Lista e agjencive të specializuara të Kombeve të Bashkuara

pasqyrë e agjencive të specializuara në kuadër të Kombeve të Bashkuara

Agjencitë e specializuara janë organizata të pavarura që punojnë me Kombet e Bashkuara dhe njëra-tjetrën përmes mekanizmit të koordinimit të Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara në nivel ndërqeveritar, dhe përmes Bordit të Drejtuesve Kryesorë për koordinim (CEB) në nivel inter-sekretariat.[1] Agjencitë e specializuar mund të jenë apo jo të krijuara nga Kombet e Bashkuara, por janë të përfshira në Sistemin e Kombeve të Bashkuara nga Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara duke u bazuar në nenet 57 dhe 63 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Momentalisht OKB ka gjithsej 15[2][3] agjenci të specializuara që kryejnë funksione të ndryshme në emër të OKB-së. Agjencitë e specializuara janë listuar më poshtë.[4]

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) Redakto

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara drejton përpjekjet ndërkombëtare për të mposhtur urinë. Duke u shërbyer si vendeve të zhvilluara ashtu edhe atyre në zhvillim, FAO vepron si një forum neutral ku të gjitha kombet takohen si të barabartë për të negociuar marëveshje dhe debatuar për politikat. Mandati i FAO-s është të rrisë nivelin e të ushqyerit, të rrisë prodhimin bujqësor, të përmirësojë jëtën e popullsisë rurale dhe të kontribuojë në rritjen e ekonomisë botërore. FAO është agjencia më e madhe e Kombeve të Bashkuara dhe ka selinë e saj në Romë, Itali.

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) Redakto

 
Flamuri i ICAO.

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) është themeluar në vitin 1947. Ajo kodifikon parimet dhe teknikat e navigimit ndërkombëtar ajror dhe nxit planifikimin dhe zhvillimin e transportit ajror ndërkombëtar për të siguruar rritje të rendit dhe sigurisë. Selia e saj është e vendosur në Quartier international de MontréalMontreal, Kanada.

Këshilli i ICAO adapton standarde dhe rekomandon praktika në lidhje me navigimin ajror, parandalimin e ndërhyrjes së paligjshme, dhe lehtësimin e procedurave ndër-kufitare për aviacionin civil ndërkombëtar. Përveç kësaj, ICAO përcakton protokollet për hetimin e aksidenteve ajrore e ndjekur nga autoritet e sigurisë së transportit në shtetet nënshkruese të Konventa për Aviacionin Civil Ndërkombëtar, e njohur si Konventa e Çikagos.

Ajo gjithashtu zgjidh konfliktet ndërmjet dy shteteve.[nevojitet citimi]

Fondi Nderkombetar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) Redakto

Fondi Nderkombetar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) u themelua si një institucion ndërkombëtar financiar në vitin 1977, si një nga rezultatet e mëdha të Konferencës Botërore të Ushqimit të vitit 1974 dhe si përgjigje për situatën në Sahel. IFAD është e përkushtuar për të zhdukur varfërinë rurale në vendet në zhvillim. Selia e saj është në Romë, Itali.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) Redakto

 
Flamuri i ILO.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) merret me çështjet e punës. Selia e saj është në Gjenevë, Zvicër. E themeluar në vitin 1919, u formua përmes negociatave në Traktatit të Versajës, dhe ishte fillimisht një agjenci e Lidhjes së Kombeve. Ajo u be pjesë e sistemit të Kombeve të Bashkuara pas formimit të OKB-së në fund të Luftës së 2-të Botërore. Themelimi me datën e ndryshuar, përfshin Deklaratën e Filadelfias për synimet dhe qëllimet e organizatës. Sekretariati i saj njihet si Zyrtari Ndërkombëtar i Punës.

Organizata Ndërkombtare për Lundrimin Detar (IMO) Redakto

 
Flamuri i IMO.

Organizata Ndërkombtare për Lundrimin Detar (IMO), zyrtarisht e njohur si Organizata Ndër-Qeveritare Këshilluese për Lundrimin Detar (IMCO), u themeluar në vitin 1948 përmes Kombeve të Bashkuara me qëllim të koordinimit të praktikave ndërkombëtare të sigurisë se lundrimit detar. Sidoqoftë IMO nuk hyri në fuqi deri në vitin 1958.

