Nicolò Barella (Italisht: nikoˈlɔ bbaˈrɛlla; lindur më 7 shkur 1997) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mesfushor për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren italiane.

Nicolò Barella

Nicolò Barella me Italia në 2021
Të dhënat vetjake
Emri i plotëNicolò Barella
Datëlindja (1997-02-07) 7 shkurt 1997 (27 vjeç)
VendlindjaKaljari, Itali
Gjatësia1.72 m (5 ft 8 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri23
Karriera me të rinjtë
2006-2015Cagliari
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2015–2020Cagliari105(7)
2016Como (huazim)16(0)
2019–2020Internazionale (huazim)27(1)
2020–Internazionale144(14)
Karriera ndërkombëtare
2012Italia U155(0)
2012–2013Italia U164(0)
2013–2014Italia U175(0)
2014–2015Italia U188(0)
2015–2016Italia U1916(0)
2016–2017Italia U208(0)
2017–2019Italia U2110(1)
2018–Italia54(10)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 maj 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 qershor 2024

Karriera me klube

Redakto

Cagliari

Redakto

Barella është një produkt i akademisë së të rinjëve të Cagliarit. Ai debutoi në Serie A më 4 maj 2015 kundër Parmës, duke zëvëndësuar Diego Farias në minutën e 68të, me Cagliarin që fitoi 4–0 në shtëpi.[1]

Në janar 2016, ai u huazua te ComoSerie B, ku ishte titullar në formacion gjatë pjesës së dytë të sezonit.[2]

Më 17 shtator 2017, Barella shënoi golin e parë si profesionist dhe në Serie A në një fitoren 2–0 në shtëpi ndaj SPAL.[3]

Internazionale

Redakto

Më 12 korrik 2019, Barella j'u bashkua Interit në formë huazimi për një sezon me detyrim blerjen, me një kontratë katër-vjeçare që do të hyjë në fuqi pas përfundimit të huazimit.[4][5] Ai debutoi më 26 gusht në fitoren 4–0 kundër Lecces në ndeshjen hapëse të kampionatit; ai hyri si zëvëndësues dhe asistoi golin e Antonio Candrevës.[6]

Më 17 shtator, në debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve, Barella hyri si zëvëndësues dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 93të të ndeshjes hapëse të fazës së grupeve ndaj Slavia Pragës.[7] Goli i tij i parë në kampionat erdhi më 9 nëntor në fitoren 2–1 me përmbysje kundër Veronës,[8] kurse më 29 janar 2020 shënoi golin e parë në kupë në fitoren 2–1 kundër Fiorentinës në çerek-finalet e turnamentit.[9]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Në vitin 2016, me kombëtaren nën-19, Barella luajti në Kampionatin Evropian nën-19, duke ndihmuar Italinë të shkonte në finale, ku u mposhtën nga Franca.[10] Një vit më vonë, ai ishte pjesë e Italisë nën-20Kupën e Botës nën-20; të kaltrit u renditën në vendin e tretë.[11] Barella debutoi me ekipin nën-21 më 1 shtator 2017 në një miqësore të humbur 3–0 kundër Spanjës.[12] Në qershor 2019, ai ishte pjesë e skuadrës që luajti në Kampionatin Evropian nën-21, e cila kishte Italinë dhe San Marinon si shtetet pritëse.[13]

Në tetor 2017, Barella mori ftesën e parë në ekipin kryesor nga trajneri Gian Piero Ventura për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2018 kundër Maqedonisë dhe Shqipërisë.[14] Megjithatë, ai mundi të debutonte një vit më vonë më 10 tetor 2018, tashmë nën drejtimin e trajnerit Roberto Mancini, në një barazim 1–1 në miqësoren kundër UkrainësXhenova.[15] Më 23 mars 2019, Barella shënoi golin e parë për Italinë në fitoren 2–0 kundër Finlandës e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 2020.[16]

Profili i lojtarit

Redakto

Barella konsiderohet një mesfushor shumë premtues dhe i talentuar nga mediat sportive evropiane.[17] Ai u emërua lojtari më i mirë i ri italian i lindur në vitin 1997 në vitet 2012 dhe 2013.[18][19] Gazetarja italiane e futbollit Mina Rzouki e ka përshkruar atë si një mesfushor inteligjent, premtues dhe të qetë, dhe pavarësisht moshës së tij, me një sërë aftësish. Ajo gjithashtu shtoi se Barella "mund të driblojë mes mbrojtjes, të shënojë me të majtën si dhe të nisi kunder-sulme. Ai di ku ti gjejë pasimet e duhura dhe është një mesfushor i kudondodhur. Më e rëndësishmja është që ai e rikuperon topin shpejtë."

