Osman bej Dukagjini
Osman bej Dukagjini (? - 1603) ishte një personalitet tjetër i shquar i familjes Dukagjini.[1]
Biografia
RedaktoPër jetën e këtij personaliteti shqiptar deri më tani ka pak të dhëna. Dihet se ishte i biri i Mehmed pashë Dukagjinit, i cili përndryshe ishte sanxhakbej i Sanxhakut të Smederevës[1][2] si dhe nipi i Ahmed Pashë Dukagjinit.[3] Një kohë ishte myderriz në Stamboll ndërkaq çmohej ndër dijetarët më në zë në Perandorinë Osmane. Në kohën e Sulltan Muratit III ishte kadi i Stambollit, ku edhe vdiq më 1603.
Vepra
RedaktoOsman Dukagjini shkroi disa vepra ndërsa përktheu dhe përshtati disa tjera kurse kryevepra e tij konsiderohet "Trëndafilishtja e krijuesve" (Gylzar-i münsheat). Për shkak se këtë vepër ua kushtoi kadinjëve të Stambollit, kjo vepër në disa burime quhet edhe "Kadinjët e Stambollit". Veprat tjera të Osman Dukagjinit janë:
- "Perëndimi i kohës" (Megaribuz zeman),
- "Fillime" (Evvelijat)
- "Lulet e bukurisë në lavdërimin e të parëve" (Ez'har-u'l - xhemail fi vasfi'l evail)
- "Pesëshe" (Hamsa)
Përkthime dhe komentime
- Arabshahu:"Veprat e hulefave" (Fakihetu'l - hulefa)
- Imam Sujuti:"Myfredati tevarih"
- Jazixhi Zade Mehmet (Komentime)[1]
Shih edhe
RedaktoReferimet
Redakto- ^ a b c Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, "Libri shkollor", Prishtinë, 2002, fq. 81
- ^ Thuhet se Mehmet Pashë Dukagjini ishte dhëndër i Sulltan Yavuz Selimit. Gjithashtu thuhet se Osman Dukagjini (mbase për një kohë) ishte edhe Vali në Egjipt. Shih në:Sa e çfar dini për shqiptarët në Turqi Arkivuar 1 dhjetor 2010 tek Wayback Machine, Vizituar më 14.07.2016.
- ^ Hüsrev Tabak: Shqiptarët në Turqi po zgjohen, 25.03.2014, Drita Islame (online), Arkivuar 18 korrik 2017 tek Wayback Machine Vizituar më 14.07.2016.