Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Markotropopja. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje Markotropopja! Mirëseedhe në Wikipedian e gjuhës shqipe!
Wikipedia është një enciklopedi e lirë. Kjo do të thotë se gjithkush mund të jap një kontribut personal duke ndihmuar me dijet e tij. Kontribo edhe ti vullnetarisht në projekt!
Fillimisht, për t'u njohur me hapat e para që duhet të bëjnë përdoruesit e rinj në Wikipedia, të rekomandojmë të klikosh këtu. Për ndihmë më të avancuar mund të shfletonsh edhe faqet ndihmëse në shqip, ose ato në anglisht. Për pyetje më të hollësishme duhet të kontaktosh Kuvendin, se aty zakonisht do të marrësh përgjigjet më të shpejta e më me vlerë. Ki parasysh se dërgimi apo shkarkimi i materialeve që cënojnë sado pak të drejtat e autorit është i pa pranueshëm. Në qoftë se do të dërgosh apo të shkarkosh një material të cilin ti e ke publikuar edhe në vende të tjera, rekomandohet të konsultohesh më parë me stafin drejtues.
Markotropopja, ti duhet të shkruash në gjuhën shqipe dhe të përdorësh gërmat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura. Artikujt duhen shkruar duke u bazuar nga parimi i pikëpamjes neutrale. Për çdo informacion apo paqartësi mund të pyesësh te Kuvendi një administrator ose një përdorues aktiv. Për këtë shiko "listën e ndryshimeve të fundit" (?). Për të hapur një diskutim të ri shtyp butonin (+) dhe fillo të shkruash tekstin. Mos harro që në fund të çdo mesazhi të lënë në faqet e diskutimit të firmosësh me ~~~~ ose edhe duke klikuar butonin përkatës tek shiriti i komandave. in line
Deutsch  -  English  -  Hrvatski  -  Nederlands
Mirëseerdhe Markotropopja! Wikipedianët të urojmë punë të mbarë dhe të suksesshme.
Informacione
1. Udhëzues
Udhëzues për fillestarët
2. Skedari
Rregullat e përdorimit të figurave
3. Sigurimi i cilësisë
Ndihmo dhe ti!
4. Ndihmë
Ndihmë në wikipedia
5. Faqja kryesore
Këtu diskutohen dhe merren vendime të rëndësishme
6. Ndihmë të shpejtë
Për punë në wikipedinë
7. Politikat e Wikipedias
Konflikt interesi ?Politikat e bllokimit !


--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 25 prill 2015 20:36 (CEST)Reply

Jo promovimit të vetvetes

Mos posto materiale që janë promovim i vetvetes. Burimet që shton nuk mund të jenë burime kurutu por burime të besueshme. Ti mos je vetë Gjergji Shuka?--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 25 prill 2015 20

Pak rëndësi nëse unë jam Gjergji Shuka a jo? Për burimet: janë dy burime, njëri i 2015 dhe tjetri i 40 viteve më parë. Këtë të dytin mund ta konsultosh në pdf, dhe shihe vetë nëse ka ndonjë gabim a jo. I pari është botuar prej shtëpisë botuese Naimi ku botojnë albanologët më të mirë shqiptarë. Tani mos e gjyko kot punën e tjetrit kuturu, kur nuk e ke konsultuar. Dhe të lutem ktheje prapë pasazhin se mu desh gjysmë ore për ta hedhur. Faleminderit.—Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Markotropopja (diskutimiredaktime) 21:34, 25 April 2015‎.
Une jam Marko. Mos e gjyko kot punën e tjetrit kuturu, kur nuk e ke konsultuar. Dhe të lutem ktheje prapë pasazhin se mu desh gjysmë ore për ta hedhur. Faleminderit.—Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Markotropopja (diskutimiredaktime) 21:39, 25 April 2015‎.
I nderuar, ka shumë rëndësi sepse prania jote në wiki ka shkelur tanimë disa norma, që janë mjaftë thelpësore jo vetëm për funksionimin aktual por edhe për të ardhmen dhe të mirën e wikit në avenir. Nëse ti je Gjergji Shuka (kinse autori/studiuesi i burimit në një ga redaktimet tuaja), je qartësisht këtu për arsye personale dhe provokative. Gjergji Shuka dhe Ergys Petriti - përdorues i bllokuar para disa ditësh nga unë për fyerje, dhe kërcënime ndaj një përdoruesit tjetër (link)) - janë të dy frekuentues të blogut të Ardian Vehbiut, (Peizazhe të Fjalës), një redaktim i të cilit u kthye nga unë sepse kundër normave të wikit (link).
Vetë prania e A. Vehbiut në wiki do të bllokohet, sepse ekziston një normë në wiki, që thotë se të gjithë personat që i qasen redaktimit apo komentimit në wiki me sens negativ, pra me dashakeqësi, siç edhe po bën ti, duhen bllokuar automatikisht (Ardian Vehbiu e ka përmendur wikin dhe ka shpifur rreth punës këtu, për qëllimet e tija natyrisht.- (link)). Në fakt Vehbiu e ka përmendur dhe akuzuar wikin shqip edhe në të shkuarën siç mund të dëshmojnë buurokratë/administratorë me më shumë eksperiencë se unë.
Për më tepër ju do të bllokoheni edhe për një arsye tjetër, që ka të bëjë me nofkën tuaj - e cila është provokuese dhe jo e pranueshme, sepse është një stereotip që parë në kontekstin e asaj që përshkruajta më sipër ripërsësit një fyerje të përdoruesit të bllokuar ErgysPetriti ndaj gegëve/veriorëve (Për ata që nuk e dinë Marko nga Tropoja është një personazh fiktiv në një film amerikan që i paraqitet publikut si trafikant dhe i prapambetur...). Për këto arsye ti do të bllokohesh pa kufi. Gjithë të mirat!--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 25 prill 2015 22:11 (CEST)Reply