 Hyderabad India India
2006 Madrid Spanja Spanja
2002 Pekin China Kina
1998 Berlin Gjermania Gjermani
1994 Zürich Zvicra Zvicra
1990 Kyōto Japonia Japonia
1986 Berkeley Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shtetet e Bashkuara
1983 Warsaw Polonia Polonia
1978 Helsinki Finlanda Finlanda
1974 Vancouver Kanadaja Kanada
1970 Nice Franca Franca
1966 Moscow Stampa:Country data the Soviet Union Bashkimi Sovjetik
1962 Stockholm Suedia Suedia
1958 Edinburgh Britania e Madhe Mbretëria e Bashkuar
1954 Amsterdam Netherlands Holanda
1950 Cambridge Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shtetet e Bashkuara
1936 Oslo Norvegjia Norvegjia
1932 Zürich Zvicra Zvicra
1928 Bologna Italia Italia
1924 Toronto Kanadaja Kanada
1920 Strasbourg Franca Franca
1912 Cambridge Britania e Madhe Mbretëria e Bashkuar
1908 Rome Italia Italia
1904 Heidelberg Gjermania Mbretëria gjermane
1900 Paris Franca Franca
1897 Zürich Zvicra Zvicra

Kongresi ndërkombëtar i matematikanëve (origj.: ICM-International congress of mathematicians) mbahet në çdo 4 vjet dhe ai i mbledh matematikanët më të shquar nga e gjithë bota. Kongresi i parafundit u mbajt në verën e vitit 2006 në Madrid, kryeqyteti i Spanjës.

Medalja Fields

Redakto

Medalja Fields konsiderohet si ekuivalent i shpërblimit Nobel për matematikë. Në kuadër të kongresit të vitit 2006 medaljen Fields e meritoi Grigori Perelman për zgjidhjen apo vërtetimin e hipotezës së famshme conjecture de Poincaré i cili është njëri nga shtatë Problemet e mileniumit të shtruara nga Clay mathematic Institut. Shpërblimin prej 1 milion dollarë ky e refuzoi. Tre fituesit tjerë të medaljes Fields ishin francezi Wendelin Werner, për punimet e tij në fushën e teorisë së probabilitetit dhe në teorinë konforme të fushës, australiani Terence Tao, për kontributin e tij në fushën ekuacioneve diferenciale parciale, në Kombinatorikë, analizën harmonike dhe në teorinë e numrave. Fituesi i fundit është rusi Andrei Okounkov i cili bëri rishqyrtimin e punimeve të tij për lidhjet në mes teorisë së gjasës dhe gjeometrisë algjebrike.

Kongresi i parë është mbajtur në vitin 1897 në Zurich ndërsa kongresi i fundit u mbajt nga 19 deri më 27 gusht të vitit 2010 në Hyderabad të Indisë.

Lidhje të jashtme

Redakto