Pema e Vitit të Ri është një peme e dekoruar konifere me gjelbërim te përhershëm, natyrore ose artificiale, dhe një tradite e lidhur me festimin e Vitig të Ri. Pema e vitit të ri mund te vendoset ne shtëpi ose edhe ne ambient te hapur. Mund te zbukurohet me drita apo stoli te ndryshme. Një engjëll ose një yll zakonisht vendoset ne maje te pemës duke përfaqësuar kështu mikepritjen e engjëjve ose te Yllit. Tradita e dekorimit te një peme halore (me gjelbërim te përhershëm) për ka nisur ne Livonia dhe Gjermani ne shekullin e 16.

Pema e Vitit të Ri

Origjina

Redakto

Origjina e pemës se Krishtlindjeve është jo shume e qarte për shkak gojëdhënave te ndryshme apo kënge te ndryshme te kulturës Evropiane. Për shembull, sipas dijeve te krishtera, pema e krishtlindjeve është lidhur me Shën Boniface (672-754) dhe qytetin gjerman Geismar. Një here gjate jetës se tij Shën Boniface preu pemën e Thorit ne mënyre që te hidhte poshtë legjitimitetin e perëndive skandinave mbi fiset lokale gjermane. Shën Boniface pa një peme bredhi te mbinte ne rrënjët e lisit te vjetër. Duke mare ketë si një shenje te besimit te krishterë ai tha : "le te jete Krishti ne qendër te familjeve tuaja" duke përdorur drurin e bredhit si një simbol te krishterimit

Tradita e pemës se Krishtlindjeve ashtu si njihet ditët e sotme është mjaft e re. Ajo u vendos nga Martin Luther si një homolog protestant i skenës Katolike te lindjes se Krishtit. Luther vendosi pemën e Krishtlindjeve si një simbol te "pema e jetës" ne kopshtin e Edenit.

Zakoni i ngritjes se pemës se Krishtlindjeve mund te gjurmohet historikisht ne shekullin e 15 ne Livonia (sot Estoni dhe Letoni) ne shekullin e 16 ne Gjermaninë veriore. Sipas dokumentave përdorimet e para te pemës se Krishtlindjeve datojnë ne Estoni ne 1441, 1442 dhe 1514 ne "Vëllazërinë e Kokzinjve" ti cilët ngritën një peme për pushimet ne shtëpinë e tyre te vëllazërisë ne Reval (tani Talin). Ne natën e fundit te festimeve, pema u dërgua ne sheshin e qytetit ku pjesëtaret e vëllazërisë kërcyen rreth pemës. Ne 1584 pastori dhe kronisti Balthasar Russow shkroi një tradite te konsoliduar për ngritjen e një bredhi te dekoruar ne sheshin e tregut, ku te rinjtë, shkonin me "një tufe me vasha e gra, fillimisht duke kercyre e kënduar e me pas ndizeshin dritat e pemës". Ne ketë periudhe shoqëritë e ndryshme filluan ngritjen e pemëve te zbukuruara ne hollët apo portat e tyre. Ingeborg Weber-Kellermann (profesor ne Marburg i etnologjisë) gjeti një kronike te shoqërisë Bremen, shoqëri e viteve 1570 e cila raporton se si një peme e vogël ishte zbukuruar me molle arra lule letre.

Shekujt e 18-te dhe 19-te

Redakto

Ne fillimet e shekullit te 18, përdorimi i pemës se krishtlindjeve u be tradite ne qytezat e Reinland-it te sipërm, por nuk ishte shpërndare akoma neper zonat rurale. Pema e krishtlindjeve qëndroi si tradite për një periudhe relativisht te gjate ne Reinland-in e sipërm. Po ashtu si krishtlindjet, pema e krishtlindjeve u detyrua te pranohej nga Kisha Katolike e Romes sepse ajo nuk mund te ndalonte përdorimin e saj.

Tradita u përplas ne Kanada ne dimer te vitit 1781 nga ushtaret Brunswick te pozicionuar ne provincën e Quebec-ut për te ruajtur koloninë nga sulmet e amerikaneve.

