Samir Gervalla është personazh mediatik, biznesmen dhe aktor i herëpashershëm kosovaro-gjerman.[1][2] Ai është pronari i diskotekës Enjoy në Shtutgart, ku kanë performuar shumë artistë të njohur shqiptarë, si Noizy dhe Dhurata Dora.[3] Ai gjithashtu ka aktruar në filmin shqiptar Zori.[2]

Samir Gervalla

Karriera

Redakto

Samir Gervalla është figurë e rëndësishme në industrinë e muzikës në Kosovë, i cili menaxhon dhe ka lidhje të ngushta me artistët dhe muzikantët kosovarë si Era Istrefi, Ledri Vula, Lumi B, Noizy,[4][5] dhe me futbollistin profesionist shqiptaro-zviceran Granit Xhaka,[1][6] ndër të tjerë. Ai është pronari i diskotekës Enjoy në Shtutgart, ku kanë performuar shumë artistë të njohur shqiptarë si Noizy, Dhurata Dora, Tayna, Capital T dhe Ledri Vula.[2][3][7][8]

Gervalla ka aktruar në filmin shqiptar Zori së bashku me aktorët Çun Lajçi, Lulzim Berisha dhe Sunaj Raça.[2]

Gervalla është entuziast i automobilëve sportivë dhe posedon një koleksion të madh të tyre, si Lamborghini Aventador dhe Ferrari, të cilët shpesh shfaqen në spotet muzikore të artistëve kosovarë.[4][5][9]

Referencat

Redakto