Lorenzo Insigne (lindur më 4 qershor 1991) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues për klubin italian Napoli, ku është edhe kapiten, dhe kombëtaren italiane.

Lorenzo Insigne

Insigne më Napoli në 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLorenzo Insigne
Datëlindja (1991-06-04) 4 qershor 1991 (32 vjeç)
VendlindjaNapoli, Itali
Gjatësia1.63 m (5 ft 4 in)[1]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Napoli
Numri24
Karriera me të rinjtë
2006–2010Napoli
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–Napoli153(29)
2010–2011Foggia (huazim)33(19)
2011–2012Pescara (huazim)37(18)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Italia U205(1)
2011–2013Italia U2115(7)
2012–Italia13(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 Shkurt 2017
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 Nëntor 2016

Ai filloi karrierën e tij si profesionist në vitin 2009 me Napolin, duke debutuar në Serie A një vit më vonë, por pas kësaj luajti me klube si Cavese, Foggia dhe Pescara në huazim. Ai u rikthye te Napoli në vitin 2012. Insigne është i aftë të luajë në të dyja krahët si dhe në qëndër, por pozicioni i tij i zakonshëm është anësor i majtë. Ai njihet veçanërisht për krijueshmërinë e tij, shpejtësinë dhe teknikën, si dhe saktësinë e tij nga goditjet e dënimit.[2]

Në nivel ndërkombëtar, Insigne fitoi një medalje të argjendë me Italinë nën-21UEFA Kampionatin Evropian nën-21 2013. Ai debutoi me ekipin e parë në shtator 2012, duke luajtur më pas në Kupën e Botës 2014 dhe UEFA Euro 2016.

Karriera me klube Redakto

Vitet e hershme Redakto

Në vitin 2006, në moshën 15 vjeç, Insigne u ble nga Napoli për 1,500 € nga Olimpia Sant'Arpino.[3] Në vitin 2008, ai debutoi me ekipin Primavera, me të cilën shënoi 15 gola në sezoni 2009–10.[4] Ai u thirr për herë të parë në ekip në verën e vitit 2009 nga trajneri Roberto Donadoni, duke luajtur në disa ndeshje miqësore. Ai debutoi në Serie A nën drejtimin e trajnerit Walter Mazzarri, duke luajtur në fitoren 2–0 si vizitor kundër Livornos më 24 janar 2010.[5]

Huazimet te Foggia dhe Pescara Redakto

Në sezonin e ardhshëm 2010–11, Insigne u huazua te FoggiaLega Pro Prima Divisione. Ai shënoi golin e parë si profesionist më 14 gusht në një ndeshje të Coppa Italia Lega Pro kundër L'Aquilës, kurse 15 ditë më pas, ai shënoi golin e parë në kampionat në humbjen 2–3 në shtëpi kundër Luccheses.[6] Nën drejtimin e trajnerit Zdeněk Zeman, ai regjistroi 19 gola në kampionat dhe 7 gola në Coppa Italia Lega Pro.[7]

Trofë Redakto

Klub Redakto

Pescara[8]
Napoli[8]

Referimet Redakto

  1. ^ http://www.sscnapoli.it/Squadra/Lorenzo-Insigne
  2. ^ "Lorenzo Insigne: 1991 – Italia". generazioneditalenti.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2014. Marrë më 21 dhjetor 2014.
  3. ^ "Che "colpaccio" di Santoro nel 2006, ecco quanto pagò Lorenzo Insigne" [Çfarë "grushti shteti" nga Santoro në vitin 2006, kjo është ajo që paguhet nga Lorenzo Insigne] (në italisht). Tutto Napoli. 21 qershor 2012. Marrë më 6 korrik 2019.
  4. ^ "Napoli, il gioiellino Insigne: la pulce azzurra fa passi da gigante" [Napoli, xhevahiri Insigne: pleshti i kaltër bën hapa të mëdhenj] (në italisht). Tutto Napoli. 22 shtator 2009. Marrë më 6 korrik 2019.
  5. ^ "Mazzarri: "I'm happy for Insigne, I made him debut in Serie A"" [Mazzarri: "Jam i lumtur për Insignen, e bëra të debutonte në Serie A"] (në anglisht). Sempre Inter. 2 qershor 2014. Marrë më 9 nëntor 2015.
  6. ^ "FOGGIA-LUCCHESE 2-3" (në italisht). Calcio Foggia. 29 gusht 2010. Marrë më 6 korrik 2019.[lidhje e vdekur]
  7. ^ "Foggia, Insigne: "Ora tornerò a Napoli"" [Foggia, Insigne: "Tani do të rikthehem te Napoli"] (në italisht). Tuttomercatoweb.com. 25 maj 2011. Marrë më 6 korrik 2019.
  8. ^ a b "Lorenzo Insigne". Soccerway. Marrë më 5 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)

Lidhje të jashtme Redakto