Performancat e Barellas janë vlersuar edhe nga legjendat e futbollit italian si Andrea Pirlo dhe Alessandro Del Piero.[17] Gazeta italiane sportive La Gazzetta dello Sport e ka krahasuar atë me anglezin Steven Gerrard,[20] duke e përshkruar si një lojtar me teknikë, vizion, rezistencë dhe forcë fizike të mirë, pavarësisht trupit të vogël, si dhe një lojtar i aftë për të rikuperuar topa, gjë e lejon atë për të nisur aksione të reja sulmuese. Një lojtar i shkathët, Barella mund të luaj kudo në mesfushë, pasi ai është përdorur si mesfushor sulmues dhe mesfushor mbrojtës, edhe pse roli i tij i preferuar është mesfushor qëndror.[21][22][23][24]

Barella zotëron gjuajtje të mirë nga jashtë zone, dhe njihet edhe për inkursionet në minutat e fundit të ndeshjes. Ai është i saktë edhe në gjuajtjet e goditjeve të dënimit dhe penalltive.[25] Ai njihet edhe për karakterin e fortë, gjë që i ka shkaktuar edhe kritika për protestat e tij dhe debatet verbale me gjyqtarët gjatë ndeshjeve.[26][27]

Jeta personale

Redakto

Barella është i martuar me Federica Schievenin dhe sëbashku kanë katër fëmijë, tre vajza dhe një djal.[28][29]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 17 shtator 2019[30]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Cagliari 2014–15 Serie A 3 0 1 0 4 0
2015–16 Serie B 5 0 0 0 5 0
Como (huazim) 2015–16 16 0 0 0 16 0
Cagliari 2016–17 Serie A 28 0 2 0 30 0
2017–18 34 6 1 0 35 6
2018–19 35 1 3 0 38 1
Gjithsej 105 7 7 0 0 0 0 0 112 7
Internazionale 2019–20 Serie A 3 0 0 0 1 1 4 1
Gjithsej karriera 124 7 7 0 1 1 0 0 132 8

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 11 qershor 2019[31]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 2018 4 0
2019 3 2
Gjithsej 7 2

Golat me kombëtaren

Redakto
Redaktuar më 11 qershor 2019. Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Barella.[32]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 23 mars 2019 Stadio Friuli, Udine, Itali 5   Finlanda 1–0 2–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
2 8 qershor 2019 Stadiumi Olimpik, Athinë, Greqi 6   Greqia 1–0 3–0