Më seli në Londër, Mbretëria e Bashkuar, IMO promovon bashkëpunimin ndërmjet qeverive dhe industrisë se transportit detar për të përmirësuar sigurinë dhe parandaluar ndotjen e e detrave. IMO drejtohet nga një Asamble e anëtarëve dhe administrohet financiarisht nga Këshilli i anëtarëve i zgjedhur nga Asambleja. Puna e IMO-s realizohet përmes pesë komiteteve të cilët mbështeten ngë nën-komitete teknike. Organizatat anëtare të OKB-së mund të vëzhgojnë veprimet e IMO-s. Statusi i vëzhguesit mund t’i jepet organizatave të kualifikuara jo-qeveritare.

IMO mbështet nga një sekretariat i përhershëm i përfaqsuesve të anëtarëve të organizatës. Sekretariati përbëhet nga një Sekretar i përgjithshëm i cili zgjidhet nga Asambleja, dhe divizione të ndryshme përfshirë, inter alia, siguria detare, mbrojtja e ambientit, dhe një seksioni i konferencave.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) Redakto


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ndonjëherë konsiderohet si agjenci e specializuar. Është pjesë e Sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe ka një marrëveshje formale me OKB-në, por ruan pavarësinë e saj[5] FMN siguron bashkëbunim monetar dhe stabilitet financiar dhe vepron si një forum për këshilla, negociata dhe aistenvë në çështje financiare. Selia e FMN-së është në Washington, D.C., Shtetet e Bashkuara.

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) Redakto

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) është themeluar për të standardizuar dhe rregulluar radion dhe telekomunikacionin ndërkombëtar. Është themeluar si Unioni Ndërkombëtar i Telegrafisë në Paris më 17 maj 1865. Detyrat kryesore të tij janë standardizimi, caktimi i spektrit të radio-s, dhe organizimi i marrëveshjeve ndërlidhëse ndërmjet vendeve të ndryshme për të lejuar thirrjet telefonike ndërkombëtare (ka funksion në telekomunikacion sikurse UPU për shërbime postare). Ka selinë ne Gjenevë, Zvicra, afër kampusit kryesor të Kombeve të Bashkuara.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) Redakto

 
Flamuri i UNESCO.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) është agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar në vitin 1946 me seli në Paris, Francë. Qëllimi i saj është të kontribuojë në paqe dhe siguri duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar përmes edukimit, shkencës dhe kulturës për të avancuar respektin universal për drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me Kartën e OKB-së.


Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) Redakto

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) është agjenci e specializuar e sistemit të Kombeve të Bashkuarais, me Seli në Vjenë, Austri. Objektivi parësor i organizatës është promovimi dhe nxitja e zhvillimi industrial në vendet në zhvillim dhe vendet me ekonomi në tranzicion si dhe promovimi i bashkëpunimit industrial ndërkombëtar.

UNIDO beson se ambienti konkurrues dhe i qëndrueshëm industrial ka një rol kyç në nxitjen e rritjes ekonomike, zvogëlimin e varfërisë dhe arrijen e objektivave të zhvillimit të Mijëvjeçarit. Organizata punon në drejtim të përmirësimit të kualitetit të jetës në vendet e varfëra duke tërhequr resurset globale dhe ekspertizën në tri fusha të ndërlidhura tematike:

  • Reduktimi i varfërisë përmes aktiviteteve prodhuese;
  • Ndërtimi i kapaciteteve të tregtisë;dhe
  • Energji dhe mjedis.

Unioni Postar Universal (UPU) Redakto

 
Flamuri i UPU.

Unioni Postar Universal (UPU), me seli në Bern, Zvicër, koordinon politikat postare ndërmjet vendeve anëtare, dhe kështu sistemin postar botëror. Çdo vend anëtar pajtohet me të njëjtat kushte për përcjelljen e detyrave ndërkombëtare postare.

