Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara
Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara (ECOSOC) (frëngjisht: Le Conseil économique et social des Nations unies; CÉSNU) përbën një nga organet kryesore të Kombeve të Bashkuara. Është përgjegjës për koordinimin ekonomik, social dhe të punës të ndërlidhur të 14 agjencive të specializuara të OKB-së, komisioneve funksionale të tyre dhe pesë komisioneve regjionale. ECOSOC ka 54 anëtarë; mban një sesion katër-javor çdo vit në korrik. Që nga viti 1998, ka mbajtur gjithashtu një takim çdo prill më ministrat e financës të komiteteve kyçe drejtuese të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF). ECOSOC shërben si forum qendror për diskutime ndërkombëtare për çështje ekonomike dhe sociale, dhe për formulimin e politikave rekomanduese për shtetet anëtare dhe sistemin e Kombeve të Bashkuara[2] Një numër i organizatave jo-qeveritare kanë status këshillues në Këshill me qëllim të pjesëmarrjes në punimet e Kombeve të Bashkuaras.
Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara | |
---|---|
Lloji i Organizatës | Organ kryesor |
Akronimet | ECOSOC CÉSNU |
Kryetar | Martin Sajdik[1] |
Statusi | Aktiv |
Themeluar më | 1945 |
Zyrat qendrore | New York |
Webfaqja | www.un.org/ecosoc |
Dizajni i dhomës
RedaktoDhoma e Këshillit Ekonomik dhe Social në Ndërtesën e Konferencave të Kombeve të Bashkuara ishte dhuratë nga Suedia. Ajo është konceptuar nga arkitekti suedez Sven Markelius, një nga 11 arkitektët në ekipin ndërkombëtar që projektoi selinë e OKB-së. Druri nga nga pishat suedeze është përdorur në zonën e delegatëve për parmakët dhe dyert. Tubacionet në tavanin mbi galerinë publike janë lënë me qëllim të ekspozuara; arkitekti besonte se gjithçka e dobishme mund të lihet e zbuluar. Tavani i "papërfunduar" është një përkujtues simbolik që puna ekonomike dhe sociale e Kombeve të Bashkuara nuk përfundon kurrë; gjithmonë do të ketë diçka që mund të bëhet për përmirësimin e kushteve të jetës për njerëzit në botë.[3]
Presidenti
RedaktoPresidenit i tanishëm i ECOSOC është ambasadori i Austrisë Martin Sajdik. Presidenti zgjidhet me mandat një-vjeçar dhe zgjidhet nga fuqitë e vogla ose të mesme të përfaqësuara në ECOSOC.[1]
Këshilli ka 65 shtete anëtare, që zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme me mandate tre-vjeçare. Ulëset në Këshill bazohen ngë përfaqësimi gjeografik me 18 të ndara për shtetet Afrikane, 13 për shtetet Aziatike, 8 për shtetet e Evropës Lindore, 13 për shtetet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve dhe 13 për shtetet e Evropës Perëndimore dhe të tjerave.
Organizata të Pavarura Ndër-Qeveritare Vëzhguese
RedaktoPjesëmarrje të vazhdueshme:[4]
- Qendra Afrikane Regjionale e Tekonologjisë
- Qendra Zhvillimore Aziatike dhe e Paqësorit
- Organizata Aziatike e Prodhimit
- Këshilli i Unitetit Ekonomik Arab
- Partneriteti Global i Ujit
- Komisioni i Helsinkit
- Instituti Ndër-Amerikan për Bashkëpunim në Bujqësi
- Forumi Ndërqeveritar për Miniera, Minerale, Metale dhe Zhvillim të Qëndrueshëm
- Institucioni Ndërqeveritar për Përdorimin e Mikroalgave Spirulina Kundër Kequshqyerjes
- Asociacioni Ndërkombëtare i Këshillave Ekonomik dhe Social dhe Instritucioneve të Ngjashme
- Qendra Ndërkombëtare për Ndërmarrjet Publike në Vendet në Zhvillim
- Qendra Ndërkombëtare për Inxhiniering Gjenetik dhe Biotekonologji
- Organizata Islame për Edukim, Shkencë dhe Kulutrë
- Organizata për Energji e Amerikës Latine
- Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e shteteve Ibero-Amerikane
- Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës
- Organizat Regjionale për Mbrojtjen e Mjedisit Detar
- Union Des Conseils Economiques Et Sociaux Africains
- Unioni Ekonomik dhe Monetar i Afrikë Perëndimore (UEMOA)
- Fondacioni Botëror i Shkretëtirave
- Organizata Botërore e Turizmit
Pjesëmarrje ad hok:[4]
- Këshilli Afrikan i Kontabilitetit
- Instituti Afrikan i Kulturës
- Qendra Arabe për Studime dhe Trajnime të Sigurisë
- Këshilli i Ministrave të Brendshëm Arab
- Asociacioni Ndërkombëtar i Boksitit
- Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen Cicile
- Fakulteti i Amerikës Latine për Shkenca Sociale
Komisionet Funksionale
Redakto- Komisioni për Zhvillim Social
- Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNCHR): Shpërbërë në vitin 2006, zëvendësuar nga Këshilli Njeriut i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e (UNHRC), një organ ndihmës i Asamblesë së Përgjithshme.
- Komisioni për Droga Narkotike
- Komisioni për Parandalim të Krimit dhe Drejtësi Penale
- Komisioni për Zhvillim të Shkencës dhe Teknologjisë (CSTD)
- Komisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm (CSD)
- Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (UN CSW)
- Komisioni për Popullsi dhe Zhvillim
- Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Statistika
- Forumi i Kombeve të Bashkuara për pyje
Komisionet Regjionale
Redakto- Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë (ECE)
- Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Afrikë (ECA)
- Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Amerikën Latine dhe Karaibe (ECLAC)
- Komisioni Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara për Azi dhe Paqësorë (ESCAP)
- Komisioni Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara për Azinë Perëndimore (ESCWA)
Agjencitë e specializuara
RedaktoKëto agjenci të specializuara janë organizata të pavarura që punojnë me OKB-në dhe njëra tjetrën inter alia përmes makinerisë koordinuese të Këshillit Ekonomik dhe Social.
- Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO)
- Organizata për Ushqim dhe Bujqësi (FAO)
- Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO)
- Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO)
- Grupi i Bankës Botërore
- Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF)
- Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO)
- Organizata Ndërkombëtare e Lundrimit Detar (IMO)
- Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU)
- Unioni Postar Universal (UPU)
- Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO)
- Organizata Botërore për Pronësinë Intelektuale (WIPO)
- Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim të Bujqësisë (IFAD)
- Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF)
- Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR)
- Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO)
- Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)
- Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS)
- Bordi Ndërkombëtar për Kontrollin e Narkotikëve (INCB)
Shiko edhe
RedaktoReferences
Redakto- ^ a b "ECOSOC: President: Welcome". United Nations. Marrë më 2011-08-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Background Information". UN Economic and Social Council.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ UN website.
- ^ a b ECOSOC observers, Part V
Lidhje të jashtme
Redakto- Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara (anglisht)
- United Nations Economic and Social Development page
- United Nations Department of Economic and Social Affairs
- Congo – Conference of UN NGO's
- Global Policy Forum – Social and Economic Policy at the UN
- OKB
- http://www.un.org/french/pubs/chronique/2006/numero1/0106p54.htm "The Group of Eight, ECOSOC and the Constitutional Paradox"