Referime

Redakto
  1. ^ "Cagliari vs. Parma 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 4 maj 2015. Marrë më 8 qershor 2015.
  2. ^ "Nicolò Barella al Como" [Nicolò Barella te Como] (në italisht). Cagliari Calcio. 5 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2019. Marrë më 18 gusht 2019.
  3. ^ "Spal-Cagliari 0-2: decidono Barella e Joao Pedro" [Spal-Cagliari 0-2: vendosin Barella dhe Joao Pedro]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). 17 shtator 2017. Marrë më 19 qershor 2019.
  4. ^ "Zyrtare: Barella, lojtar i ri i Interit". Telegrafi.com. 12 korrik 2019. Marrë më 18 gusht 2019.
  5. ^ "ZYRTARE: Inter thyen rekordin e klubit, transferon Barellan". Lajmi.net. 12 korrik 2019. Marrë më 18 gusht 2019.
  6. ^ Vladimiro Cotugno (26 gusht 2019). "Inter-Lecce 4-0: Brozovic, Sensi, Lukaku e Candreva, quanti sorrisi per Conte" (në italisht). Il Corriere dello Sport. Marrë më 17 shtator 2019.
  7. ^ "VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut i shënon, Interin e shpëton Barela… në frymën e fundit". Panorama Sport. 17 shtator 2019. Marrë më 18 shtator 2019.
  8. ^ "Inter fights back to beat Verona and move top of Serie A" (në anglisht). Sportsnet. 9 nëntor 2019. Marrë më 30 janar 2020.
  9. ^ "Inter Milan 2–1 Fiorentina" (në anglisht). BBC Sport. 29 janar 2020. Marrë më 30 janar 2020.
  10. ^ "France cruise past Italy to win European Under-19 final" [Franca kalon Italinë dhe fiton finalen e Evropianit nën-19] (në anglisht). ESPN FC. 24 korrik 2016. Marrë më 18 gusht 2019.
  11. ^ "Italy beat Uruguay on penalties to finish third" [Italia mposht Uruguajin me penallti për të përfunduar e treta] (në anglisht). FIFA.com. 11 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2018. Marrë më 18 gusht 2019.
  12. ^ "Esordio in U21 per Barella e Romagna" [Debutim në U21 për Barella dhe Romagna] (në italisht). Cagliari Calcio. 1 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2019. Marrë më 18 gusht 2019.
  13. ^ "Parte l'avventura europea: Di Biagio ufficializza la lista dei 23 Azzurrini" [Fillon aventura evropiane: Di Biagio zyrtarizon listën e 23 të kaltërve] (në italisht). FIGC.it. 6 qershor 2019. Marrë më 19 gusht 2019.
  14. ^ "Barella and Inglese called up by Italy" [Barella dhe Inglese thirren nga Italia] (në anglisht). Football Italia. 1 tetor 2017. Marrë më 1 korrik 2018.
  15. ^ "Italy: Azzurri held by Ukraine" [Italia: Të kaltrit ndalohen nga Ukraina] (në anglisht). Football Italia. 10 tetor 2018. Marrë më 12 tetor 2018.
  16. ^ "Italy: Kean and Barella take down Finland" [Italia: Kean dhe Barella mposhtin Finlandën] (në anglisht). Football Italia. 23 mars 2019. Marrë më 19 gusht 2019.
  17. ^ a b "Nicolo Barella: The Cagliari midfielder lauded by Andrea Pirlo" [Nicolo Barella: Mesfushori i Cagliarit vlerësohet nga Andrea Pirlo] (në anglisht). BBC Sport. 20 shtator 2018. Marrë më 12 tetor 2018.
  18. ^ Giampaolo Gaias (31 tetor 2012). "Nicolò Barella miglior centrocampista d'Italia classe 97" [Nicolò Barella mesfushori më i mirë i Italisë i klasit 97] (në italisht). Tutto Cagliari. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2016. Marrë më 12 tetor 2018.
  19. ^ "La Giovane Italia, premiati i talenti del futuro. I VIDEO" [Italia e re, talentet premtuese së të ardhmes. Videoja] (në italisht). sport.sky.it. 1 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2018. Marrë më 12 tetor 2018.
  20. ^ La Giovane Italia (8 maj 2015). "Cagliari, dopo Zola anche Festa lancia Barella, lo Steven Gerrard sardo" [Cagliari, pas Zolës, Festa lançon edhe Barello, Steven Gerrardin e Sardenjës] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 12 tetor 2018.
  21. ^ Giacomo Brunetti (4 shtator 2018). "Italia, Barella: 'Sono una mezzala e non mi sento un leader. Lasciare il Cagliari? Sono arrivate offerte, ma...'" [Italia, Barella: 'Jam mesfushor por nuk ndihem një lider. Të largohem nga Cagliari? Ofertat kan mbërritur, por...'] (në italisht). www.calciomercato.com. Marrë më 12 tetor 2018.
  22. ^ Michele Pavese (16 shtator 2018). "È nata una stella: Barella è pronto per il grande salto" [Ka lindur një yll: Barella gati për hapin e madh] (në italisht). www.tuttomercatoweb.com. Marrë më 12 tetor 2018.
  23. ^ Lorenzo Marucci (7 shtator 2018). "La nuova Italia - Barella, la carica della Sardegna per l'Italia" [Italia e re - Barela, shtysa e Sardenjës për Italinë] (në italisht). www.tuttomercatoweb.com. Marrë më 12 tetor 2018.
  24. ^ Fabio Massimo Splendore (6 maj 2018). "Barella, uno da Roma. E con lo stesso manager di Nainggolan" [Barella, një nga Roma. Dhe me të njëjtin menaxher si Nainggolan] (në italisht). Il Corriere dello Sport. Marrë më 12 tetor 2018.
  25. ^ Roberto Pinna (19 shtator 2017). "Fantacalcio, Cagliari: Barella ora è anche Magic" [Fantacalcio, Cagliari: Barella tani është edhe magjik] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 12 tetor 2018.
  26. ^ "Cagliari, Barella e i grandi sardi dello sport: "Voglio essere come Zola, Aru e Datome"" [Cagliari, Barella dhe sardenjët e mëdhenjë të sportit: "Dua të bëhem si Zola, Aru dhe Datome"] (në italisht). sport.sky.it. 19 janar 2018. Marrë më 12 tetor 2018.
  27. ^ "Italia, Barella: "In Nazionale non sento particolari pressioni. Cagliari? Ho scelto io di restare"" [Italia, Barella: "Në kombëtare nuk ndjej presion. Cagliari? Vendosa të qëndroj"] (në italisht). sport.sky.it. 4 shtator 2018. Marrë më 12 tetor 2018.
  28. ^ Chiara Zucchelli (3 korrik 2021). "Nel mondo di Barella: il cane Lebron, i vini e quattro donne che gli hanno stravolto la vita" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 5 qershor 2023.
  29. ^ Federica Bandirali (6 qershor 2024). "Barella, è nato il figlio Romeo. La moglie Federica: «Benvenuto amore nostro»" (në italisht). Corriere della Sera. Marrë më 6 qershor 2024.
  30. ^ "Nicolò Barella" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 8 qershor 2015.
  31. ^ "Barella, Nicolò" (në italisht). FIGC. Marrë më 10 tetor 2018.
  32. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Nicolò Barella" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 19 gusht 2019.

Lidhje të jashtme

Redakto