Banka Botërore Redakto

Grupi i Bankës Botërore ndonjëherë konsiderohet të jetë një agjenci e specializuar. Është pjesë e Sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe ka marrëveshje zyrtare me OKB-në, por ruan pavarësinë e saj.[5] WBG përbëhet nga një grup i pesë institucioneve: Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), Korporata Ndërkombëtare e Financave (IFC), Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), Agjencia Multilaterale për Garantim të Investimeve (MIGA), dhe Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjene Kontesteve të Investimit (ICSID). Është një burim vital i asistencës teknike dhe financiare për vendet në zhvillim. Misioni i saj është të luftojë varfërinë me pasion dhe profesionalizëm për rezultate të qëndrueshme dhe të ndihmojë njerëzit të ndihmojnë vetveten dhe mjedisin e tyre duke ofruar resurse, ndarë njohuritë, kapaciteteve ndërtuese dhe bashkëpunimin me sektorin publik dhe privat.

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) Redakto

BRD jep kredi për vendet në zhvillim për zhvillim të programeve me qëllim të zvogëlimit të varfërisë. Është pjesë e Grupit të Bankës Botërore (WBG).

Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) Redakto

IFC është është burimi më i madh multilateral i huave dhe financimit të kapitalit për projekte të sektorit privat në botën në zhvillim. Është pjesë e Grupit të Bankës Botërore (WBG).

Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) Redakto

Mandati i IDA-s është i afërt me atë të IBRD, me fokus të veçantë në vendet e varfëra. Është pjesë e Grupit të Bankës Botërore (WBG).

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) Redakto

 
Flamuri i WHO.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) vepron si një autoritet koordinues ndërkombëtar i shëndetit publik dhe merret çështje që kanë të bëjnë me shëndetin, higjienën publike, sëmudjet dhe dërgon ekipe që ndihmojnë në luftimin e epidemive. E themeluar më 7 prill 1948, dhe me seli në Gjenevë, Zvicër, agjencia trashëgoi mandatin dhe resurset e parardhëses së saj, Organizatës së Shëndetit, që ishte një agjenci e Lidhjes së Kombeve.

Organizata Botërore për Pronësinë Intelektuale (WIPO) Redakto

Organizata Botërore për Pronësinë Intelektuale (WIPO) është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e krijuar në vitin 1967 dhe me seli në Gjenevë, Zvicër. Qëllimi i saj është të nxit veprimtaritë kreative dhe të promovojë mbrojtjen e pronësisë intelektuale kudo në botë. Organizata administron disa traktate që kanë të bëjnë me të drejtat e pronësisë intelektuale.

Oganizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) Redakto

 
Flamuri i WMO.


Oganizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) është pasardhëse e Organizatës Ndërkombëtare të Meteorologjisë (IMO), që ishte themeluar në vitin 1873. ËMO është themeluar në vitin 1950 dhe u bë agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara për meteorologji (mot dhe klimë), hidrologji operacionale dhe shkenca të afërta gjeofizike. Selia e saj është në Gjenevë, Zvicër.

Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) Redakto


Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) u themelua në vitin 1974 në Madrid, Spanjë. UNWTO ka 160 shtete anëtare dhe 350 anëtarë që përfaqësojnë organizata private, institucione edukative dhe të tjera. Selia e saj është në Madrid, Spanjë.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)

Ish-agjencitë e specializuara Redakto

E vetmja agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara që nuk ekziston më është Organizata Ndërkombëtare për Refugjatë, që ekzistoi nga viti 1946 deri në vitin 1952, dhe u zëvendësua nga zyra e Komisionerit të Lartë për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, që është një organ ndihmës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Organizata të afërta Redakto

Ka disa organizata të tjera ndër-qeveritare që kanë marrëveshje bashkëpunimi me Kombet e Bashkuara. Në kuptim të strukturave të bashkëpunimit, disa marrëveshje janë të përafërta me me me marrëveshjet e raporteve me agjencitë e specializuara sipas neneve 57 dhe 63 të Kartës së OKB-së, por meqë Karta përcakton se agjencitë merren me çështje "ekonomike, sociale, kulturore, edukative, shëndetësore dhe të tjera të ngjashme me to", organizatat e tilla nuk janë zyrtarisht agjenci të specializuara të Kombeve të Bashkuara.[6][7][8][9][10][11] IAEA arriti një marrëveshje të tillë me OKB-në në vitin 1957, dhe OPCË dhe CTBTO përdorën këtë model për arritjen e marrëveshjeve të tyre me OKB-në.[12][10][11]


Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) Redakto

 
Flamuri i IAEA.


Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) është një organizatë ndër-qeveritare për bashkëpunim shkencor dhe teknik në fushën e teknologjisë nukleare. Ajo ka për qëllim promovimin e përdorimit paqësor të energjisë nukleare dhe ndalimin e përdorimit për qëllime ushtarake. IAEA është themeluar si organizatë e pavarur më 29 korrik 1957. Para kësaj, në vitin 1953, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Dëight D. Eisenhoëer parashtroi idenë e krijimt të një trupi ndërkombëtar për kontrollimin dhe zhvillimin e energjisë atomike në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.[13] The organization and its former Director General, Mohamed ElBaradei, were jointly awarded the Nobel Peace Prize announced on 7 October 2005. Its current membership is 144 countries.[14]

Për shkak të arsyeve historike dhe natyrës politike të punës, IAEA nuk është agjenci e specializuar. Në vend të kësaj, marrëdhënia e saj me Kombet e Bashkuara drejtohet nga një marrëveshje e veçantë si dhe nga statuti i saj që kërkon që IAEA të raportojë çdo vit para Asamblesë së Përgjithshme dhe kur është e nevojshme, para Këshillit të Sigurimit.[15]

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike Redakto

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) është një organizatë ndër-qeveritare, e vendosur në Hagë, Holandë. Organizata promovon dhe verifikon zbatimin e Konventës së Armëve Kimike e cila ndalon përdorimin e armëve kimike dhe kërkon shkatërrimin e tyre. Verifikimi bëhet përmes vlerësimeve të shteteve anëtare dhe inspektimeve në vend.

Organizata Botërore e Tregtisë (WTO) Redakto

WTO është themeluar në vend të propozimit të dështuar për një agjenci të specializuar e cila do të merrej me çështje të tregtisë, Organizata Ndërkombëtare e Tregtisë. Selia e WTO-s është në Gjenevë, Zvicër.

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "The United Nations System" (PDF). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 9 janar 2008. Marrë më 17 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "REPERTORY OF PRACTICE OF UNITED NATIONS ORGANSSUPPLEMENT No. 10 (2000-2009) - ARTICLE 17(3)". United Nations. http://legal.un.org/repertory/art17/english/rep_supp10_vol2_art17_3_e_advance.pdf. Retrieved 2013-09-18. 
  3. ^ Eckart Klein: United Nations, Specialized Agencies, para.9. In: Max Planck Encyclopedia of Public International Law.
  4. ^ UN structure and organization, Specialized Agencies
  5. ^ a b "REPERTORY OF PRACTICE OF UNITED NATIONS ORGANSSUPPLEMENT NO. 9 (1995-1999) - VOLUME II - ARTICLE 17(3)". United Nations. http://legal.un.org/repertory/art17/english/rep_supp9_vol2-art17_3_e_advance.pdf. Retrieved 2013-09-18. 
  6. ^ List of Agreements between Specialized Agencies and the United Nations[lidhje e vdekur]
  7. ^ "The UN System, Chief Executives Board for Coordination". Unsceb.org. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2020. Marrë më 2013-01-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!): "The Executive Heads of IAEA and WTO are invited to meetings of the CEB like any other specialized agency head."
  8. ^ The United Nations System chart[lidhje e vdekur], Published by the United Nations Department of Public Information, December 2007
  9. ^ Organizational Chart of the UN System and the CEB[lidhje e vdekur]
  10. ^ a b Stampa:Citebook
  11. ^ a b Stampa:Citebook
  12. ^ "International Affairs". 53 ("4-6"). Znanye Publishing House. 2007: 63. Marrë më 2013-01-30. IAEA, for example, is not a UN specialized agency. It submits annual reports to the UN General Assembly and to the Security Council, when necessary. If any questions arise that fall within the purview of the Security Council, the IAEA notifies the SC accordingly. The IAEA's special relationship with the UN and UN SC is also specified in an agreement between the IAEA and the UN in 1957. Under this agreement the IAEA cooperates with the Security Council by furnishing it, at its request, with such information and assistance as may be required in the exercise of its responsibility for maintenance or restoration of international peace and security. This agreement has since served as a model for UN agreements with nonproliferation organizations such as the OPCW and the CTBTO {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ About IAEA: History
  14. ^ About IAEA: By the Numbers
  15. ^ Johan Rautenbach: International Atomic Energy Agency (IAEA), para.2. In: Max Planck Encyclopedia of Public International Law.

Lidhje të jashtme Redakto