Krerët e Shtetit Shqiptar
Që nga themelimi më 28 nëntor 1912, Shqipëria ka provuar disa modele qeverisjeje, përfshirë protektoratin ndërkombëtar, monarkinë, regjimin një-partiak si dhe republikën parlamentare. Gjatë kësaj periudhe funksioni i Kreut të Shtetit është ushtruar në forma të ndryshme.
Më 1912 u krijua qeveria e parë me Ismail Qemalin në krye. Ai përmbushte edhe kompetencat e Kreut të Shtetit, ndërsa më 6 shkurt 1914, Konferenca e Ambasadorëve emëroi Princin Wilhelm Wied monark të Principatës së Shqipërisë.
Në periudhën shtator 1914 – janar 1920, Shqipëria u bë shesh lufte duke ndërruar disa qeveri. Roli i kreut të shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca të ndryshme.
Më 8 janar 1920 Kongresi i Lushnjës, zgjodhi Këshillin e Lartë prej 4 vetash (Kryeregjent Aqif Pashë Elbasani, Imzot Luigj Bumçi, Mihal Turtulli, Abdi bej Toptani), i cili do të kryente funksionet e kreut të shtetit. Duke rikthyer parlamentarizmin në vitin 1924 Fan Noli u zgjodh kryetar i qeverisë, duke ushtruar edhe funksionet e kreut të shtetit.
Pas ndryshimeve të shpeshta në qeverisje, më 31 janar 1925 Asambleja Kombëtare miratoi formën republikane të regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President të Republikës. Më 1 shtator 1928 Shqipëria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipëtarëve. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prill 1939 dhe bashkimit të kurorave të dy vendeve, Viktor Emanueli III u bë Mbret i Shqipërisë. Vitet 1943-1944 nën pushtimin gjerman rikthejnë qeverisjet-regjenca.
Përfundimi i luftës së Dytë Botërore dhe çlirimi i Shqipërisë më 1944 u shoqërua me zgjedhjet e para parlamentare të dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit të Kreut të Shtetit në organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Në periudhën 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjatë të cilës Shqipëria udhëhiqej nga komunistët, funksionet e Kreut të Shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 - 22 nëntor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nëntor 1982 – 22 shkurt 1991). Më 22 shkurt 1991 u krijua Këshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri më 30 prill 1991.
Më 30 prill 1991 me zgjedhjen e Presidentit të parë të Republikës parlamentare nga ana e një parlamenti shumëpartiak, krijohet Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës.
Lista e Krerëve të Shtetit Shqiptar
RedaktoKreu i Shtetit | Administrata | Partia | |||
---|---|---|---|---|---|
Marrja | Lëshimi | ||||
Kryetar i Kuvendit Kombëtar 1912 | |||||
Ismail Qemali | 28 nëntor 1912 | 29 nëntor 1912 | asnjë | ||
Kryetar i Qeverisë së Përkohshme 1912 – 1914 | |||||
Ismail Qemali | 29 nëntor 1912 | 22 janar 1914 | asnjë | ||
Fejzi bej Alizoti | 22 janar 1914 | 7 mars 1914 | asnjë | ||
Mbret i Shqipërisë 1914 | |||||
Vilhelm Vidi | 7 mars 1914 | 3 shtator 1914 (de facto) 31 janar 1925 (de jure) |
asnjë | ||
Kryetar i Qeverisë së Përkohshme 1914 – 1920 | |||||
Esad pashë Toptani | 5 tetor 1914 | 24 shkurt 1916 | asnjë | ||
Turhan pashë Përmeti | 28 dhjetor 1918 | 28 janar 1920 | asnjë | ||
Sulejman pashë Delvina | 28 janar 1920 | 30 janar 1920 | asnjë | ||
Këshilli i Lartë i Regjencës 30 janar 1920 – 31 janar 1925 | |||||
Kryetar i Këshillit të Lartë, Kryeregjent, zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes 1920 | |||||
Aqif Pashë Elbasani | 30 janar 1920 | ??? | asnjë | ||
Fan S. Noli | 2 korrik 1924 | 24 dhjetor 1924 | Partia Demokratike | ||
President i Republikës Shqiptare 1925 – 1928 | |||||
Ahmet Zogu | 1 shkurt 1925 | 1 shtator 1928 | Partia Popullore | ||
Mbret i Shqipëtarëve 1928 – 1943 | |||||
Ahmet Zogu | 1 shtator 1928 | 7 prill 1939 | asnjë | ||
Viktor Emanueli III Lt. Gen. Francesco Jacomoni di San Savino |
16 prill 1939 22 prill 1939 |
8 shtator 1943 18 mars 1943 |
asnjë | ||
Kryetar i Këshillit të Lartë të Regjencës 1943 – 1944 | |||||
Mehdi bej Frashëri | 20 tetor 1943 | 28 nëntor 1944 | Balli Kombëtar | ||
Kryetar i Presidiumit të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar 1944 – 1946 | |||||
Omer Nishani | 26 maj 1944 | 12 janar 1946 | Partia Komuniste | ||
Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Kushtetues 1946 | |||||
Omer Nishani | 12 janar 1946 | 16 mars 1946 | Partia Komuniste | ||
Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor 1946-1991 | |||||
Omer Nishani | 16 mars 1946 | 1 gusht 1953 | Partia Komuniste (deri 1948) Partia e Punës (prej 1948) | ||
Haxhi Lleshi | 1 gusht 1953 | 22 nëntor 1982 | Partia e Punës | ||
Ramiz Alia | 22 nëntor 1982 | 30 prill 1991 | Partia e Punës | ||
President i Republikës së Shqipërisë 1991 – sot | |||||
Ramiz Alia | 30 prill 1991 | 3 prill 1992 | Partia e Punës (deri 1991) Partia Socialiste (prej 1991) | ||
Kastriot Islami (provizor) |
3 prill 1992 | 6 prill 1992 | Partia Socialiste | ||
Pjetër Arbnori (provizor) |
6 prill 1992 | 9 prill 1992 | Partia Demokratike | ||
Sali Berisha | 9 prill 1992 | 24 korrik 1997 | Partia Demokratike | ||
Skënder Gjinushi (provizor) |
24 korrik 1997 (disa orë) |
Partia Social Demokrate | |||
Rexhep Meidani | 24 korrik 1997 | 24 korrik 2002 | Partia Socialiste | ||
Alfred Moisiu | 24 korrik 2002 | 24 korrik 2007 | asnjë | ||
Bamir Topi | 24 korrik 2007 | 24 korrik 2012 | Partia Demokratike | ||
Bujar Nishani | 24 korrik 2012 | 24 korrik 2017 | Partia Demokratike | ||
Ilir Meta | 24 korrik 2017 | 24 korrik 2022 | Lëvizja Socialiste për Integrim | ||
Bajram Begaj | 24 korrik 2022 | në detyrë | asnjë |