Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Theoden sA. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Kontrollues Redakto

Përshëndetjeje Theoden sA, për redaktimet tuaja cilësore, po ju jap privilegjin Kontrollues, që të miratoni redaktimet tuaja, dhe faqet e pakontrolluara. Punë të mbarë.--Liridon (diskutimet) 6 prill 2016 20:11 (CEST)Reply

Artikull i mirë Redakto

Përshëndetje Theoden sA,

Kandidova për artikull të mirë artikullin që keni shkruar ju Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili besoj se i plotëson kriteret. Nëse ke kohë, voto për të dhe për propozimet e tjera, ashtu si mendon ti, {{PËR}} {{KUNDËR}} ose {{ASNJANËS}}. Punë të mbarë.--Liridon (diskutimet) 1 maj 2016 11:31 (CEST)Reply

(KOMENTI I ZHVENDOSUR NGA FAQJA E VOTIMIT) Gjithashtu nëse është e mundur më lini një koment sesi mund të përmirësohet artikulli, pasi kam ndërmend të bëj një artikull të ngjashëm për Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Theoden sA (diskutimet) 2 maj 2016 13:50 (CEST)Reply
@Theoden sA e zhvendosa komentin tënd këtu, pasi atje është vetëm për të votuar. Cilin artikull dëshiron të përmirësosh ?--Liridon (diskutimet) 2 maj 2016 14:10 (CEST)Reply
@Liridon, ngaqë Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut është e një natyre të ngjashme me KEDNj, isha i interesuar për mënyra sesi artikulli mbi Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut mund të përmirësohet, kështu që këto rekomandime t'i inkorporoj tek artikulli i ri mbi Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Theoden sA (diskutimet) 2 maj 2016 15:07 (CEST)Reply
@Theoden sA, e lexova artikullin Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është i qartë, përfshinë të gjitha pikat, me strukturë të mirë, nuk e jam i kësaj fushe që të rekomandoj diçka më shumë mbi të, por ngjashëm si Wikipedianët e tjerë, duhet të bazohemi te Wikipedia anglisht. Ndërsa Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut aktualisht ka pak material, nëse do lirisht hiqe atë përmbajtje dhe rishkruaje nga fillimi, ose vazhdo nga aty ku është.--Liridon (diskutimet) 2 maj 2016 15:39 (CEST)Reply

Wikipedianët në OSCAL Redakto

Përshëndetje Theoden,

Në kuadër të Konferencës OSCAL në Tiranë më 14-15 maj, do marrin pjesë edhe një grup i wikipedianëve me disa aktivitete të ndryshme, prezantime, punëtori. Më e rëndësishmja ku edhe ju mund të përfshiheni është info-booth (stenda për prezantim të Wikipedias Shqip), dhe sipas dëshirës të merrni pjesë edhe në aktivitete të tjera të konferencës.

Faqja me më shumë detaje: Wikipedia:Takime/Wikipedianët në OSCAL
Regjistrimi: regjistrohu ne OSCAL këtu
Faqja ndihmëse e eventit në fb: Wikipedianët në OSCAL

Është një mundësi e mirë jo vetëm për të prezantuar Wikipedian, por edhe për për tu njohur më mirë mes veti ne si komunitet.--Liridon (diskutimet) 8 maj 2016 23:02 (CEST)Reply

WALUG (votimi për rregulloren) Redakto

Përshëndetje Theoden sA,

Wikimedians of Albanian Language User Group është një grup i wikimedianëve shqiptarë tashmë i njohur nga Fondacioni i Wikimedias, që aktualisht po përpilon rregulloren/strategjinë e funksionimit. Propozimet, votimi dhe diskutimi për Vizionin e User Grupit është deri më 23:59 CEST 3 korrik 2016. Jeni i ftuar të jepni propozime/ide ose të votoni për propozimet e dhëna.--Liridon (diskutimet) 29 qershor 2016 00:08 (CEST)Reply

Mirënjohje për artikullin Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut Redakto

Përshëndetje Theoden sA

Një punë shumë e mirë që ja vlen të lexohet në sqwiki. Ndjehem krenar me përdorues si ty. Kjo stampë është për ty.--Liridon (diskutimet) 12 korrik 2016 11:06 (CEST)Reply

Wiki Weekend Tirana 2016 Redakto

Përshëndetje Theoden sA,

Në kuadër të eventit të Wiki Weekend në Tiranë më 3-4 dhjetor, doja tju ftoja të mernit pjesë në këtë aktivitet i cili i dedikohet totalisht Wikipedias Shqip dhe projekteve të tjera të Wikimedias si Wikidata dhe meta. Si përdorues aktiv i Wikipedias Shqip dhe si njohës i mirë i rregullave dhe shkrimit te artikujve mendoj se do ishte me vlerë te ndanit eksperiencen tuaj, qoftë me pjesëmarresit apo duke dhënë një prezantim per një teme që ju e njofni të nevojshme sidomos për kontribuesit e rinj.

Është një mundësi e mirë jo vetëm për të prezantuar Wikipedian, por edhe për tu njohur më mirë mes nesh si komunitet. Lidhje të rendesishmeː

  • Regjistrimi si pjesemarres bëhet këtu
  • Aplikimi si ligjerues bëhet këtu
  • Më shumë detaje gjeni këtu

Gjithë të mirat, --Margott (diskutimet) 29 nëntor 2016 18:07 (CET)Reply

Ambasadat Redakto

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar për të verifikuar dëshirën tuaj për të vepruar si ambasador i Wikipedia-s shqip në lidhje me gjuhët që keni zgjedhur te faqja Wikipedia:Ambasadat. Faqja në fjalë do të pësojë së shpejti disa ndryshime në organizim si pjesë e programit standardizues ndërwiki të ndërmarrë nga unë. Modeli përfundimtar i saj do të jetë i ngjashëm me faqen këtu. Të lutem, lexo me kujdes hyrjen te faqja në fjalë dhe përgjigju poshtë këtij mesazhi nëse dëshiron të vazhdosh të jesh ambasador, dhe nëse po, përcakto gjuhët. Një mungesë e përgjigjes tënde për më shumë se 1 javë nga data e dërgimit të mesazhit do të nënkuptojë refuzimin e detyrës së ambasadorit. Kini parasysh se mesazhi në fjalë vlen vetëm për ambasadorët e parë që do të mbarten në versionin e ri të faqes nga faqja aktuale. Pasi ndryshimet të kenë përfunduar çdokush mund të shtojë dhe heqë lirisht emrin e tij nga lista e ambasadorëve. - Klein Muçi (diskutimet) 21 maj 2019 18:24 (CEST)Reply

Faqet me ndryshime në pritje Redakto

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.


Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 20:06 (CEST)Reply