Ne fillim te shekullit pasardhës, shekullit te 19, zakoni i pemës për periudhën e krishtlindjeve u be e njohur midis aristokrateve dhe e praktikuar edhe nga familjet mbretërore deri ne Rusi. Princesha Henrietta e Nassau-t prezantoi pemën e krishtlindjeve ne Vjene ne vitin 1816, dhe zakoni u përhap ne te gjithë Austrinë për pak vite. Ne France pema e krishtlindjeve e pare u paraqit nga dukesa d'Orlèans.

Ne Britani, pema e krishtlindjeve paraqit fillimisht ne familjen mbretërore ne fillim te shekullit te 19 dhe me pas, nga një postim ne gazete te mbretëreshës Victoria ne moshën 13-vjecare, tradita filloi te përhapej ne te gjithë vendin pak nga pak. Ajo shkruante se për krishtlindje, pas darkës familja mblidhej te salloni ku priteshin miqtë. Aty ndodheshin dy tavolina te rrumbullakëta dhe mbi to qëndronin 2 pema te mëdha te zbukuruara me drita dhe ëmbëlsira. Poshtë, përreth tyre qëndronin dhuratat. Pas martesës se saj me kushëririn gjerman Princin Albert, ne 1841 ky zakon u be akoma me i përhapur ne Britani.

Një gdhendje ne dru te familjes mbretërore që qëndronin pranë pemës mbrëmjen e krishtlindjes u kopjua nga amerikanet ne vitin 1850. Godey, i cili kopjoi gdhendjen, e kopjoi atë ekzaktesisht siç ishte përveç kurorës se mbretëreshës dhe mjekrës se Princit Albert. Një foto, ripublikim i gdhendjes se Godey-t u shpërnda shpejt neper vend. Ne 1860 u be një kopje tjetër, dhe deri ne 1870 te gjithë amerikanet e kishin tradite tashme pemën e krishtlindjeve.

Edhe pse sipas fakteve zyrtare pema e krishtlindjeve ka mbërritur ne Amerike ne shekullin e 19, ne disa vende që kane pasur lidhje me Gjermaninë thuhet se pema e krishtlindjeve ka shkuar me përpara ne Amerike. Një nga datat e para kur supozohet te jete bere pema e vitit te ri ne Amerike është viti 1777.

Shekulli i 20-te

Redakto

Shume qytete dyqane apo qendra te ndryshme vendosin ne ambientet e tyre një peme publike si Rich's Great Tree ne Atlanta, pema e krishtlindjeve The Rockfeller Center ne Nju Jork. Përgjatë 1970-1980 pema e krishtlindjeve me e madhe ne bote vendosej çdo vit ne pronësinë e The National Enquirer, Florida. Kjo tradite u kthye ne një nga ngjarjet me te mëdha e spektakolare ne historinë e Florida-s veriore.

Tradita botërore e vendosjes se pemës se krishlindjeve dhe këtyre festimeve e bëjnë ketë periudhe te vitit madhështore duke mare parasysh edhe konkurrimet për madhësinë e pemës apo pemën me te bukur ne nivel botëror. Ndezja e dritave shpesh shoqërohet me ceremoni.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  • "Candlemas" (në anglisht). British Broadcasting Corporation. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2017. Marrë më 26 dhjetor 2016. Any Christmas decorations not taken down by Twelfth Night (January 5th) should be left up until Candlemas Day and then taken down.
  • Foley, Daniel J. (1999). The Christmas Tree (në anglisht). Omnigraphics. fq. 45. ISBN 978-1-55888-286-7.
  • Dues, Greg (2008). Advent and Christmas (në anglisht). Bayard. fq. 13–15. ISBN 978-1-58595-722-4. Next to the Nativity scene, the most popular Christmas tradition is to have a Christmas tree in the home. This custom is not the same as bringing a Yule tree or evergreens into the home, originally popular during the month of the winter solstice in Germany.
  • Karas, Sheryl (1998). The Solstice Evergreen: history, folklore, and origins of the Christmas tree (në anglisht). Aslan. fq. 103–04. ISBN 978-0-944031-75-9.