Memoriali i Skënderbeut është një objekt përkujtues i Skënderbeut i ndërtuar më 1981 në gërmadhat e Xhamisë SelimijeLezhë.[1]

Memoriali i Skënderbeut

Historia

Redakto

Katedralja e dikurshme e Lezhës, e cila i kushtohej Shën Nikollës, qe një ndërtesë e stilit gotik kolonial. Qe në duart e të krishterëve deri në çerekun e fundit të shekullit XVI, dhe gjatë viteve '80 të atij shekulli aty u ndërtua xhamia. Gjatë viteve 1620-1630 kjo xhami u braktis dhe mbeti rrënojë deri nga fundi i shekullit XVIII, kohë gjatë së cilës, u rindërtua nga Sulltan Selimi III.[2]

 
Xhamia Selimije në çerekun e parë të shekullit XX, foto Antonio Baldacci.

Deri me Revolucionin Kulturor, objekti ishte në pronësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke qenë xhami. Më pas kaloi në pronësi të Institutit të Monumenteve në Tiranë.[3] Minareja qëndroi deri më 1978, por me tërmetin e 1979 u shemb.[2]

Me gërmimet e bëra më 1968 u nxorrën në pah mbetjet e një katedraleje të shekullit XV.[3] Prej gërmimeve të drejtuara nga Frano Prendi dhe Koço Zheku, u mendua se gjurmët e kishës ishin pikërisht të katedrales së Shën Kollit - megjithëse këtë e ka kundërshtuar Kristo Frashëri. Më tej u zbuluan themele ndërtimesh pagane të shekullit të III, disa pagëzimore paleokristiane të ndërtuara në gjysmën e parë të shekullit të VI dhe dy faza ndërtimi kishtar të periudhës bizantine.[4]

Gjatë rindërtimit të qytetit pas tërmetit të 1979, u vendos heqja e shtresës osmane dhe shndërrimi i themeleve të kishës së vjetër në një monument madhështor modern.[2] Punimet u kryen në vitet në vazhdim dhe përfunduan më 1981[1] ose pak para 1983.[2]

Narrativa të tjera

Redakto

Sipas konsullit austro-hungarez Theodor Ippenvilajetin e Shkodrës, pranë portës lindore të kalasë së Lezhës qenë varret e familjes së bejlerëve të Lezhës si dhe një tyrbe e një evlijai të harruar.[5] Historiani Kristo Frashërilibrin e tij për Skënderbeun përcjell vizitën e mundshme të udhëtarit R. C. Woodville Jr. në Lezhë në kohën e Lidhjes së Prizrenit (1880). Woodville botoi një vizatim në revistën Scribner’s Monthly me titullin "Tomb of Scanderbeg at Alessio". Vizatimi tregon një tyrbe për Skënderbeun dhe dy roje, njëri i veshur me çakshirë e tjetri me fustanellë. Sipas traditës popullore kjo tyrbe mbrohej prej dervishëve bektashinj.[6] Frashëri përkundër narrativës së Prendit, ka qenë i mendimit se varri është në kalanë e Lezhës.[4]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Bashkia Lezhë: Plani Strategjik për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Komunitetit të Lezhës, 2013 – 2030" (PDF). lezha.gov.al. 2013. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 shkurt 2021. Marrë më 22 shkurt 2021.
  2. ^ a b c d Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 282, 285–286. ISBN 9789290632429.
  3. ^ a b Gjika, Ilirjan (18 gusht 2017). "Misteri i varrit të Skënderbeut, si qëndron e vërteta". Kultplus.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ a b Hoxha, Gëzim (2011). "Një pagëzimore paleokristiane nën themelet e kishës së Shën Kollit në Lezhë". Iliria (35): 285–306.
  5. ^ Ippen, Theodor (2002). Shqipëria e Vjetër. Përkthyer nga Karaiskaj, Gjerak; Klosi, Ardian. Tiranë: K&B. fq. 208. ISBN 9789992777763.
  6. ^ Vehbiu, Ardian (5 tetor 2015). "Pllaka e Skurës". Peizazhe të fjalës. Marrë më 22 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)