Omer pashë Vrioni II
Omer, Omar ose Ymer pashë Vrioni (1839 – Fier, 1928) ka qenë figurë politike në Perandorinë Osmane dhe veprimtar i Lidhjes së Prizrenit, themeluesi i qytetit të Fierit dhe anëtar i Këshillit të Naltë të Regjencës të Principatës së Shqipërisë.
Biografia
RedaktoLindi më 1839, i biri i Kahreman pashë Vrionit dhe Gjylije hanëmit të Neim bej Alizotit.[1] Ka qenë shambelan i Sulltan Abdyl Azizit.[2] Pasi i ati themeloi qytetin e Fierit në vitet '60 të shekullit XIX, Omer beu përvijoi punën duke e rindërtuar dhe rregulluar sipas një plani modern më 1877.[3]
Ishte ndër firmëtarët e memorandumit dërguar kontit Andrassy në Kongresin e Berlinit nga shqiptarët e Stambollit në hullinë e ndodhive të Lidhjes së Prizrenit.[4] Me Mehmet Ali Beun dhe Vrionas të tjerë u përfshi edhe Ymer beu, i cili u zotua të mblidhte një fuqi prej 3,000 frymësh në rast nevoje.[5] Për veprimet e tij me Lidhjen, bashkë me krerët e tjerë të lëvizjes në viset jugore shqiptare, u arrestuan dhe u dërguan në kështjellën e Çanakalasë, ku u mbajtën të burgosur deri në nëntor të vitit 1883.[6]
Me hapjen e Normales të Elbasanit ishte ndër kontributorët e fondit të parë të shkollës.[7]
Më 25 nëntor 1912 karvani i Ismail Qemalit rrugës për në Vlorë, ku shpalli pavarësinë, drekoi në Fier në konakun e Omer Pashës,[8] dhe pas tyre edhe delegatët e Kosovës.[9] U përpoq të ndihmonte sundimin e Princ Vidit kundër Kryengritjes të Shqipërisë së Mesme.[2]
Shërbeu si anëtar i Këshillit të Naltë të Regjencës, ku zëvendësoi Aqif pashë Elbasanin si përfaqësues i elementit bektashi, prej ku hoqi dorë më 3 tetor 1922,[10] kur u formua qeveria e dytë e Xhafer Ypit.[11]
Referime
Redakto- ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 613nb. ISBN 99927-780-6-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. fq. 217, 355nb. ISBN 978-9928-190-91-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gjika, Ilirjan (10 gusht 2012). "Vrionasit e Fierit". index.fieri.com. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 23 dhjetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913. I.B.Tauris. fq. 48. ISBN 9781845112875.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Belegu, Xhafer (1939). Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë. Tiranë: Kristo Luarasi. fq. 149nb.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. II (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 78. ISBN 978-99943-56-89-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lloshi, Xhevat (2008). Rreth alfabetit të shqipes: me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Shkup: Logos-A. fq. 76. ISBN 9789989582684.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ikonomi, Ilir (2012). Pavarësia: udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit. Tiranë: Uet press. fq. 195–196. ISBN 9789995639761.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Begolli, Mithat (2012). Kryezinjtë e Gjakovës. fq. 45. ISBN 9781304127679.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shtetarët e Shqipërisë". worldstatesmen.org.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 266, 278. ISBN 978-9928-140-54-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)